Author: korrektpress

Kudo në Evropë mungon uji në lumenj. Rini, Danubi dhe Po kanë nivele historikisht të ulëta të ujit. Këta lumenj janë jetikë për transportin e mallrave, bujqësinë dhe furnizimin me ujë. Situata është dramatike.Përgjatë Danubit, anijet e mallrave dhe ato turistike nuk mund të vazhdojnë më lundrimin në disa zona. Në Hungari, Rumani dhe Kroaci, nga shtrati i tharë i lumit kanë dalë në sipërfaqe anije dhe automjete të fundosura prej kohësh.Sipas sistemit zyrtar të informacionit për ujërat e ulëta (Niwis), vetëm në 2.4 për qind të pikave matëse të Danubit nuk regjistrohet nivel i ulët i ujit.Në stacionin matës…

Read More

Saoirse Ronan është shfaqur për herë të parë në rolin e Linda McCartney, në skenat e filmit të shumëpritur biografik të Sam Mendes për Beatles.Aktorja katër herë e nominuar për Oscar u fotografua në sheshxhirim duke rikrijuar një prej periudhave më të rëndësishme të jetës së fotografes së njohur dhe bashkëshortes së Paul McCartney. Ronan u pa duke dalë nga një taksi e zezë me një vajzë të vogël që luan rolin e vajzës së saj, Stella, në skena të vendosura në vitet e 70-ta, shkruan DailyMail. Ronan ishte veshur me një bluzë rozë të zbehtë me mëngë të shkurtra,…

Read More

Verdhëza te të porsalindurit është një nga shqetësimet më të shpeshta që vërejnë prindërit në ditët e para pas lindjes së foshnjës. Por kur konsiderohet normale dhe kur duhet të kërkohet kontroll mjekësor?Për këtë temë ka folur neonatologu Luan Morina në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”.Morina shpjegoi se verdhëza te foshnjat vlerësohet varësisht nga koha kur shfaqet. Sipas tij, nëse paraqitet në orët e para pas lindjes, ajo nuk duhet të neglizhohet.“Verdhëza, varësisht prej kohës kur paraqitet, e quajmë patologjike dhe fiziologjike. Patologjike është kur paraqitet orët e…

Read More

Nga kombinimet klasike që dikur ishin kudo te nuancat që e bëjnë dhomën të duket e ftohtë apo e rënduar – ja cilat zgjedhje po dalin nga moda në vitin 2026Kur bëhet fjalë për mobilimin e dhomës së gjumit, funksionaliteti nuk është i vetmi element që duhet të keni parasysh. Ngjyrat dhe modelet e çarçafëve, mbulesave dhe jastëkëve ndikojnë shumë në pamjen e përgjithshme të hapësirës.Nëse dëshironi një dhomë më moderne në vitin 2026, dizajnerët e interierit këshillojnë të shmangni disa ngjyra dhe stile që po dalin nga moda. Sipas tyre, disa zgjedhje mund ta bëjnë dhomën të duket e…

Read More

Shpesh është beninje, por në disa raste mund të jetë shenjë e një problemi serioz të lëkurësBriri i lëkurës është një lloj lezioni ose rritjeje që shfaqet në sipërfaqen e lëkurës. Ai përbëhet nga keratina, një proteinë që formon shtresën e jashtme të lëkurës. Rritja mund të duket si një kon, majë e mprehtë ose brir dhe mund të ndryshojë shumë në madhësi. Emri vjen nga ngjashmëria që kjo rritje mund të ketë me bririn e një kafshe.Kjo gjendje shfaqet më shpesh te të rriturit e moshës së madhe dhe mund të prekë si burrat, ashtu edhe gratë. Shumë brirë…

Read More

Barcelona po përgatit një ofertë të përmirësuar prej rreth 70 milionë eurosh për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri Hernandez, me synimin që ta mbyllë sa më shpejt transferimin, raporton Diario SPORT.Manchester City ka ulur kërkesën fillestare prej 80 milionë eurosh dhe do të ishte i gatshëm ta shqyrtonte shitjen e Rodrit nëse Barcelona e rrit ofertën e saj në rreth 70 milionë euro.Oferta e parë zyrtare e Barcelonës, prej 45 milionë eurosh fikse plus 10 milionë euro bonuse, u refuzua menjëherë nga kampionët e Anglisë.Në raundin e dytë të negociatave, Barcelona e rriti propozimin në 60 milionë euro, duke tentuar…

Read More

Kompania gjermane e energjisë RWE ka njoftuar se do të braktisë projektet e saj të energjisë së erës në det të hapur në Shtetet e Bashkuara, pasi arriti një marrëveshje me vlerë 1.2 miliardë dollarë me Departamentin e Brendshëm të administratës së presidentit Donald Trump.Sipas kompanisë, fondet do të ridrejtohen drejt projekteve të energjisë nga gazi, përfshirë një investim prej 900 milionë dollarësh në një terminal për eksportin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Luiziana.“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, u arrit në përfundimin se nuk ka asnjë mundësi për të siguruar lejet e nevojshme për këto projekte në SHBA…

Read More

Pa furçë, pa pajisje të komplikuara dhe pa orë të tëra para pasqyrës – ja metoda e thjeshtë që i jep flokëve volumAftësitë që mësoi që në fëmijëri, duke kaluar kohë në sallonin e flokëve të nënës së saj, sot janë një nga “armët” e saj për të pasur gjithmonë një pamje të kuruar, edhe në tapetin e kuq. Edhe pse mund të përballojë profesionistët më të mirë në botë, aktorja spanjolle nuk është e varur nga trajtimet e shtrenjta dhe rutina e saj e bukurisë bazohet te truket e shpejta dhe praktike.Penelope Cruz i ka ndarë publikisht disa nga…

Read More

Njëra prej tyre mund t’ju duket krejt e zakonshme, por studimet tregojnë se mund të ndihmojë në uljen e stresitThemeluesi i Microsoft dhe një prej njerëzve më të pasur në botë ka një rutinë mbrëmjeje çuditërisht të thjeshtë. Mund të mendoni se një njeri që udhëton nëpër botë dhe merret me projekte të shumta bamirësie nuk ka kohë për punët e shtëpisë. Megjithatë, Gates çdo mbrëmje gjen kohë për të larë enët pas darkës.“I laj enët çdo mbrëmje”, ka thënë Gates gjatë një sesioni “Më pyesni çfarë të doni” në Reddit.Pasi kuzhina rregullohet, para se të shkojë në shtrat, Gates…

Read More

Pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Ferencvarosit në Budapest, kapiteni Federico Valverde foli për javët e para të punës nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe pranoi se trajneri portugez e ka befasuar me personalitetin e tij.“Më pëlqen që ai është këtu me ne dhe po përpiqem të mësoj prej tij. Siç kam thënë edhe në një intervistë, dua të përfitoj sa më shumë nga çdo ditë që stërvitem me të dhe me stafin e tij. Të gjithë jemi të lumtur dhe po punojmë shumë mirë”, deklaroi Valverde.Uruguaiani foli edhe për përgjegjësinë e re si kapiten i parë i Real…

Read More