Author: korrektpress

Struga Trim Lum u paraqit denjësisht ndaj gjigantit rus Rubin Kazan në ndeshjen e dytë kontrolluese në Antalya, por dy gola në pjesën e dytë i sollën humbjen 0:2 skuadrës strugane, njofton Telegrafi.Pas një jave përgatitjesh intensive, Struga Trim Lum ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore që po e zhvillon në Antalya të Turqisë.Skuadra nënkampioneve esezonit vjeshtor u përball me një nga klubet më të njohura ruse, Rubin Kazan, duke u paraqitur në një nivel mjaft të mirë, megjithatë pa arritur të shmangë humbjen. Ekipi rus shënoi dy gola në pjesën e dytë dhe…

Read More

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur se për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë procesit të zgjedhjes ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Këshilli Drejtues obligohet që, pa vonesë, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për caktimin e ushtruesit të detyrës dhe shpalljen e konkursit.”Si Ministri e Arsimit, mbesim të përkushtuar ndaj respektimit të legjislacionit dhe parimit të meritokracisë. Të gjitha shkeljet e adresuara në këtë vendim janë serioze dhe, për këtë arsye, do të procedohen më tej…

Read More

Që nga ora 12:00 është bllokuar trafiku për daljen nga vendi për automjetet e rënda transportuese në pikat kufitare “Star Dojran”, “Bogorodicë” dhe “Mexhitli”, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Bllokadë ka edhe në vendkalimet kufitare “Qafë Thanë” dhe “Bllatë”.”Që nga ora 12:00 para vendkalimit kufitar “Bllacë e Poshtme” ka nisur një protestë e transportuesve me automjete të rënda, për të cilën arsye trafiku i mallrave drejt Bllacës po ridrejtohet përmes BP Diesel, ndërsa trafiku tjetër zhvillohet normalisht.Që nga ora 12:00 janë bllokuar gjithashtu trafiku edhe në vendkalimet kufitare “Deve Bair”, “Dellçevë” dhe “Novo Sellë“. Aktualisht, e bllokuar është vetëm lëvizja…

Read More

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behram Latifi, kanë vizituar nga afër punimet që po zhvillohen për ndërtimin e kanalit të ujitjes së tokave bujqësore në fshatin Lupç i Poshtëm.Ky projekt, me një vlerë prej rreth 110 mijë eurosh, do të mundësojë ujitjen e afërsisht 80 hektarëve tokë bujqësore në këtë zonë.Nënkryetari Restelica shprehu se projekti do të kontribuojë në rritjen e prodhimit bujqësor dhe efikasitetin e punës së fermerëve.Ai gjithashtu theksoi se “investimet në bujqësi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim të zhvillimit…

Read More

Presidenti i Olympique Marseille, Pablo Longoria, ka zbuluar se përpara se të nënshkruante me Mason Greenwood, ai kërkoi këshillën e nënës së tij në lidhje me situatën e lojtarit.Greenwood ishte përballur më parë me akuza për tentativë përdhunimi, sjellje shtrënguese dhe sulm, të cilat u rrëzuan të gjitha në shkurt 2023, gjatë kohës që ishte ende pjesë e Manchester United.“Me të gjitha informacionet, e thirra nënën time. I thashë: ‘Çfarë mendon, duke e ditur të gjithë situatën?’ Ajo punonte në sistemin e burgjeve në Spanjë dhe ishte e vlerësuar me medalje shtetërore. Më tha: ‘Bëje!’ Për mua ishte e rëndësishme…

Read More

A hani mëngjes apo drekë, dhe një ose dy orë më vonë ndiheni përsëri të uritur dhe të zbrazët? Ky problem është i zakonshëm dhe mund ta bëjë të vështirë mbajtjen e një diete të shëndetshme dhe kontrollin e peshës suaj.Ndjenja e urisë pas mëngjesit shpesh nuk është shenjë dobësie, por pasojë e zgjedhjeve tuaja ushqimore dhe mënyrës se si e përgatitni vaktin e parë të ditës. Një nga arsyet më të zakonshme për që ndjeni uri herët pas mëngjesit është mosngrënia e mjaftueshme e kalorive. Mëngjesi duhet të ofrojë energji të mjaftueshme për t’ju mbajtur të ngopur për disa…

Read More

Bullgarët e kualifikuar largohen nga Gjermania duke vazhduar të punojnë për punëdhënësit e tyre gjermanë nga shtëpia në Bullgari. Më pranë familjeve të tyre, dhe më shumë rrogë neto më të lartë për ata që kthehen.”Në Bullgari, më mbeten rreth 300 euro më shumë në muaj nga rroga se në Gjermani”, thotë Kristina Borisova. Bullgarja 41-vjeçare u kthye në atdheun e saj në fillim të vitit 2025 pas tetë vitesh në Gjermani. Sot, Kristina jeton në Pomorie, një qytet i vogël në bregdetin e Detit të Zi, dhe vazhdon të punojë për punëdhënësin e saj gjerman si asistente administrative në…

Read More

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka vendosur të zgjasë afatin për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.Sipas njoftimit, ky afat është zgjatur për 12 muaj nga data e nënshkrimit, duke u shtrirë deri më 20 janar 2027.Komuna fton të gjithë qytetarët që të dorëzojnë aplikimet brenda këtij afati për të përfituar nga procesi i legalizimit.Ky vendim është marrë në bazë të Nenit 9, paragrafi 2 të Ligjit Nr. 08/L-184, i cili ndryshon dhe plotëson Ligjin Nr. 06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje. /Telegrafi/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi me Koordinatorin e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, Abdurrahman Bejtullahu, me qëllim ofrimin e ndihmës sociale dhe realizimin e projekteve të banimit për familjet me kushte të vështira ekonomike.Nga Komuna e Gjakovës bëhet e ditur se kjo marrëveshje synon forcimin e mbështetjes institucionale për rastet sociale, duke krijuar mundësi konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve në nevojë.Institucioni komunal ka theksuar se mbetet i përkushtuar të jetë pranë kategorive më të ndjeshme shoqërore në Gjakovë, ndërsa bashkëpunimi i vazhdueshëm me Shoqatën Humanitare “Bereqeti” vlerësohet si tejet…

Read More

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka realizuar gjithsej 150 mijë e 68 shërbime specialistike gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të këtij institucioni shëndetësor.Sipas të dhënave, në ambulancat specialistike të spitalit gjatë vitit 2025 kanë marrë shërbime shëndetësore 150 mijë e 68 pacientë, duke dëshmuar fluks të lartë dhe angazhim të vazhdueshëm të stafit mjekësor.Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar në repartet spitalore gjithsej 14 mijë e 72 pacientë të shtrirë, në të gjitha shërbimet e spitalit.Nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit theksohet se angazhimi për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta mbetet…

Read More