KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fehmi Hoti pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet mbështetja për Policinë e Kosovës

Fehmi Hoti pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet mbështetja për Policinë e Kosovës

U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi HOTI, me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves, i shoqëruar nga përfaqësues të ambasadës.

Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të përbashkët, me fokus në bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe në mbështetjen e vazhdueshme për avancimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionalizimin e mëtejmë të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, U. D. Drejtori i Përgjithshëm kolonel Hoti vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve të Mbretërisë së Bashkuar, si një partneritet i rëndësishëm që ka kontribuar në zhvillimin, profesionalizimin dhe forcimin e kapaciteteve policore, përmes mbështetjes, shkëmbimit të përvojave, trajnimeve dhe iniciativave të përbashkëta në fusha të ndryshme.

Të dy palët riafirmuan përkushtimin për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shërbimit për qytetarët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.