Author: korrektpress

Pas miratimit të Ligjit për Kundërvajtje, MPB sot ka publikuar çmimet e gjobave nga shkeljet në trafik, shkruan Telegrafi Maqedoni.Nga atje njoftojnë qytetarët për kundërvajtjet që sanksionohen përmes sistemit “Safe City”, si dhe për gjobat e parapara.Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanim(shpejtësia e lejuar deri në 50 km/h, përjashtimisht deri në 70 km/h me shenjë)- deri në 10 km/h mbi të lejuarën – 15 €- nga 10 deri në 30 km/h – 50 €- nga 30 deri në 50 km/h – 300 € + ndalim i drejtimit 3–12 muajTejkalimi i shpejtësisë jashtë vendbanimit(130 km/h autostradë • 110 km/h rrugë për automjete…

Read More

Kendall Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen e miliona ndjekësve me postimin e saj më të fundit në Instagram. Modelja e famshme ndau disa imazhe artistike dhe mjaft sensuale, ku shfaqet në një ambient intim dhe elegant, duke reflektuar qetësi, natyralitet dhe stil minimalist.E veshur në mënyrë shumë të thjeshtë dhe me grim pothuajse natyral, Kendall pozon në një dhomë me elemente druri dhe ndriçim të ngrohtë, duke krijuar një atmosferë relaksuese dhe estetike. Kendall Jenner/InstagramFotografitë, të shoqëruara vetëm me përshkrimin “sunday”, u pëlqyen nga mbi 4 milionë persona brenda pak orësh dhe morën mijëra komente nga fansa dhe figura publike.Me…

Read More

Marrja e përgjegjësisë është një nga aftësitë kryesore që të gjithë duhet të mësojnë ndërsa rriten. Disa dekada më parë, termi “prindër helikopterë” hyri në përdorim, duke përshkruar prindërit që bënin gjithçka për fëmijët e tyre, shkruan YourTango.Fëmijët e rritur me këtë stil prindërimi shpesh nuk kishin mundësinë të zhvillonin përgjegjësinë e nevojshme për jetën reale. Prindërit ishin vazhdimisht të pranishëm, duke hequr çdo pengesë dhe duke u kujdesur për gjithçka – nga detyrat e shtëpisë dhe dreka deri te pajisjet për aktivitete jashtëshkollore. Nëse një fëmijë harronte diçka në shtëpi, prindi do të kthehej në shkollë me sendin e…

Read More

UBT International Smart Schools njofton se kanë mbetur edhe pak ditë për aplikim në edicionin e dytë të Testit Provues të Arritshmërisë, i cili do të mbahet më 21 shkurt dhe është i dedikuar për të gjithë nxënësit e klasave të 9-ta në Kosovë.Ky test përfaqëson formatin e vetëm të këtij lloji në vend dhe ka për qëllim vlerësimin gjithëpërfshirës të njohurive akademike të nxënësve, duke u ofruar atyre mundësi reale për të fituar bursa studimi nga 25% deri në 100% në UBT International Smart Schools.Sipas organizatorëve, testimi do të zhvillohet online dhe pa pagesë, duke u mundësuar nxënësve pjesëmarrje…

Read More

Komuna e Prishtinës shënon këtë vit 34 vjetorin e fillimit të Shtëpive-Shkolla, një kapitull i rëndësishëm i historisë kombëtare që dëshmon unitetin dhe solidaritetin e popullit tonë, ku dijes i është dhënë përparësi si gur themelor i mbijetesës.Në këtë përvjetor, Komuna kujton pronarët që hapën dyert e shtëpive të tyre, mësimdhënësit që mbajtën gjallë mësimin dhe nxënësit që u rritën me bindjen se dija sjell liri. “Në Shtëpitë-Shkolla u mbrojt dija. Aty, në dhoma shtëpish, arsimi u shndërrua në akt qëndrese dhe në shprehje të dinjitetit kombëtar”, thuhet në njoftim.Komuna thekson se historia e këtyre shtëpive-shkolla është dokumentuar në librin…

Read More

Në ndeshjen e zhvilluar dje në “Metropolitano”, Atletico Madrid dhe Mallorca u përballën në një ndeshje ku dy sulmuesit kryesorë, Julian Alvarez dhe Vedat Muriqi, shfaqën formë dhe statistika shumë të ndryshme.Julian Alvarez vazhdon të ketë një sezon të vështirë. Sulmuesi argjentinas ka shënuar vetëm shtatë gola në 20 ndeshje zyrtare deri tani, dhe nuk kishte gjetur rrugën e rrjetës që nga 1 nëntori, duke kaluar nëntë ndeshje pa gol. Përveç golave, ai ka dhuruar edhe tre asistime, por bilanci i përgjithshëm mbetet nën pritshmëritë për një lojtar me vlerën e tij të tregut, 100 milionë euro. Megjithatë, trajneri dhe…

Read More

Futbollisti 22-vjeçar Gentrit Salihu do ta vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, duke iu bashkuar klubit elitar Lokomotiva e Zagrebit si lojtar i lirë.Së fundi, Salihu ishte pjesë e Prishtinës dhe ka treguar paraqitje të spikatura në Superligën e Kosovës. Ky transferim përfaqëson një hap të rëndësishëm për karrierën e mesfushorit defensivë.“Jam i lumtur që jam bërë pjesë e një klubi që njihet për punën e shkëlqyer me lojtarët e rinj. Lokomotiva është një mjedis ideal për zhvillimin tim të mëtejshëm dhe do të bëj çmos për të justifikuar besimin e stafit të trajnerëve dhe për të ndihmuar ekipin të…

Read More

KRU Hidroregjioni Jugor njofton të gjithë konsumatorët e Njësisë Malishevë se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në Rrugën “Imer Krasniqi”, ekipet e saj do të realizojnë punime teknike për sanimin e tij.Punimet do të fillojnë nesër, më 27.01.2026, nga ora 09:00, dhe gjatë kohës së punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme ose vështirësi në furnizimin me ujë të pijes në disa zona të Njësisë Malishevë.Sipas njoftimit, ekipet janë të angazhuara që punimet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe furnizimi të rikthehet në normalitet. KRU Hidroregjioni Jugor falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe…

Read More

Është lansuar programi i ri për zhvillimin e ekonomisë kreative i cili synon të mbështesë brezin e ri të galeristëve, kuratorëve dhe sipërmarrësve kulturorë në Kosovë, Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke ndërtuar ura reale bashkëpunimi mes talentit lokal dhe tregut ndërkombëtar të artit.Gjatë konferencës së lansimit u prezantua struktura e programit si dhe modulet e trajnimit që përfshijnë menaxhimin e galerive komerciale, praktikën kuratoriale, sipërmarrjen kulturore dhe zhvillimin e shkathtësive profesionale (soft skills). – YouTube www.youtube.com Punëtoritë për galeritë komerciale dhe tregun e artit udhëhiqen nga Olivier Durey (Mbretëria e Bashkuar), në bashkëpunim me Gazmend Ejupi (Prishtina Biennale), ndërsa…

Read More

KRU “Mitrovica” ka bërë thirrje për të gjithë konsumatorët që të kryejnë pagesën e faturave të papaguara brenda afatit të përcaktuar, me qëllim të garantimit të furnizimit të rregullt dhe cilësor me shërbime.Sipas njoftimit, pagesa në kohë është obligim ligjor dhe kontribuon drejtpërdrejt në mirëmbajtjen e sistemit. Moskryerja e pagesave mund të sjellë masa sipas rregulloreve në fuqi, përfshirë edhe ndërprerjen e shërbimit.KRU Mitrovica apelon te qytetarët që të respektojnë afatet për pagesa, në mënyrë që shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit të funksionojnë pa ndërprerje. /Telegrafi/

Read More