Author: korrektpress

Është lansuar programi i ri për zhvillimin e ekonomisë kreative i cili synon të mbështesë brezin e ri të galeristëve, kuratorëve dhe sipërmarrësve kulturorë në Kosovë, Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke ndërtuar ura reale bashkëpunimi mes talentit lokal dhe tregut ndërkombëtar të artit.Gjatë konferencës së lansimit u prezantua struktura e programit si dhe modulet e trajnimit që përfshijnë menaxhimin e galerive komerciale, praktikën kuratoriale, sipërmarrjen kulturore dhe zhvillimin e shkathtësive profesionale (soft skills). – YouTube www.youtube.com Punëtoritë për galeritë komerciale dhe tregun e artit udhëhiqen nga Olivier Durey (Mbretëria e Bashkuar), në bashkëpunim me Gazmend Ejupi (Prishtina Biennale), ndërsa…

Read More

KRU “Mitrovica” ka bërë thirrje për të gjithë konsumatorët që të kryejnë pagesën e faturave të papaguara brenda afatit të përcaktuar, me qëllim të garantimit të furnizimit të rregullt dhe cilësor me shërbime.Sipas njoftimit, pagesa në kohë është obligim ligjor dhe kontribuon drejtpërdrejt në mirëmbajtjen e sistemit. Moskryerja e pagesave mund të sjellë masa sipas rregulloreve në fuqi, përfshirë edhe ndërprerjen e shërbimit.KRU Mitrovica apelon te qytetarët që të respektojnë afatet për pagesa, në mënyrë që shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit të funksionojnë pa ndërprerje. /Telegrafi/

Read More

Disa ndërmjetës tashmë kanë kontaktuar me Manchester City për të vlerësuar një mundësi të ardhjeje të Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i djathtë ende nuk ka arritur të konsolidohet te Real Madrid.Deri më tani, Alexander-Arnold ka grumbulluar vetëm 497 minuta me fanellën e Los Blancos. Lojtari 27-vjeçar ka patur probleme të shumta me lëndimet dhe ka marrë pjesë vetëm në 11 ndeshje zyrtare, prej të cilave ka startuar si titullar në shtatë. Megjithëse klubi madrilen beson se është çështje kohe para se anglezi të rikuperojë formën dhe të bëhet një element i rëndësishëm i skuadrës, situata e tij e ndërlikuar ka nxitur…

Read More

Nënkryetarja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli, është e ftuara e radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilën kemi diskutuar për pozitën e saj të re në parti, VLEN-in, si dhe tema tjera.Ajo tha se BDI-ja kërkon vazhdimisht zgjedhje të parakohshme, ndërsa tha se pas kongresit ato janë më të fortë se kurrë. – YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: … “BDI është më e fortë se kurrë. BDI bëri një hap të guximshëm, me çka dëshmoi se është parti e fortë dhe e orientuar kah e ardhmja, pasi…

Read More

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Zyra e Gjendjes Civile do të vazhdojë të ofrojë shërbime edhe gjatë pauzës zyrtare, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve administrative dhe lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbimet komunale.Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet do të ofrohen pa ndërprerje në intervalin kohor nga ora 12:00 deri në ora 13:00.Ky vendim është marrë nga Drejtoria e Administratës e Komunës së Fushë Kosovës, duke theksuar angazhimin institucional për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për të siguruar qasje të barabartë dhe efikase në shërbimet e gjendjes civile, edhe gjatë orarit të pauzës. /Telegrafi/

Read More

Në Prokurorinë Themelore në Prizren u zhvillua një takim ndërinstitucional me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Prokurorisë së Kukësit, Policisë së Trafiqeve nga Tirana, Policisë për Hetimin e Trafikimit dhe Kontrabandimit me Migrantë, si dhe përfaqësuesve të Departamentit për Kufij të Policisë së Kosovës në Prishtinë.Prokurorja e Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë e Prizrenit, Ervehe Gashi, e priti delegacionin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të kontrabandimit me migrantë.Gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e informatave, koordinimin e veprimeve hetimore dhe mekanizmat konkretë për një reagim më efikas ndaj këtij fenomeni, i cili…

Read More

Shpresa Agushi, drejtore ekzekutive në RROGRAEKPabarazia gjinore dhe mungesa e përfshirjes adekuate në të gjithë spektrin e jetës shoqërore për vajzat dhe gratë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, vazhdojnë të mbeten sfiduese dhe përbëjnë çështje për të cilat ende duhet të punohet vazhdimisht. Situata e pasluftës dhe mundësitë e krijuara për këto komunitete nga faktorët ndërkombëtarë, me qëllim që edhe ato të kenë partitë e tyre politike, u realizuan fillimisht me nga një parti dhe më pas me krijimin e disa partive politike nga vetë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.Organizata RROGRAEK, së bashku me organizata të tjera të grave…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ndaj në këtë kontekst, Osmani theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve.“Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori McGurk diskutuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Read More

Struga Trim Lum u paraqit denjësisht ndaj gjigantit rus Rubin Kazan në ndeshjen e dytë kontrolluese në Antalya, por dy gola në pjesën e dytë i sollën humbjen 0:2 skuadrës strugane, njofton Telegrafi.Pas një jave përgatitjesh intensive, Struga Trim Lum ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore që po e zhvillon në Antalya të Turqisë.Skuadra nënkampioneve esezonit vjeshtor u përball me një nga klubet më të njohura ruse, Rubin Kazan, duke u paraqitur në një nivel mjaft të mirë, megjithatë pa arritur të shmangë humbjen. Ekipi rus shënoi dy gola në pjesën e dytë dhe…

Read More

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur se për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë procesit të zgjedhjes ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Këshilli Drejtues obligohet që, pa vonesë, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për caktimin e ushtruesit të detyrës dhe shpalljen e konkursit.”Si Ministri e Arsimit, mbesim të përkushtuar ndaj respektimit të legjislacionit dhe parimit të meritokracisë. Të gjitha shkeljet e adresuara në këtë vendim janë serioze dhe, për këtë arsye, do të procedohen më tej…

Read More