Author: korrektpress

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka realizuar gjithsej 150 mijë e 68 shërbime specialistike gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të këtij institucioni shëndetësor.Sipas të dhënave, në ambulancat specialistike të spitalit gjatë vitit 2025 kanë marrë shërbime shëndetësore 150 mijë e 68 pacientë, duke dëshmuar fluks të lartë dhe angazhim të vazhdueshëm të stafit mjekësor.Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar në repartet spitalore gjithsej 14 mijë e 72 pacientë të shtrirë, në të gjitha shërbimet e spitalit.Nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit theksohet se angazhimi për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta mbetet…

Read More

Gjatë dimrit, shumë njerëz përdorin lagështues ajri, por ekziston një alternativë më e thjeshtë dhe më e lirë. Një tas me ujë pranë një radiatori përdor nxehtësinë për të avulluar natyrshëm dhe për të rritur lagështinë e ajrit pa ndonjë kosto shtesë.Gjatë muajve të dimrit, kur ngrohja funksionon me intensitet të plotë, ajri në hapësirat e brendshme shpesh bëhet jashtëzakonisht i thatë, gjë që mund të ndikojë negativisht si në shëndet ashtu edhe në mirëqenien e përgjithshme.Pikërisht për këtë arsye rekomandohet të vendosni enë me ujë pranë radiatorëve, sepse nxehtësia bën që uji të avullojë gradualisht dhe rrit natyrshëm lagështinë…

Read More

Mungesa e nominimeve për çmimin Oscar 2026 për Ariana Granden dhe Cynthia Erivo, për rolet e tyre në Wicked: For Good, ka ngjallur debat të madh. Së fundmi, një votues anonim i Akademisë ka deklaruar se dyshja “i la shumë njerëz pa fjalë”, por jo në kuptimin pozitiv.Sipas tij, ndonëse Grande (Glinda) dhe Erivo (Elphaba) kishin kimi të fortë në ekran, filmi nuk u konsiderua mjaftueshëm i fuqishëm dhe performancat e tyre gjatë turneut promovues u perceptuan si të tepruara, shkruan DailyMail. “I trembën shumë njerëz dhe, në përpjekjen për t’u dukur autentike, u shfaqën sikur po luanin role”, u…

Read More

Reparti i Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka ofruar shërbime të vazhdueshme dhe të rëndësishme diagnostike gjatë vitit 2025, duke realizuar mesatarisht mbi 190 ekzaminime në ditë për pacientët.Sipas njoftimit të spitalit, gjatë vitit të kaluar janë kryer gjithsej 37 mijë e 965 ekzaminime EKO, 27 mijë e 23 ekzaminime RTG, 1 mijë e 509 rezonanca magnetike MRI si dhe 5 mijë e 178 tomografi të kompjuterizuara CT. Këto shërbime kanë luajtur rol kyç në diagnostikimin e saktë dhe trajtimin në kohë të pacientëve.Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë bëhet e ditur se shërbimet radiologjike po vazhdojnë të…

Read More

Sot në mesnatë përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për prokuror të ri publik të shtetit, ndërsa deri më tani janë paraqitur katër kandidatë. Nga Kuvendi nuk zbulojnë detaje për të gjitha emrat, por është konfirmuar dorëzimi i kandidaturave nga gjyqtari Nenad Saveski dhe prokurorja publike Lidia Raiçeviq.Mes të paraqiturve përmendet edhe ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski, si dhe Mustafa Hajrullahi, ish-prokuror i lartë publik dhe avokat.Prokurori i ri publik i shtetit duhet të ketë së paku 10 vjet përvojë pune. Secili nga kandidatët do të vlerësohet nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, i cili më pas do t’i dërgojë…

Read More

Neil El Aynaoui ka shkëlqyer në Kupën e Kombeve të Afrikës me Marokun, dhe e ardhmja e tij mund të jetë larg Romës.Sipas raportimeve të Sacha Tavolieri, Real Madridi po ndjek nga afër mesfushorin maroken, me gjigantët spanjollë që po shqyrtojnë mundësinë e një transferimi të mundshëm gjatë muajve të ardhshëm.24-vjeçari, aktualisht te Roma, tërhoqi vëmendjen e skautëve të Realit me performancat e tij në turne, duke siguruar vendin e tij në listën e lojtarëve të synuar. 26/01/2026 14:47- Real Madridi po e vëzhgon yllin e Romës telegrafi.com Edhe pse ka pasur diskutime të hershme me përfaqësuesit e lojtarit, ato…

Read More

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe evidentimin e shkeljeve të mundshme në procesin e rinumërimit të votave në komunën e Drenasit, pas vërejtjes së mospërputhjeve në rezultatet e kandidatëve për deputet.Sipas njoftimit zyrtar, Departamenti i Krimeve të Rënda i kësaj prokurorie, duke përcjellë në vazhdimësi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025, ka konstatuar mospërputhje pas përfundimit të rinumërimit në Drenas. Në këtë kontekst, prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës me qëllim grumbullimin e informatave, evidentimin e shkeljeve të mundshme…

Read More

Ministri Pirro Vengu ka zbuluar detaje nga marrëveshja trepalëshe në fushën e Mbrojtjes, mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke thënë se të tre shtetet kanë nevoja të përbashkëta për rritjen e sigurisë.Vengu u përgjigj lidhur me reagimin e Serbisë ndaj kësaj marrëveshjeje, të cilën Beogradi zyrtar e cilësoi si agresion ushtarak, duke theksuar se marrëveshja nuk është kundër askujt, madje Serbia është ftuar të jetë pjesë e saj.“Patjetër kam vënë re një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd, qoftë mediatike, qoftë politike. Marrëveshje Shqipëri-Kroaci-Kosovë është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Madje kam qenë unë vetë…

Read More

Një unazë e zhdukur për dekada iu kthye një familjeje në Nebraska pasi u gjet e varrosur në një plazh të New Jersey nga një gjuetar thesaresh me një detektor metalesh.Andrew Ciffer e zbuloi unazën ndërsa kërkonte në plazh në Belmar dhe vendosi të gjente pronarin, i identifikuar vetëm nga inicialet “BW” në unazë.Ai kontaktoi Bibliotekën Publike të vendit dhe ata iu drejtuan Fondacionit të Shkollave Publike për të zgjidhur misterin.”BW” u identifikua si Barbara Wielage, një nxënëse e vitit 1966.”Ende nuk kemi asnjë ide se si unaza përfundoi atje”, tha Sandi Wielage-Roche, motra e BarbarAs.Wielage-Roche tha se motra e…

Read More

Barcelona ka zyrtarizuar ndryshimet në komandën e skuadrës pas largimit të Marc-Andre ter Stegen. Portieri gjerman, 33 vjeç, është huazuar te Girona për pjesën e mbetur të sezonit, pas vendimit të trajnerit Hansi Flick për të lënë Joan Garcia dhe Wojciech Szczesny si portierët kryesorë të skuadrës.Largimi i ter Stegen la Barcelonën pa kapiten, një pozicion që ai e mbante që nga gushti i 2024, pas zëvendësimit të Sergi Roberto. Portieri ishte përjashtuar përkohësisht nga roli i kapitenit verën e kaluar, pasi refuzoi që paga e tij të përdorej për regjistrimin e Joan Garcia, por u rikthye një ditë më…

Read More