Author: korrektpress

Dogana e Kosovës dënon në mënyrën më të ashpër kërcënimin e rëndë të adresuar ndaj një zyrtari doganor, menaxher i nivelit të lartë, nga përfaqësuesi i autorizuar i njërit prej subjekteve të mëdha që operojnë në tregtimin me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës.Sipas një reagimi nga Dogana thuhet se kërcënimi ka ndodhur me datë 23 Mars 2026, kur Dogana e Kosovës ka ndërmarrë verifikime zyrtare lidhur me një kontingjent me derivate, për të cilat janë evidentuar elemente të dyshimta në dokumentacion, përfshirë parametrat e transaksionit dhe vlerën që shërben si bazë doganore për përllogaritjen e detyrimeve doganore. Në…

Read More

Aktorja amerikano-britanike, Sienna Miller, ka folur për shtatzëninë e saj të tretë në të 40-at.Në një intervistë të re me Glamour, ajo shpjegoi pse mendon se të qenit shtatzënë në të 40-at është më e mira.”Pasi linda një fëmijë në moshën 29 vjeçare, pastaj në moshën 42 vjeçe dhe tani në moshën 44 vjeçe. Është shumë më e lehtë kur nuk ndihesh e shpërndarë dhe nuk do të punosh shumë. Nëse jam në shtrat në orën 9 të mbrëmjes me një libër, tani jam shumë e lumtur dhe tani kam një justifikim për ta bërë këtë. Mendoj se të 30-at…

Read More

Mediumi britanik DailyMail ka publikuar momentin kur presidenti amerikan Donald Trump duket se “ia hodhi fajin” Pete Hegseth, pasi sugjeroi që Sekretari i tij i Luftës doli me idenë e goditjes së Iranit.Duke folur të hënën në një konferencë në Tennessee, Trump tha: “Telefonova shumë nga njerëzit tanë të shkëlqyer… dhe thashë: Le të flasim. Kemi një problem në Lindjen e Mesme. Kemi një vend të njohur si Irani që, për 47 vjet, ka qenë vetëm një shpërndarës terrori dhe ata janë afër një arme bërthamore”.Duke iu drejtuar Hegseth i cili ishte ulur në të djathtë të tij, Trump shtoi:…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Kuman të Fierit.Një 80 vjeçar ka vrarë me armë zjarri të shoqen dhe më pas veten.“Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten”, njofton policia.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. /Tch/

Read More

Spekulimet po shtohen se Barcelona nuk do të aktivizojë opsionin e blerjes për Marcus Rashford, i huazuar nga Manchester United. Klubi katalanas synon të forcojë repartin ofensiv gjatë verës, por pasiguria mbi buxhetin në dispozicion mund të bëjë që anglezi të mos jetë pjesë e planeve përfundimtare.Për pjesën më të madhe të sezonit, Rashford ka marrë vlerësime pozitive nga trajneri Hansi Flick dhe vetë lojtari ka shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar në “Camp Nou”. Megjithatë, së fundmi mediat katalanase raportojnë se Barcelona po përpiqet të ulë çmimin prej 30 milionë eurosh, të rënë dakord me United verën e kaluar.…

Read More

Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM. Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë janë funksionalizuar tri zyra të reja për policët e sektorëve në komunitet, me qëllim rritjen e sigurisë dhe bashkëpunimit me qytetarët.Sipas njoftimit, zyrat janë siguruar nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe pranimi i tyre është bërë në një ceremoni solemne ku morën pjesë përfaqësues të lartë të policisë dhe institucioneve relevante.Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, së bashku me përfaqësues nga Drejtoria e Kryeqytetit, Drejtoria Rajonale e Prishtinës, Departamenti i Rendit dhe Policia në Bashkësi. Po ashtu, të pranishëm ishin përfaqësues nga Këshilli…

Read More

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës, Fitore Pacolli ka nënshkruar një vendim në të cilën obligohen të gjithë operatorët e gurëthyesve që në mënyrë të prerë e të menjëhershme t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike e mjedisore.Pacolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për vite me radhë, malet dhe peizazhet janë dëmtuar nga shfrytëzimi shpeshherë i pakontrolluar dhe përtej lejeve nga veprimtaria e gurëthyesve. “Prandaj, sot kam nënshkruar një vendim urgjent dhe të pakompromis për vendosjen e rregullit në këtë sektor. Vendimi OBLIGON të gjithë operatorët e gurëthyesve…

Read More

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.Në një postim, Abdixhiku bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike dhe qëndrimet e LDK-së.“Gjatë takimit diskutuam gjerësisht për zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit institucional dhe në situatën e krijuar rreth çështjes së Presidentit. Vlerësova se në momente të tilla, respektimi i rendit kushtetues dhe maturia politike mbeten parakushte…

Read More

Rreth 40% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar besojnë se vendi do të jetë në luftë brenda pesë vjetësh dhe më shumë se dy të tretat kanë frikë se nuk do të jenë në gjendje të përballojnë një konflikt, sipas një sondazhi të ri.Sondazhi, i cili zbuloi gjithashtu se mbi gjysma e të anketuarve mendonin se Britania është e përgatitur dobët për luftë, u publikua për të përkuar me lansimin e sotëm të një iniciative private për të ndihmuar në forcimin e rezistencës kombëtare.Olga Maitland, themeluese e një organizate të quajtur Resilience Imperative, tha: “Kjo do të jetë një fushatë…

Read More