Author: korrektpress

Dy drejtues të automjeteve Mercedes-AMG kanë ngritur një padi kolektive kundër kompanisë, duke pretenduar se kanë pësuar djegie nga logoja metalike AMG e vendosur në ulëset e shoferit.Gabriel Lahijani dhe Karendeep “Karina” Bath pretendojnë se logoja nxehet së tepërmi kur ekspozohet ndaj diellit dhe mund të shkaktojë djegie, sipas dokumenteve të depozituara në një gjykatë në Kaliforni.Paditësit pretendojnë se ulëset e përparme të disa modeleve Mercedes-AMG kanë një defekt në dizajn. Sipas tyre, logoja metalike e ngritur AMG mund të bjerë në kontakt të drejtpërdrejtë me pjesën e sipërme të shpinës, qafën ose shpatullat e shoferit.Lahijani, banor i Los Angelesit,…

Read More

Tre persona kanë marrë lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga një person. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 02:40, në Fushë Kosovë. Tutje bëhet e ditur se sipas viktimave i dyshuari po ashtu gjatë incidentit kishte shtënë me pistoletë në ajër.“Tre meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Sipas viktimave i dyshuari po ashtu gjatë incidentit kishte shtënë me pistoletë në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja”, thuhet në raport.Ndërkaq, viktimat kanë…

Read More

Një person është arrestuar pasi një personi tjetër në pronën e tij me mjet të fortë ia kishte dëmtuar dy vetura. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:50, në Prishtinë. Tutje thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Prishtinë / 09.08.2026 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se viktimës mashkull kosovar në pronën e tij, me një mjetë të fort hekuri ia kishte dëmtuar dy automjete dhe shkaktuar dëme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të…

Read More

Të moshuarit janë ndër kategoritë më të rrezikuara kur bëhet fjalë për temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit, paralajmëron Instituti i Shëndetit Publik. Personat mbi 65 vjeç e kanë më të vështirë të përshtaten me nxehtësinë ekstreme, dhe rreziku rritet më tej tek ata që kanë sëmundje kronike ose përdorin terapi të rregullt.ISHP thekson se disa ilaçe mund të ndikojnë në mënyrën se si trupi reagon ndaj nxehtësisë, prandaj nevojitet kujdes shtesë gjatë periudhave të temperaturave jashtëzakonisht të larta.Si pjesë e masave mbrojtëse, rekomandohet që personat mbi 65 vjeç të shmangin ekspozimin direkt në diell, veçanërisht midis orës…

Read More

Një mjet i dyshimtë i pashpërthyer është gjetur të shtunën në Gjakovë, ndërsa Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për sigurimin e vendit të ngjarjes.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 14:55, kur një qytetar ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të dyshimtë.Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po qëndron aty për ta siguruar zonën deri në ardhjen e njësisë kompetente për deminim.Rasti është duke u trajtuar nga organet përkatëse. /Telegrafi/

Read More

Ayyoub Bouaddi ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Manchester Cityn dhe është gjithnjë e më pranë transferimit te kampioni anglez.Sipas gazetarit të njohur për transferime, Fabrizio Romano, përfaqësuesit e 18-vjeçarit kanë finalizuar marrëveshjen për kushtet e kontratës me Manchester Cityn.Pas marrëveshjes me lojtarin, tani vëmendja është përqendruar te negociatat mes Manchester Cityt dhe Lille, me klubet që duhet të arrijnë marrëveshjen përfundimtare për transferimin.Bisedimet mes dy klubeve tashmë janë në fazë të avancuar dhe pritet që të vazhdojnë në ditët në vijim për të gjetur formulën përfundimtare të marrëveshjes. Bouaddi, i cili konsiderohet një prej talenteve më premtues të…

Read More

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për sot dhe nesër.Sipas njoftimit, çmimi i naftës edhe për sot është 1.63 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.44 euro-cent, ndërsa i gazit 0.60 cent për litër.Siç thuhet në njoftim çmimi për naftën mbetet i njëjtë sikur të shtunën 1.63 euro-centë. Derisa para tri ditësh, një litër naftë ka kushtuar 1.66 euro-centë. Çmimet e derivateve, shtrenjtohet benzina Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.Lufta filloi…

Read More

Burimi: The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comFrancezët, të cilët nuk kanë qenë kurrë të njohur për lavdërimin e tepruar të Britanisë, kohët e fundit kanë konfirmuar atë që shumë prej nesh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë e dimë prej vitesh: Britania mbetet fuqia kryesore e Evropës në fushën e inteligjencës dhe spiunazhit.Dhe, me inteligjencën amerikane që paralajmëron se Rusia mund ta sprovojë vendosmërinë e NATO-s brenda disa javësh ose muajsh, kjo nuk është thjesht lajkë. Mund të rezultojë mjaft e rëndësishme.Sipas raportimeve, inteligjenca amerikane beson se Vladimir Putini mund të tentojë një inkursion të kufizuar tokësor ose të ndërmarrë sulme kibernetike…

Read More

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton kanë dhënë një tjetër sinjal se lidhja e tyre po shkon mirë, teksa kanë pozuar së bashku në disa fotografi të publikuara në Instagram. Çifti, i cili është në lidhje që nga nëntori i vitit 2025, shfaqet në momente të afërta.Në një prej fotografive, Kim shihet e veshur me bikini rozë dhe të bardha, ndërsa në të tjera ajo dhe Hamilton pozatojnë së bashku me veshje të shkurtra. Postimi erdhi gjatë pushimeve verore të yllit të Formula 1, shkruan DailyMail. Hamilton ka folur më herët edhe për ndikimin që Kim ka në jetën e tij.…

Read More

Deklarata e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Beograd, se qëndrimi i Kievit zyrtar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar, ka nxitur reagime të ashpra brenda vetë Ukrainës. Politikani, veterani i luftës dhe bashkëthemeluesi i lëvizjes “Sëpata Demokratike”, Yuriy Hudymenko, e ka cilësuar këtë qëndrim si një vendim “shpëlarës dhe turpërues”.Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Hudymenko ka shprehur keqardhjen e tij për deklaratën e kreut të shtetit ukrainas, duke vënë në pah ndihmën që Kosova i ka ofruar Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus.“Duket se para udhëtimit në Serbi, Presidenti…

Read More