- Israeli minister on Palestinians in Gaza: We must expel them by any means possible
- Ministri izraelit për palestinezët në Gaza: Duhet t’i dëbojmë në çdo mënyrë të mundshme
- Abrashi shënon sërish dhe udhëheq Grasshopperin drejt fitores
- Abdixhiku: Kisha frikë se LVV në fund do ta prishte marrëveshjen
- Publikohet videoja e përleshjes fizike mes Jozit dhe Edit në Tiranë
- Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës
- Çitaku: PDK e interesuar për formimin e institucioneve, por jo për pazare me Kurtin
- Meriton Korenica ka tri oferta – gjiganti rumun e pranon publikisht sa ka ofruar
Author: korrektpress
Mjeshtri “bartës i trashëgimisë kulturore” të gdhendjes në dru ua përcjell artin brezave të ardhshëm
Yavuz Kirkuzer, i cili ka vazhduar për 43 vjet artin e gdhendjes në dru që e nisi në moshë të vogël në qytetin turk Erzurum dhe të cilit Ministria e Kulturës dhe Turizmit ia ka dhënë titullin “Bartës i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”, po punon për t’ua përcjellë brezave të ardhshëm përvojën e tij gati gjysmë shekullore.Njohja e Kirkuzerit, 56-vjeç, me drurin nisi në fëmijërinë e tij në punishtet ku luante.Kur ishte vetëm 13-vjeç, Kirkuzer nisi profesionin si çirak pranë një mjeshtri dhe gjatë 43 viteve të fundit ka krijuar mijëra vepra duke e punuar drurin me shumë kujdes. Kirkuzer, i…
Dy persona kanë raportuar se ata dhe familjarët e tyre kanë qenë të rrezikuar pasi afër tyre kanë rënë dy predha të fishekëve të armës së zjarrit të cilat dyshohet se kanë ardhur nga një shtëpi e lagjes së tyre në të cilën kishte pasur aheng familjar.Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:15, në Viti. Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është arrestuar përgjegjësi i familjes.Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se ata dhe familjarët e tyre kanë qenë të rrezikuar pasi afër tyre kanë…
Evropa Perëndimore përjetoi qershor-korrikun më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa ndryshimet klimatike nxisin një verë historike me vapë, thatësira dhe zjarre në të gjithë rajonin, tha monitoruesi i ngrohjes globale i BE-së.Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë dhe dy muajt e parë të verës janë shënuar nga valë të njëpasnjëshme të nxehti, temperatura përvëluese dhe kushte jashtëzakonisht të thata.Që kur filloi në maj, nxehtësia e madhe ka shkaktuar shumë zjarre në pyje, një thatësirë të zgjatur, rekorde të reja kombëtare të temperaturave në të gjithë rajonin dhe mijëra vdekje të parashikuara për shkak të nxehtësisë.Globalisht,…
Me kalimin e kohës, një dyshek mund të krijojë aroma dhe njolla të pakëndshme nga djersa, vajrat e trupit dhe papastërtitë e tjera. Edhe pse nuk mund të lahet në të njëjtën mënyrë si shtrati, ekziston një truk i thjeshtë shtëpiak që mund të ndihmojë në freskimin dhe pastrimin e sipërfaqes së dyshekut tuaj.Një truk i thjeshtë në shtëpi për pastrimin e njollave sipërfaqësore përfshin një produkt që gjendet zakonisht në banjo – shkumën e rrojës. Kur përdoret siç duhet, mund të ndihmojë në heqjen e disa papastërtive, veçanërisht gjurmëve të djersës dhe vajrave të trupit.Para pastrimit, hiqni çarçafët dhe…
Tre persona janë arrestuar në fshatin Rashiq të Pejës, nën dyshimin për veprat penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Sipas Policisë së Kosovës, rasti është zbuluar pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve se në një lokal në Rashiq disa persona po zhvillonin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.Më 8 gusht, Sektori Rajonal për Hetime, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në asistim të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe me autorizim ligjor, ka kryer kontroll dhe bastisje në lokalin në fjalë.Gjatë kontrollit, policia…
Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në polici në Leposaviq, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 gusht, rreth orës 14:00.I dyshuari është intervistuar në polici, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Lionel Messi ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj disa mediave, të cilat dyshohet se kanë shkelur privatësinë e familjes së tij gjatë momenteve të dhimbshme pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi.Sipas raportimeve të shumta, ekipi ligjor që përfaqëson yllin argjentinas ka nisur procedurat ndaj disa mediave, duke pretenduar se ato kanë tejkaluar kufijtë e pranueshëm etikë dhe kanë ndërhyrë në jetën private të familjes së tij.Incidentet raportohet se kanë ndodhur gjatë ceremonive përkujtimore pas ndarjes nga jeta të Jorge Messit, babait të futbollistit të Inter Miamit.Përfaqësuesit ligjorë të Messit thuhet se janë të vendosur të mbrojnë privatësinë…
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Mitrovicës dhe rrethinës.Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Smajl Sfarqa”, “Xhafer Deva”, “Isak Ibrahimi”, “Ibrahim Popovci”, “Hekurudha”, “Mehdi Frashëri”, “Dërvarit” dhe “Obiliqit”, si dhe në fshatin Zasellë.Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Ali Pashë Tepelena”, “Fatime Hetemi”, “Frashër i Madh”, “Kollashinit” dhe “Anke Spaiq”.KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar konsumatorët se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.Pas rikthimit të furnizimit, uji…
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga 3 deri më 9 shtator, në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar gjithsej 1,923 gjoba kundërvajtëse për shkelje të rregullave të komunikacionit.Sipas Policisë, gjatë së njëjtës periudhë janë pezulluar edhe 11 patenta shoferi për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.Ndërkohë, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 72 aksidente, prej të cilave një ka qenë fatal.Si pasojë e aksidentit fatal, një person ka humbur jetën, ndërsa në 25 aksidente me lëndime janë lënduar gjithsej 36 persona. Policia ka evidentuar edhe 46 aksidente me dëme…
Një person është arrestuar në fshatin Shupkovc të Mitrovicës së Jugut, nën dyshimin se me përdorim force kishte depërtuar në shtëpinë e një personi dhe kishte vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 gusht, ndërsa i dyshuari është arrestuar lidhur me rastin e vjedhjes së rëndë.Pas intervistimit në polici, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari