KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“U dënua padrejtësisht”, Arbërie Nagavci: Pamjet e Jakup Krasniqit ishin të dhimbshme

“U dënua padrejtësisht”, Arbërie Nagavci: Pamjet e Jakup Krasniqit ishin të dhimbshme

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi se pamjet e djeshme të Jakup Krasniqit, që erdhi nga Haga për të vizituar gruan e sëmurë, ishin të dhimbshme.

Përpara deputetëve, ajo tha që një figurë e shquar, si Jakup Krasniqi, është dënuar padrejtësisht me 25 vjet burg nga një gjykatë e themeluar nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas Nagavcit, përveç që procesi ka marrë vite nga jetët e të akuzuarve, ai po ashtu ka rrëmbyer edhe momente të pakthyeshme familjare.

“Ky Kuvend votoi ndryshimet kushtetuese që mundësuan themelimin e Dhomave të Specializuara. Ato ndryshime morën 82 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim. Më pas u miratua edhe Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për të mundësuar procedurat e përcaktuara.

Sot kemi mundësi t’i shohim pasojat e atij vendimi, jo vetëm në aspektin politik e historik, por edhe në ndikimin që ai ka pasur në jetën e familjeve tona. Një vendim i marrë nga ai Kuvend për mënyrën se si shteti do të përballej me të kaluarën e tij, vazhdon të ndikojë në jetën e gjeneratave që vijnë” tha Nagavci.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.