KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ish-kapiteni i Interit: Nuk dola nga shtëpia, më dridheshin këmbët në tunelin e San Siros

Ish-kapiteni i Interit: Nuk dola nga shtëpia, më dridheshin këmbët në tunelin e San Siros

Ish-mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, në një intervistë me gazetën italiane Il Corriere della Sera, kujtoi karrierën e tij, nga një dëmtim i rëndë deri te fitimi i kampionatit me klubin milanez.

“Ardhja në Milano ishte një ëndërr e bërë realitet. Një vit më parë, ndërsa luaja për Barin, këputa ligamentet e kryqëzuara dhe humba Kupën e Botës 2010 për shkak të kësaj.”

“Tek Inter, epoka e gjeneratës që fitoi tripletën po i vinte fundi. Moratti ishte larguar dhe trajnerët po ndryshonin vazhdimisht”, tha ai.

Ranocchia përshkroi me detaje periudhën e vështirë që pasoi. “Pati kaos, ndiheshim të pafuqishëm dhe të shkoja në stërvitje u bë një barrë. E humba plotësisht vetëbesimin. Pyesja veten nëse do të isha ndonjëherë në gjendje të luaja përsëri futboll, jo vetëm në Serie A, por në përgjithësi. Nuk e njihja më veten”, tha ai.

“Meqenëse isha në klub për një kohë të gjatë, u bëra fajtori kryesor për rezultatet e këqija. Dëgjova fishkëllima dhe fyerje në stadium, në rrugë, në rrjetet sociale. Ishte e tmerrshme.”

Problemet nga fusha u përhapën edhe në jetën private.

“Humba qetësinë. Nuk ndihesha mirë dhe nuk doja të dilja nga shtëpia. Isha i dëshpëruar dhe apatik, nuk ndieja më asgjë dhe gjithçka humbi kuptimin e saj. Depresioni ndikoi edhe në lojërat e mia. Në tunelin e San Siros, pak para se të dilja para tifozëve, më dridheshin këmbët.”

/GazetaBlic Sport

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.