- Israeli minister on Palestinians in Gaza: We must expel them by any means possible
- Ministri izraelit për palestinezët në Gaza: Duhet t’i dëbojmë në çdo mënyrë të mundshme
- Abrashi shënon sërish dhe udhëheq Grasshopperin drejt fitores
- Abdixhiku: Kisha frikë se LVV në fund do ta prishte marrëveshjen
- Publikohet videoja e përleshjes fizike mes Jozit dhe Edit në Tiranë
- Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës
- Çitaku: PDK e interesuar për formimin e institucioneve, por jo për pazare me Kurtin
- Meriton Korenica ka tri oferta – gjiganti rumun e pranon publikisht sa ka ofruar
Author: korrektpress
Nga: Bledar KurtiNë çdo epokë, shtetarët kanë kuptuar se pushteti nuk ndërtohet vetëm mbi ligje, ushtri apo ekonomi. Ai ndërtohet mbi mënyrën se si njerëzit mendojnë, ndiejnë dhe besojnë. Kjo është arsyeja pse arti dhe letërsia nuk kanë qenë kurrë vetëm forma estetike të shprehjes njerëzore. Ato kanë qenë instrumente të fuqishme të psikologjisë publike, mekanizma që krijojnë identitete kolektive, formësojnë kujtesën historike dhe ndikojnë mbi mënyrën se si qytetarët e perceptojnë shtetin, kombin dhe vetveten.Një shtetar i madh nuk duhet të jetë vetëm administrator i institucioneve. Ai duhet të jetë edhe njohës i shpirtit njerëzor. Pikërisht këtu ndërthuren psikologjia…
27 vatra zjarri janë raportuar në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera po monitorohen. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 42 automjete zjarrfikëse dhe 371 forca operacionale.Në mbështetje të strukturave zjarrfikëse janë angazhuar edhe 153 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 automjete zjarrfikëse, një autoambulancë e FA-së, 4 helikopterë dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.Në Cikallesh të bashkisë Kavajë, vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, ndërsa situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për…
Sipas të dhënave nga zyra statistikore evropiane, vlera e GDP-së së Polonisë me çmime aktuale arriti në 922.9 miliardë euro në vitin 2025. Kjo do të thotë që Polonia përbënte 4.9 përqind të ekonomisë së të gjithë Bashkimit Evropian. Sa i përket madhësisë ekonomike, vetëm Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Holanda tani renditen mbi Poloninë.Gjermania mbetet në vendin e parë, me GDP prej 4.47 trilionë eurosh. Franca gjeneroi 2.99 trilionë euro, Italia 2.26 trilionë euro, Spanja 1.69 trilionë euro dhe Holanda 1.17 trilionë euro.Kjo e vendos Poloninë përpara Belgjikës, Suedisë, Irlandës dhe Austrisë.Polonia është padyshim ekonomia më e madhe në…
“I gjithë qyteti i Gostivarit u helmua me ujë të kontaminuar, mbi 4,700 qytetarë përfunduan në spital, ndërsa numri i njerëzve që mbajtën përgjegjësi nga qeveria është zero”, kështu thonë nga LSDM për ndotjen e ujit në Gostivar.”Mickoski personalisht i bindi qytetarët se uji ishte “teknikisht i saktë” dhe se mund të përdorej. Tani Klekovski pranon se kishte “shumë baktere dhe viruse të ndryshme” në ujë. Nëse kishte shumë baktere dhe viruse të ndryshme në ujë, bazuar në cilën analizë Mickoski pretendoi se ishte teknikisht i saktë? Kush i lejoi qytetarët ta përdorin atë? Kush nënshkroi se ishte i sigurt?…
Anne Hathaway ka tërhequr vëmendjen në premierën e “The End Of Oak Street” në Los Angeles, ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.Aktorja 43-vjeçare, e cila njoftoi në qershor se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, zgjodhi një bluzë të shkurtër blu të çelët, me pjesën e pasme më të gjatë, të kombinuar me xhinse me bel të ulët dhe këpucë të kuqe.Megjithatë, veshja nuk u prit mirë nga të gjithë. Disa fansa e cilësuan atë si “qesharake”, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër zgjedhjen e stilit. “Është e tmerrshme. Ajo është shumë e bukur…
“Marimangat e Pejës” kanë njoftuar për organizimin e Festivalit të 4-t të Ngjitjes, i cili do të mbahet nga 4 deri më 13 shtator në Rugovë.Festivali do të mbledhë adhurues të ngjitjes, aventurës dhe natyrës, të cilët do të kenë mundësi të përjetojnë emocionet e ngjitjes në Via Ferrata dhe aktivitetet e tjera të parapara në kuadër të festivalit.Organizatorët e kanë cilësuar Rugovën si një prej destinacioneve më të veçanta për aktivitete të tilla, duke i ftuar qytetarët dhe turistët që t’i bashkohen këtij organizimi.“Dëshironi adrenalinë dhe aventurë? Mos kërkoni më tej se Rugova, perla e fshehur e natyrës. Bashkohuni…
Në ditën e 71-të të protestës në Tiranë, marshimi është zhvendosur drejt ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës.Protestuesit kanë brohoritur “UÇK, UÇK”, ndërsa kanë përcjellë edhe mesazhe në drejtim të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, një ditë pas takimit të tij në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Lapsi.al.Gjatë konferencës së përbashkët për media, Zelensky deklaroi se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur. See on Instagram Deklarata ka shkaktuar reagime në Kosovë, ndërsa ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, e cilësoi atë si për keqardhje.Një pjesë e protestuesve shqiptarë kanë…
Përfaqësuesi i organizatës “Albanians for America”, Gino Mulliqi, ka deklaruar se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk gëzojnë nivel të njëjtë të përfaqësimit dhe të drejtave sikurse komuniteti serb në Kosovë, duke theksuar se kjo çështje duhet të marrë më shumë vëmendje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në një intervistë në “Përballje Podcast”, Mulliqi krahasoi pozitën institucionale të komunitetit serb në Kosovë me atë të shqiptarëve në Serbi, duke veçuar përfaqësimin parlamentar, arsimin, shëndetësinë, kulturën dhe investimet. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)“Serbët e Kosovës në Kuvendin e Kosovës i kanë dhjetë ulëse…
Adoleshenti tajlandez, gjithashtu edhe autor i të shtënave vdekjeprurëse në një shkollë jashtë Bangkokut, kishte parë përmbajtje të dhunshme në internet, tha policia.14-vjeçari dyshohet se qëlloi për vdekje gjyshërit e tij në shtëpi përpara se të vriste gjashtë persona të tjerë në shkollë, dhe në fund t’i drejtonte armën vetes.Policia tha se djali kishte mësuar të përdorte armën nga rrjetet sociale.“Sipas intervistave me dëshmitarët, autori i krimit kishte filluar të tregonte interes për të studiuar përdorimin e armëve të zjarrit për njëfarë kohe, rreth një deri në dy vjet”, tha , zëvendëskomisioneri i Rajonit 1 të Policisë Provinciale.Atthapol, i cili…
Eva Longoria ka shijuar një ditë me diell në plazhin e Marbellës, në Spanjë, ku tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj verore. Aktorja 51-vjeçare u shfaq me bikini blu elektrike, duke kaluar kohë me miqtë.Ajo e kompletoi dukjen me një këmishë linoje ngjyrë bezhë, të cilën e mbajti të hapur, si dhe me syze dielli të zeza dhe një kapele me strehë të gjerë, shkruan DailyMail. Longoria u zhvendos në Spanjë dy vite më parë së bashku me bashkëshortin José Bastón dhe djalin e tyre tetëvjeçar, Sebastian. Familja tashmë e ndan kohën mes Meksikës dhe Spanjës. Aktorja ka treguar më…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari