- Jo vetëm ushqimi: Këto sende në shtëpi tërheqin minjtë
- “Goli nuk duhej të ishte pranuar” – Barcelona e tërbuar me gjyqtarin pas gabimit të madh
- Inteligjenca Artificiale në BE – cilat janë vendet dhe grupmoshat që e përdorin më shumë?
- Zvicra po shqyrton një sistem raketor evropian pas vonesave të SHBA-së për Patriot?
- “Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tifozëve turq para ndeshjes me Galatasarayn
- KESH nis shkarkimet nga HEC-et e Drinit: Banorët të kenë kujdes
- Efekti i Luciferit: Si njerëzit e zakonshëm mund të bëhen të këqij
- Elijona Binakaj shpallet finalistja e dytë e Big Brother VIP Kosova 4
Author: korrektpress
Dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore dyshohet se janë sulmuar me mjete të forta nga katër persona në fshatin Dermjak të Hanit të Elezit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.“Dy meshkuj kosovarë, zyrtarë të Ekonomisë Pyjore, kanë raportuar në stacionin policor në Hani të Elezit se ishin sulmuar me mjete të forta nga katër persona të dyshuar”, tha Veseli për Telegrafin, duke shtuar se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt.“Të dy zyrtarët janë trajtuar nga ekipi mjekësor, ndërsa gjendja e tyre po monitorohet”, ka…
Sezoni i gjuetisë për vitin kalendarik 2025–2026 është mbyllur zyrtarisht në Han të Elezit, duke filluar nga data 27 janar 2026.Vendimi është marrë nga Shoqata e Gjahtarëve “Syri i Shqiponjës” në Han të Elezit dhe është bërë publik më 27 janar 2026. Sipas këtij vendimi, nga data e lartpërmendur ndalohet ushtrimi i gjuetisë për sezonin aktual.Me këtë vendim janë njoftuar Drejtoria Komunale e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Policia e Kosovës në Han të Elezit, si dhe seksionet dhe shoqatat përkatëse të gjuetisë.Nga Shoqata e Gjahtarëve “Syri i Shqiponjës” bëhet e ditur se mbyllja e sezonit të gjuetisë është në përputhje me…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vjedhjes së veturës në fshatin Komoran të Drenasit.Rasti ka ndodhur, më 23 janar 2026.“Ankuesi mashkull kosovar, më datë 26.01.2026 ka njoftuar se persona të panjohur i kishin vjedh veturën e tij nga servisi ku e kishte lënë për ta rregulluar”, thuhet në raport.Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.Sipas KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar rreth 74 për qind e vendvotimeve, apo 1,887 nga gjithsej 2,557 vendvotime të përfshira në këtë proces.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se rinumërimi ka nisur të martën, më 13 janar 2026, në ora 18:00, dhe po vazhdon pa ndërprerje.“Nga fillimi i këtij procesi dhe deri më tani, më 27 janar 2026, ora 10:00, janë rinumëruar rreth 74 për qind apo 1,887 nga 2,557…
Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Drenasit ka njoftuar se është zgjatur afati për paraqitjen e kërkesave për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimore.Sipas njoftimit, vendimi është marrë në mbështetje të një vendimi të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me të cilin afati për dorëzimin e aplikacioneve për procesin e legalizimit është zgjatur për dymbëdhjetë muaj.Me këtë vendim, qytetarëve të Komunës së Drenasit u mundësohet vazhdimi i paraqitjes së kërkesave për trajtimin administrativ të objekteve të ndërtuara pa leje, brenda periudhës së re të përcaktuar.Aplikimet për legalizim bëhen pranë Drejtorisë për Urbanizëm dhe…
Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat komerciale në Kosovë gjatë vitit 2025 ka arritur në 2.684 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 3.8 për qind krahasuar me vitin 2024, bëjnë të ditur të dhënat e publikuara nga Instituti GAP.Sipas GAP-it, rritja e kreditimit reflekton vazhdimin e aktivitetit ekonomik dhe kërkesën për financim nga bizneset dhe qytetarët, ndonëse në të njëjtën kohë është shënuar edhe rritje e kostos së huamarrjes. Norma efektive e interesit për kreditë e reja është rritur nga 6.1 për qind në vitin 2024 në 6.4 për qind në vitin 2025.Të dhënat historike tregojnë…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të rrisë tarifat për importet e Koresë së Jugut në 25%, pasi akuzoi Seulin se “nuk i përmbahet” një marrëveshjeje tregtare të arritur vitin e kaluar.Në një postim në mediat sociale, Trump tha se do të rriste taksat për Korenë e Jugut nga 15% për një gamë produktesh, duke përfshirë automobila, lëndë druri, farmaceutikë dhe “të gjitha tarifat e tjera reciproke”, transmeton Telegrafi.Trump tha se ligjvënësit e Koresë së Jugut kanë qenë të ngadaltë në miratimin e marrëveshjes, ndërsa “ne kemi vepruar shpejt për të ulur tarifat tona në përputhje me…
Në Repartin e Mjekësisë Interne të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, gjatë vitit 2025 kanë marrë trajtim mjekësor gjithsej 901 pacientë të shtrirë.Sipas njoftimit të spitalit, në këtë repart trajtohen sëmundjet kardiologjike, gastroenterologjike, reumatologjike dhe endokrinologjike. Shërbimet janë ofruar nga një ekip i përbërë nga mjekë specialistë të Kardiologjisë, internistë dhe specialistë të profileve të ndryshme internistike.Përveç pacientëve të shtrirë, një numër i konsiderueshëm shërbimesh janë ofruar edhe në kuadër të ambulancave specialistike, ku gjatë vitit 2025 janë trajtuar 10 mijë e 530 pacientë.Nga Spitali i Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” bëhet e ditur se Reparti Internistik funksionon 24 orë…
Charli XCX ka zgjedhur një paraqitje provokuese për të shënuar përfundimin e udhëtimit të saj në Utah, ku mori pjesë në Festivalin e Filmit Sundance. Këngëtarja 33-vjeçare pozoi për disa fotografi në Instagram e veshur me të brendshme të zeza, taka të larta dhe një pallto joshëse prej leshi artificial, duke sfiduar temperaturat e ulëta.Me një gotë shampanjë në dorë, Charli u shfaq plot vetëbesim para, ndërsa ndau edhe pamje nga shtëpia luksoze ku qëndroi gjatë qëndrimit të saj, shkruan DailyMail. Ambienti piktoresk dhe stili i saj unik u pritën me komente pozitive nga fansat, të cilët e quajtën “mbretëreshë…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i është prerë pylli.Rasti ka ndodhur në Zubin Potok. “Vjedhje e pyllit, Zubin Potok 22.01.2026-13:00. Më 26.01.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur i kanë prerë pyllin duke i shkaktuar dëm rreth 700 euro”, thuhet në raport.Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti po hetohet. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari