Author: korrektpress

Në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin në detyrë të Kuvendit, Dimal Basha, vendosën kurora me lule pranë pllakës që shënon sinagogën e fundit në Kosovë, pjesë e çarshisë së vjetër të Prishtinës.Në këtë ceremoni, Kurti theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe respektit për viktimat e Holokaustit.“Këto krime mizore dhe vuajtje çnjerëzore i dhanë njohje ndërkombëtare konceptit të gjenocidit. Sot i kujtojmë viktimat e Holokaustit që mos t’i harrojmë vuajtjet dhe dhimbjen, dhe i rikujtojmë ngjarjet që ato mos të përsëriten”, ka shkruar Kurti.Ai gjithashtu lidhi…

Read More

Lëvizja Vetëvendosje – dega në Prishtinë ka përshëndetur veprimet e Policisë së Kosovës dhe të Prokurorisë kompetente lidhur me aksionin e zhvilluar sot në Komunën e Prishtinës, ku tre zyrtarë komunalë janë kapur në flagrancë nën dyshimin për marrje ryshfeti.Në një reagim publik, kjo qendër e VV-së ka vlerësuar se rasti në fjalë nuk është i izoluar, por, sipas saj, pasqyrë e një gjendjeje të rëndë të keqqeverisjes dhe abuzimit institucional.“Jemi të bindur se ky rast nuk është i izoluar, por pasqyrë e një gjendjeje të rëndë të keqqeverisjes, keqpërdorimit dhe abuzimit institucional. Prej vitesh kemi sinjalizuar dhe denoncuar raste…

Read More

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime Ekonomike, ka zhvilluar një aksion ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.Sipas komunikatës për media, aksioni është realizuar më 27 janar 2026, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në koordinim të plotë me Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke zbatuar masa të veçanta hetimore. Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet, njëri kapet në flagrancë Gjatë zbatimit të këtyre masave janë shoqëruar tre persona, ndërsa një zyrtar i Komunës së Prishtinës, me inicialet A.G., është arrestuar në…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë më shumë detaje mbi bisedimet trepalëshe midis SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë që u zhvilluan në Abu Dhabi fundjavën e kaluar.Takimi u diskutua me kancelarin e Austrisë, Christian Stocker, gjatë një telefonate këtë mëngjes, tha Zelensky në mediat sociale.Të tre palët diskutuan kryesisht çështje ushtarake, por folën edhe për garancitë e sigurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton Telegrafi.”Anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian është një nga garancitë kryesore të sigurisë jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë Evropën”, tha Zelensky.”Kjo është arsyeja pse po flasim për një datë konkrete – 2027 -…

Read More

Mbajtja e Kupës së Botës 2026 është vënë në pikëpyetje, pasi një numër gjithnjë e në rritje i vendeve evropiane po shqyrtojnë bojkotimin e garës për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me SHBA-në, dhe tani e gjithë çështja ka arritur te politikanët.Sipas La Gazzetta dello Sport, protestat po udhëhiqen nga Danimarka, ku publiku është i indinjuar nga kërkesa e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të aneksuar Grenlandën, me deri në 90 për qind të danezëve që mbështesin një bojkot të mundshëm të Kupës së Botës. Kjo ndjenjë është përhapur edhe në Suedinë fqinje.Në Gjermani, çështja u ngrit nga nënkryetari…

Read More

Inspektorati i Tregut i Komunës së Fushë Kosovës, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një aksion inspektues në tregun javor të kësaj komune.Sipas njoftimit të komunës, qëllimi i këtij inspektimi ka qenë kontrolli i veprimtarisë tregtare, respektimi i legjislacionit në fuqi, parandalimi i shitjes së paligjshme, si dhe garantimi i rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorëve.Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se aksione të tilla inspektuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim krijimin e një ambienti të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë qytetarët dhe tregtarët që veprojnë në tregun…

Read More

Nicole Kidman dhe Dua Lipa ishin ndër yjet kryesorë që spikaten në sfilatën pranverë/verë 2026 të Chanel Haute Couture gjatë Javës së Modës në Paris të martën.Nicole, 58 vjeç, tërhoqi vëmendjen me një fustan midi të zi me pupla dhe syze të errëta, ndërsa kombinoi pamjen me këpucë klasike bardh e zi dhe u ul pranë Anna Wintour në FROW. Ajo dukej e mrekullueshme dhe e sigurt ndërsa pozonte për kamerat.Dua Lipa, 30 vjeç, i solli ngjyra dhe energji Parisit me një kombinim fundesh dhe xhaketash të verdha dhe të kuqe shumëngjyrëshe, ndërsa u përshëndet miqësisht me fansat jashtë ndërtesës,…

Read More

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim kurtuazie ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. Laszlo Istvan Dux, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për zgjerimin e tij në fusha të ndryshme.Totaj ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka njoftuar ambasadorin hungarez me veçoritë dhe vlerat që e bëjnë Prizrenin një qytet unik.“Fillimisht e njoftova ambasadorin për karakteristikat e veçanta të Prizrenit dhe elementet që e bëjnë qytetin tonë unik, duke vlerësuar njëkohësisht bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën Hungareze”, ka shkruar Totaj.Sipas tij, në takim janë shqyrtuar edhe…

Read More

Shoqata e Transportuesve të Autobusëve “Istok” tregon se mënyra e re e regjistrimit në zonën Shengen e bën më të vështirë punën e tyre të përditshme dhe mirëmbajtjen e rregullt të linjave të përditshme të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.Kërkon një zgjidhje të drejtë dhe të zbatueshme nga institucionet evropiane që do të marrë parasysh natyrën specifike të transportit profesional të pasagjerëve dhe mallrave.Kryetari i Shoqatës “Istok”, Goran Trpkovski, thotë se janë të gatshëm për një protestë të përbashkët me transportuesit e kamionëve nëse nuk merret një vendim i favorshëm, i cili do të sigurojë funksionimin e qetë të transportit ndërkombëtar…

Read More

Trupa prej tetë gjyqtarësh e Gjykatës Kushtetuese do të rishqyrtojë në ditët në vijim çështjen e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.Seanca e kësaj të marte, ku u shqyrtua ankimimi i kryeministrit Edi Rama, nuk mjaftoi për të prodhuar një vendim përfundimtar. Trupa vendosi të marrë më shumë kohë për vendimmarrjen finale dhe çështja do të rikthehet për shqyrtim në një mbledhje të ardhshme.Qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese pritej me interes, pasi vendimi do të ndikojë në veprimet e Këshillit të Mandateve, i cili kishte shtyrë mbledhjen e parashikuar për të mërkurën për shqyrtimin e kërkesës…

Read More