Author: korrektpress

Çmimet e naftës bruto u rikthyen kryesisht të martën pas rritjes në fillim të javës, pasi Irani pezulloi bisedimet me SHBA-në dhe u zotua të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit, duke nxitur frikën e investitorëve se konflikti më i gjerë në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet në vend që të shkojë drejt një marrëveshjeje paqeje.Nafta bruto amerikane West Texas Intermediate (WTI) ra me rreth 4% nga niveli i saj më i lartë i së hënës në 91.3 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto Brent gjithashtu ra me afërsisht 4% në 97.2 dollarë për fuçi, transmeton Telegrafi.Kthesa e çmimeve të…

Read More

Një person ka raportuar se derisa ka qenë në një aheng familjar dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një person tjetër i cili me një mjetë të fortë – gur i kishte dëmtuar veturën.Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00 në Zubin Potok.Tutje bëhet e ditur se sipas viktimës vlera e dëmit të shkaktuar në veturë është e konsiderueshme.“Më 01.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kanë qenë në një aheng familjar, dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar,…

Read More

Kryeministri armen Nikol Pashinyan ka refuzuar një thirrje nga Moska për të mbajtur një referendum të menjëhershëm për t’u larguar nga Bashkimi Ekonomik Euroaziatik (EAEU) i udhëhequr nga Rusia për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.Refuzimi nga Pashinyan erdhi të hënën, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin telefonoi, me sa duket për t’i uruar atij një ditëlindje të lumtur. Kërkesa “e paarsyeshme”, siç e quajti udhëheqësi armen, erdhi mes një përshkallëzimi të shpejtë të presionit ekonomik dhe diplomatik nga Kremlini, ndërsa aleati i tij tradicional po shikon gjithnjë e më shumë nga Perëndimi.Tensionet u përshkallëzuan në samitin e EAEU-së në Kazakistan më…

Read More

Ne jemi i vetmi shtet që, në kohën e krizës globale në aviacion, po hap destinacione të reja ajrore. Në javët e ardhshme do të hapen pesë linja të reja, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.“Austrian Airlines do të nisë fluturimet e rregullta nga Vjena në Ohër, gjë që do të jetë shumë e rëndësishme për fluturimet lidhëse përmes Vjenës. Ndërsa “Wizz Air” do të fillojë fluturimet nga Polonia, përkatësisht nga Wrocław dhe Krakow drejt Ohrit, çka do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit dhe do të sjellë turistë polakë. Nga Shkupi do të kemi dy destinacione…

Read More

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) me krenari bashkëpunonon me Chopin Piano Fest Prishtina për Mbrëmjen e Laureatëve të Rinj më 3 qershor. Mbrëmja do të festojë muzikantë të rinj të jashtëzakonshëm dhe besimin se çdo fëmijë meriton mundësinë për t’u rritur, për të lulëzuar dhe për të arritur potencialin e tij të plotë. Përfaqësuesit e mediave janë të ftuar ngrohtësisht të marrin pjesë dhe të mbulojnë eventin.Nën mesazhin “Fëmijët e shëndetshëm mund të bëhen laureatët e së nesërmes”, mbrëmja do të nxjerrë në pah gjithashtu punën e AMC-së për të përmirësuar shëndetin e nënës dhe fëmijës duke ofruar ndihmë…

Read More

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka publikuar një video-mesazh në Facebook ku ka folur për prioritetet e Anamoravës dhe projektet infrastrukturore të mbetura pezull.Gjini ka theksuar se Anamorava ka qenë gjithmonë prioritet i qeverisjes së Aleancës, duke kujtuar nisjen e Autostradës së Gjilanit si një ndër projektet e para të qeverisjes së atëhershme.“Anamorava ka qenë gjithmonë prioritet i Qeverisjes së Aleancës, gjë që e dëshmuam me nisjen e Autostradës së Gjilanit si një nga projektet tona të para. Fatkeqësisht, kjo qeverisje nuk e ka prioritizuar asnjëherë këtë projekt”, ka thënë Gjini.Ai ka kritikuar gjendjen aktuale të projektit, duke…

Read More

Klubi italian, Juventusi thuhet se ka vendosur tre objektiva të mëdha për t’i transferuar në “Allianz Stadium” gjatë afatit kalimtar të verës.Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi ka identifikuar qendërmbrojtësin e Bayern Munichut, Kim Min-jae, sulmuesin e PSG-së, Randal Kolo Muani dhe mesfushorin e Atletico Madridit, Koke si objektivat e mundshëm të verës.Pavarësisht se dështoi të kualifikohej për Ligën e Kampionëve dhe arriti vetëm një vend në Ligën e Evropës, trajneri Luciano Spalletti është i vendosur të ndërtojë një skuadër të fortë për të garuar për më shumë trofe sezonin e ardhshëm. Zhegrova drejt largimit, Juventusi e do yllin e…

Read More

Sipas një përzgjedhjeje të publikuar nga BBC, muaji qershor sjell disa nga premierat më të shumëpritura të vitit 2026, duke përfshirë rikthime të franshizave ikonike, filma me superheronj, komedi romantike dhe aventura fantastiko-shkencore. Nga rikthimi i Toy Story dhe Scary Movie, te projekti i ri i Steven Spielberg dhe filmi i shumëpritur Supergirl, adhuruesit e kinemasë do të kenë një gamë të gjerë zgjedhjesh në javët në vijim.1. Masters of the Universe Franshiza e famshme e viteve të 80-ta rikthehet në ekranin e madh me Nicholas Galitzine në rolin e He-Man. Filmi sjell betejën epike mes heroit legjendar dhe armikut…

Read More

Projekti gjigant me vlerë rreth 4 miliardë dollarë që parashikohet të zhvillohet në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit ka investitorë nga Katari, sipas dokumenteve zyrtare të regjistrit të pronarëve përfitues.Të dhënat e publikuara në ekstraktin e Regjistrit të Pronarit Përfitues tregojnë se kompania “Albania Land Development”, e regjistruar në Shqipëri dhe e angazhuar në projekt, zotërohet nga dy shtetas të Katarit, të cilët kanë secili nga 50% të pronësisë indirekte. Sipas dokumentit, pronarët përfitues janë Mohamad Moataz Mhd Ruslan Alkhayat dhe Ramez Mhd Ruslan Alkhayyat, të cilët janë regjistruar si përfitues përfundimtarë të kompanisë.Dokumentet tregojnë se kontrolli mbi…

Read More

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut këtë pasdite, ku do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth pritjeve nga takimi i ardhshëm me përfaqësuesin e lartë evropian dhe nëse mund të ketë mundësi për ndryshim të qëndrimeve të Qeverisë në lidhje me ndryshimet kushtetuese që janë kusht për vazhdimin e negociatave me BE-në, Mickoski ishte i vendosur se si kryeministër nuk do të mbështesë një aventurë pa një fund të caktuar, përkatësisht nuk do të bëjë një ndryshim derisa të marrë garanci se nuk do të ketë kushte…

Read More