- “180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së” – Rama i ashpër me Specialen: Turp, bombë mbi popullin e Kosovës
- Kiana Kryeziu e pafat, del nga shtegu në Lojërat Olimpike
- Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
- Leonora Jakupi: Me raste e vesh jelekun antiplumb, kjo botë nuk ta fal minutën
- Amerika po përgatitet për një fushatë ushtarake kundër Iranit
- Plagoset një 18 vjeçare në një hotel në Tiranë, arrestohet i dashuri i saj 22 vjeçar
- 10 vjet dhurim gjaku në Bivolak, një traditë në nder të Pavarësisë së Kosovës
- Udhëheqësit evropianë kritikojnë Bordin e Paqes të Trumpit
Author: korrektpress
Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, i ka cilësuar krahasimet e shokut të tij të skuadrës, Lamine Yamal, me Lionel Messin si absurde.18-vjeçari spanjoll shënoi një gol spektakolar me biçikletë në fitoren kundër Real Oviedos duke e çuar bilancin e tij në 11 gola dhe 12 asistime në të gjitha garat këtë sezon.Forma e tij e mira me gola dhe asistime kanë bërë që Yamal të lavdërohet nga të gjithë, teksa po krahasohet edhe me legjendën argjentinase, Messi. Megjithatë, Olmo ka thënë se krahasimet e Yamal me Messin janë absurde, por ka këmbëngulur se talenti spanjoll mund të krijojë trashëgiminë e…
Për herë të parë në Kosovë, nga data 24, 25 dhe 26 prill 2026, do të mbahet Beauty Fair, panairi i parë dhe i vetëm i këtij lloji në vend, i dedikuar tërësisht industrisë së bukurisë, estetikës dhe mirëqenies.Beauty Fair do të organizohet në Sallën e Panaireve në Prishtina Mall, duke sjellë për tri ditë radhazi një platformë unike takimi për profesionistë, biznese dhe vizitorë të interesuar për trendet më të reja në botën e bukurisë. View this post on Instagram A post shared by Beauty Fair (@beautyfairkosova)Panairi pritet të mbledhë brende vendore dhe ndërkombëtare, prodhues të produkteve kozmetike, klinika…
Ndërmarrja Publike Lokale “Kastrioti” njofton se punëtorët e operativës nisin punën çdo ditë në orët e hershme të mëngjesit, duke u angazhuar në pastrimin e rrugëve dhe shesheve publike.Sipas njoftimit, përmes këtij angazhimi të vazhdueshëm synohet krijimi i një ambienti më të pastër, më të rregullt dhe më tërheqës për qytetarët.Nga NPL “Kastrioti” u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes në hedhjen e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së mjedisit të përbashkët, duke respektuar rregullat dhe standardet e pastrimit urban. /Telegrafi/
Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, ka deklaruar se çdo ardhje e pranverës zgjon në kujtesën kolektive të popullit shqiptar kujtime të rënda, të cilat ai i quan “lule me aromë gjaku”.Sipas Llukës, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1999, plagët e asaj kohe mbeten ende të hapura. Ai theksoi se kampi i Bllacës ishte vazhdimësi e një gjenocidi të hershëm ndaj shqiptarëve, i cili mori përmasa apokaliptike, duke shënuar një shekull vuajtjesh dhe spastrimi etnik.“Na ndajnë dy dekada, nga episodet e…
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 është anuluar televotimi i së martës.E në nominim kanë qenë gjithsej 10 banorë: Angelo, Artan, Keijsi, Juela, Greta, Krusita, Rogerti, Mali, Miri dhe Mateo.Duket se ‘Vëllai i Madh’ ka marrë masa për ndonjë nga banorët që ka thyer rregullat. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)”Televotimi aktual anulohet. Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen mbrëmjen e sotme”, thuhet në njoftim.E shumë kanë aluduar në Rogertin dhe Keijsin pasi kanë qenë dy që kanë përdorur fjalor të papërshtatshëm.Rogerti gjithashtu ka…
Kosova mund të mos jetë “gati” për edukim medial nëse dëgjohen zërat skeptikë, por pritja vetëm do ta përkeqësonte situatën, ka vlerësuar Samir Shahini, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komuna e Prishtinës.“Çdo ndryshim në arsim përballet me rezistencë dhe skepticizëm, por kjo nuk duhet të jetë arsye për mosveprim”, tha Shahini në “Përballje Podcast”, duke theksuar se nxënësit sot kanë qasje të pakufizuar dhe shpesh të pakontrolluar në internet dhe rrjete sociale, madje edhe gjatë qëndrimit në shkollë.Sipas tij, kjo situatë e bën edukimin medial urgjent dhe jo opsional, veçanërisht në kohën e dezinformimit dhe zhvillimeve të shpejta teknologjike.…
Trendafilov: Nesër do të protestojmë për pagë minimale 600 euro, të na bashkohen të gjithë punëtorët
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot u bëri thirrje të gjithë atyre që nuk janë të kënaqur me pagat e tyre që të bashkohen në protestën e nesërme të organizuar kundër mosrritjes së pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha pagave të tjera me 100 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.Ka shumë argumente, asnjë justifikim, 200 mijë njerëz jetojnë me një pagë nën 30.000 denarë, tha sot kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov.”Nuk keni nevojë të keni frikë nga askush, sepse nuk i keni borxh askujt asgjë. U keni borxh vetëm familjeve tuaja një jetë të mirë. Ju…
Gjermania ka lëshuar një paralajmërim për udhëtimin për qytetarët e saj që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara, duke përmendur rreziqet që lidhen me zbatimin e ligjit për imigracionin dhe situatat e rendit publik.Ministria e Jashtme Federale e Gjermanisë tha në një njoftim të martën, se qytetarët gjermanë duhet të jenë të vetëdijshëm për demonstratat dhe përplasjet me autoritetet amerikane të migracionit dhe sigurisë.”Në Minneapolis dhe qytete të tjera, demonstratat ndonjëherë çojnë në përplasje të dhunshme me autoritetet e migracionit dhe sigurisë”, thuhet në deklaratë. “Jini vigjilentë dhe qëndroni larg turmave ku mund të ndodhë dhunë”, thuhet në të, transmeton Telegrafi.Protesta…
Edwin Cardona, i njohur si futbollist kolumbian që ka mbajtur 45 ndeshje për përfaqësuesen e Kolumbisë, është në qendër të vëmendjes për një histori të pazakontë familjare. Ai, 33 vjeç, aktualisht luan për klubin më të madh kolumbian, Atletico Nacional, ku filloi edhe karrierën e tij, dhe ka kaluar më parë në klubet më të njohura të Amerikës së Jugut, përfshirë Boca Juniors. Në vitin 2024, Cardona u kthye te Atletico Nacional, klubi i tij i lindjes.Historia më e diskutueshme lidhet me familjen e tij. View this post on Instagram A post shared by Goal (@goal)Kjo për shkak se ai…
Në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin në detyrë të Kuvendit, Dimal Basha, vendosën kurora me lule pranë pllakës që shënon sinagogën e fundit në Kosovë, pjesë e çarshisë së vjetër të Prishtinës.Në këtë ceremoni, Kurti theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe respektit për viktimat e Holokaustit.“Këto krime mizore dhe vuajtje çnjerëzore i dhanë njohje ndërkombëtare konceptit të gjenocidit. Sot i kujtojmë viktimat e Holokaustit që mos t’i harrojmë vuajtjet dhe dhimbjen, dhe i rikujtojmë ngjarjet që ato mos të përsëriten”, ka shkruar Kurti.Ai gjithashtu lidhi…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari