Author: korrektpress

Mercedes-AMG ka zbuluar pamjet e para të SUV-it të ri elektrik, i cili do të jetë versioni crossover i modelit GT 4-Door. Kompania gjermane e ka prezantuar modelin përmes disa fotografive në rrjetet sociale, ndërsa premton performancë të lartë dhe dizajn karakteristik AMG.Modeli i ri vjen me një pjesë të përparme të gjerë, drita të ditës në formë ylli, parafango të theksuara dhe një çati sportive. Pjesa e pasme ngjan me GT 4-Door, por SUV-i do të ketë një dizajn të veçantë të dritave. See on Instagram Brendësia pritet të jetë e ngjashme me atë të versionit sedan dhe të…

Read More

Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu has declared that the Golan Heights belong to Israel and that the Israeli flag will continue to fly in this territory. “The Israeli flag flies here and will continue to fly, because this is our land. Today it is ours, it has returned to be ours, and it will always be ours,” he said. The Golan Heights are a strategic territory in southwestern Syria, bordering Israel. Israel took control of most of the Golan during the 1967 Six-Day War and annexed it in 1981, a move that is not recognized by most of the international…

Read More

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Lartësitë e Golanit i përkasin Izraelit dhe se flamuri izraelit do të vazhdojë të valëvitet në këtë territor.“Këtu valëvitet flamuri izraelit dhe do të vazhdojë të valëvitet, sepse kjo është toka jonë. Sot është e jona, është rikthyer të jetë e jona dhe do të jetë gjithmonë e jona”, tha ai.Lartësitë e Golanit janë një territor strategjik në jugperëndim të Sirisë, në kufi me Izraelin. Izraeli mori kontrollin e pjesës më të madhe të Golanit gjatë Luftës Gjashtëditore të vitit 1967 dhe e aneksoi atë në vitin 1981, një veprim që nuk është…

Read More

Këngëtarja Donna Dafi vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kësaj radhe, platforma meksikane e artit, muzikës dhe kulturës “Pride in Mexico”, i ka kushtuar një publikim të veçantë, duke e prezantuar me titullin: “Donna Dafi, zëri i ri i pop-it që duhet ta njihni”. Media meksikane veçon këngën “Prima Donna”, të cilën e përshkruan si një projekt sensual, tërheqës dhe thellësisht personal, që flet për të rënë në dashuri pa e humbur veten. View this post on Instagram A post shared by Pride in Mexico (@prideinmexico)Duke përmendur rrënjët e saj gjermane, nigeriane dhe shqiptare, “Pride in Mexico” shkruan se…

Read More

Një ngjarje aksidentale është regjistruar pasditen e kësaj të martë në zonën e Velipojës, ku një 39-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e shpërthimit të tubit të gazit të një mjeti lundrues.Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka regjistruar rreth orës 19:00, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë.39-vjeçari i identifikuar me iniciale E. N. mësohet se ishte duke zbritur një mjet lundrues në pronësi të tij nga karroceria e automjetit transportues. Gjatë këtij procesi, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht tubi i gazit të mjetit lundrues.Si pasojë e shpërthimit, 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup. Ai fillimisht…

Read More

Disa ditë larg njëri-tjetrit nuk janë domosdoshmërisht shenjë problemi – ndonjëherë pak hapësirë mund të sjellë më shumë besim, qetësi dhe afërsi në çift.Pushimet së bashku janë për shumë çifte një nga momentet më të bukura të vitit. Megjithatë, më shumë njerëz dëshirojnë që një pjesë të udhëtimeve ta kalojnë vetëm. Udhëtimet solo nuk janë më të rezervuara vetëm për beqarët dhe të kesh partner nuk do të thotë se çdo udhëtim duhet bërë së bashku.Për disa, ideja që partneri të shkojë vetëm në det, në një udhëtim fundjave apo në një vend tjetër mund të duket e pazakontë. Por…

Read More

Grupi Parlamentar i PDK-së i është drejtuar me kërkesë zyrtare kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, që nesër, më 12 gusht 2026, të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.Sipas kërkesës, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese. Megjithatë, tejkalimi i këtij afati, sipas PDK-së, nuk e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit. Përkundrazi, obligimi për përfundimin e procesit konstituiv mbetet dhe duhet të përmbushet pa vonesa të mëtejshme.“Prandaj, PDK ka kërkuar që pa asnjë vonesë të mëtejshme të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe deputetëve të zgjedhur t’u…

Read More

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas mbledhjes së radhës të Kryesisë së kësaj partie, duke shprehur shqetësimin për krizën politike dhe bllokadën institucionale në të cilën ndodhet Kosova.Gjini ka thënë se pozicioni i Aleancës që nga përfundimi i zgjedhjeve ka qenë konstruktiv dhe i orientuar drejt krijimit të institucioneve të rregullta.Sipas tij, Aleanca ka hartuar një ofertë të qartë, të cilën e konsideron në interes të qytetarëve, por që, siç pretendon ai, po injorohet nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet.“Si Aleancë, ne kemi hartuar një ofertë të qartë të dedikuar për qytetarët, e cila po injorohet…

Read More

Rusia ka liruar ish-marinsin amerikan, Robert Gilman, i cili mbahej në burg që nga viti 2022, pasi presidenti rus, Vladimir Putin miratoi faljen e tij për arsye humanitare. Zyrtarët amerikanë thanë se lirimi u bë pas kërkesave të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.Gilman, 32 vjeç, ishte transferuar në fund të qershorit nga spitali i burgut në repartin psikiatrik të një spitali civil në Voronezh. Sipas përfaqësuesit të familjes së tij, ai ndodhej në një gjendje të ngjashme me katatoninë, të vlerësuar si “stupor disociativ”, shkruan reuters.Të martën, Gilman u nis nga…

Read More

Mungesa e oreksit gjatë ditëve të nxehta nuk është gjithmonë rastësi: nga truri dhe qarkullimi i gjakut te hormonet, disa procese në trup mund t’ju bëjnë të mos dëshironi ushqimLucy Hooper, bashkëthemeluese e një klinike në Londër, shpjegon arsyet e uljes së oreksit dhe mënyrat se si mund ta përshtatim ushqyerjen gjatë vapës.Sipas mjekes, pas uljes së dëshirës për ushqim gjatë temperaturave të larta fshihen disa mekanizma të trupit.Një nga arsyet kryesore lidhet me trurin. Ai funksionon si një lloj termometri dhe përmban qeliza nervore që, kur zbulojnë se trupi është mbinxehur, dërgojnë sinjale kimike që ulin oreksin.Ulja e oreksit…

Read More