- Schlotterbeck ka klauzolë largimi nga Dortmundi, por një gjigant evropian nuk mund ta aktivizojë atë
- Londër, protesta në mbështetje të palestinezëve – mbi 500 persona të arrestuar
- OVL UÇK përkujton dëshmorët e Istogut: Sakrifica e tyre është gurthemeli i shtetit
- Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
- Trump: Marina Amerikane do ta bllokojë Ngushticën e Hormuzit
- Dardanet U19 e nisin me fitore bindëse ndaj Moldavisë
- Një burrë godet me çekiç aeroplanin ushtarak amerikan në Irlandë, arrestohet menjëherë
- Sekretari amerikan Marco Rubio në Tiranë, takohet me biznismenin Ardian Hoxha
Author: korrektpress
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ndaluar e dyshuara femër shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferi që dyshohet të jenë të falsifikuara.Rasti ka ndodhur në pikën kufitare Jarinjë, të premten në ora 20:33. “Është ndaluar e dyshuara femër shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferi që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.Me urdhër të prokurorit dokumentet e dyshuara konfiskohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Kate Moss vazhdon të dëshmojë se mbetet një ikonë e bukurisë, edhe në moshën 52-vjeçare, teksa shfaqet në një set të ri fotografik me frymëzim nga Hollywood-i i vjetër.Supermodelja britanike ka kombinuar elegancën klasike të Marilyn Monroe me stilin e lirshëm të Brigitte Bardot, në një realizim për revistën EE72 të Edward Enniful, në bashkëpunim me fotografin Nick Knight, shkruan DailyMail. Në imazhet artistike, Moss shfaqet herë me një fustan elegant të zi mbi një piano të artë, e herë me një dukje më minimaliste dhe sensuale, duke ruajtur sharmin që e ka bërë të famshme ndër vite.Seti fotografik konfirmon…
Polemikat rreth Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 janë përshkallëzuar në mënyrë dramatike, duke u shndërruar përtej një mosmarrëveshjeje të thjeshtë për trofeun e ekipit në një krizë të plotë institucionale.Sipas faqes sportive Foot Africa, Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) jo vetëm që e ka anuluar fitoren e Senegalit në kampionat duke ia dhënë titullin Marokut, por tani po i shpërbën sistematikisht edhe titujt individualë të turneut.Në një veprim të paprecedentë, raportet tregojnë se CAF ka lëshuar një direktivë zyrtare duke i urdhëruar superyllit senegalez, Sadio Mane, të kthejë çmimin e Lojtarit të Turneut (MVP) që mori pas finales. Ky…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot pamje nga Mozaiku i Tiranës.Rama në një postim në Facebook shkruan se Mozaiku i Tiranës rigjallëron të shkuarën tonë historike.“Mirëmëngjes… dhe me Mozaikun e Tiranës që rigjallëron të shkuarën tonë historike si dëshmi dhe si një takim për çdo kureshtar, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama. Mozaiku i Tiranës është monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të…
Armët e lira autonome po përmbysin ekonominë e luftimit – dhe po ia japin ShBA-së disa mësime të rëndësishme.Nga: Fareed Zakaria / The Washington Post Përkthimi: Telegrafi.comNën titujt e përditshëm për sulme dhe kundërsulme në Lindjen e Mesme, lufta po transformohet tërësisht. Gjatë javës së parë të fushatës së hakmarrjes së Teheranit, dronët përbënin rreth 71 për qind të sulmeve të regjistruara ndaj shteteve të Gjirit. Vetëm Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se u përballën me 1 422 dronë të zbuluar dhe 246 raketa në vetëm tetë ditë. Shumë prej këtyre tendencave i kemi parë tashmë në Ukrainë. Por, në…
Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore.Temperatura maksimale do të shkojë në 19 gradë, më konkretisht në qytetet si Tirana, Durrësi dhe Berati.Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug.Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.
Java e 26-të e Albi Mall Superligës së Kosovës sjell një program të ngjeshur këtë fundjavë, me dy derbi dhe ndeshje që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen tabelare dhe garën për objektiva sezonale.Në përballjen e parë të ditës së sotme, Prishtina pret Ballkani në një derbi të madh dhe duel mjaft interesant. Prishtina synon të rikthehet te rezultatet pozitive para tifozëve të saj, ndërsa Ballkani, si një nga ekipet më të forta të viteve të fundit, kërkon të vazhdojë serinë e rezultateve të mira dhe të mbajë presionin në krye të tabelës. Kjo përballje që do të zhvillohet në…
E sulmoi fizikisht policen brenda stacionit policor, pas intervistimit lirohet e dyshuara në Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes ndaj personit zyrtar.Rasti ka ndodhur të premten, në ora 01:40 në Ferizaj. “’Rr. Brigada 161’. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtaren policor brenda stacionit policor”, thuhet në raportin policor. Gjatë futjes nën kontroll zyrtarja ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Georgina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa ka pozuar për kopertinën e Vogue Mexico gjatë qëndrimit të saj në Madrid.Partnerja e Cristiano Ronaldos u shfaq me një stil të rafinuar, duke kombinuar një këmishë të thjeshtë me një fund elegant dhe taka stiletto, ndërsa dukjen e plotësoi me flokë të mbledhura dhe aksesorë minimalë. Ajo ndau edhe imazhe nga kopertina e saj në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen e fansave, shkruan DailyMail. Georgina mbërriti në Spanjë pas pjesëmarrjes në një event mode në Romë, ndërsa Ronaldo ndodhet në një periudhë jo të lehtë, pasi ka pësuar…
Cafo Boga Gjatë shekullit të kaluar, Tirana dhe Prishtina kanë ndjekur rrugë politike dukshëm të ndryshme, të formësuara nga lufta, ideologjia dhe diplomacia ndërkombëtare. Megjithatë, historitë e këtyre dy kryeqyteteve zbulojnë një paradoks më të thellë: ndërsa kufijtë politikë i ndanë shqiptarët, përvoja e tyre historike dhe identiteti kombëtar mbetën thellësisht të ndërlidhura.Pak kombe në Evropë ilustrojnë paradokset e historisë moderne aq qartë sa bota shqiptare. Gjatë shekullit të fundit, trajektoret politike dhe historike të dy prej qyteteve të saj kryesore – Tiranës dhe Prishtinës – janë zhvilluar nën rrethana shumë të ndryshme. Herë njëri qytet jetonte në liri relative…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari