- Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështetën kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, Abdixhiku tregon emrat
- Kurti takon ambasadorin e ri jo-rezident të Australisë
- Zyrtare: Moise Kean kalon te Como për 40 milionë euro
- Tensionet përshkallëzohen – SHBA-ja godet sërish Iranin
- Dalin pamjet e para nga dasma luksoze e Kidës dhe Ajbit – çifti shkëmbyen betimet në një ambient magjik në Romë
- Agjencia e Sigurisë Kombëtare shënon ditën e saj, do të krijohet Qendër e re trajnimi për sigurinë
- Metamorfoza e PSG-së: Nga klubi që blinte më shumë, në klubin që shet më së shumti në afatet kalimtare
- Reagon Bajrami: 53,788 vota nuk janë vetëm privilegj, janë përgjegjësi dhe këtë përgjegjësi nuk ia delegoj askujt
Author: korrektpress
Një ngjarje aksidentale është regjistruar pasditen e kësaj të martë në zonën e Velipojës, ku një 39-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e shpërthimit të tubit të gazit të një mjeti lundrues.Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka regjistruar rreth orës 19:00, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë.39-vjeçari i identifikuar me iniciale E. N. mësohet se ishte duke zbritur një mjet lundrues në pronësi të tij nga karroceria e automjetit transportues. Gjatë këtij procesi, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht tubi i gazit të mjetit lundrues.Si pasojë e shpërthimit, 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup. Ai fillimisht…
Disa ditë larg njëri-tjetrit nuk janë domosdoshmërisht shenjë problemi – ndonjëherë pak hapësirë mund të sjellë më shumë besim, qetësi dhe afërsi në çift.Pushimet së bashku janë për shumë çifte një nga momentet më të bukura të vitit. Megjithatë, më shumë njerëz dëshirojnë që një pjesë të udhëtimeve ta kalojnë vetëm. Udhëtimet solo nuk janë më të rezervuara vetëm për beqarët dhe të kesh partner nuk do të thotë se çdo udhëtim duhet bërë së bashku.Për disa, ideja që partneri të shkojë vetëm në det, në një udhëtim fundjave apo në një vend tjetër mund të duket e pazakontë. Por…
Grupi Parlamentar i PDK-së i është drejtuar me kërkesë zyrtare kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, që nesër, më 12 gusht 2026, të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.Sipas kërkesës, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese. Megjithatë, tejkalimi i këtij afati, sipas PDK-së, nuk e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit. Përkundrazi, obligimi për përfundimin e procesit konstituiv mbetet dhe duhet të përmbushet pa vonesa të mëtejshme.“Prandaj, PDK ka kërkuar që pa asnjë vonesë të mëtejshme të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe deputetëve të zgjedhur t’u…
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas mbledhjes së radhës të Kryesisë së kësaj partie, duke shprehur shqetësimin për krizën politike dhe bllokadën institucionale në të cilën ndodhet Kosova.Gjini ka thënë se pozicioni i Aleancës që nga përfundimi i zgjedhjeve ka qenë konstruktiv dhe i orientuar drejt krijimit të institucioneve të rregullta.Sipas tij, Aleanca ka hartuar një ofertë të qartë, të cilën e konsideron në interes të qytetarëve, por që, siç pretendon ai, po injorohet nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet.“Si Aleancë, ne kemi hartuar një ofertë të qartë të dedikuar për qytetarët, e cila po injorohet…
Rusia ka liruar ish-marinsin amerikan, Robert Gilman, i cili mbahej në burg që nga viti 2022, pasi presidenti rus, Vladimir Putin miratoi faljen e tij për arsye humanitare. Zyrtarët amerikanë thanë se lirimi u bë pas kërkesave të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.Gilman, 32 vjeç, ishte transferuar në fund të qershorit nga spitali i burgut në repartin psikiatrik të një spitali civil në Voronezh. Sipas përfaqësuesit të familjes së tij, ai ndodhej në një gjendje të ngjashme me katatoninë, të vlerësuar si “stupor disociativ”, shkruan reuters.Të martën, Gilman u nis nga…
Mungesa e oreksit gjatë ditëve të nxehta nuk është gjithmonë rastësi: nga truri dhe qarkullimi i gjakut te hormonet, disa procese në trup mund t’ju bëjnë të mos dëshironi ushqimLucy Hooper, bashkëthemeluese e një klinike në Londër, shpjegon arsyet e uljes së oreksit dhe mënyrat se si mund ta përshtatim ushqyerjen gjatë vapës.Sipas mjekes, pas uljes së dëshirës për ushqim gjatë temperaturave të larta fshihen disa mekanizma të trupit.Një nga arsyet kryesore lidhet me trurin. Ai funksionon si një lloj termometri dhe përmban qeliza nervore që, kur zbulojnë se trupi është mbinxehur, dërgojnë sinjale kimike që ulin oreksin.Ulja e oreksit…
Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se në periudhën e kaluar janë vërejtur sulme “phishing” që kryhen përmes mesazheve të rreme SMS, emaileve, faqeve të internetit, aplikacioneve mobile dhe mesazheve në rrjetet sociale.Mesazhet e rreme pretendohet se vijnë nga Departamenti i Automjeteve Motorike si njoftim nga sistemi “Safe City” dhe përmbajnë link të rremë përmes së cilit qytetarët ridrejtohen për të bërë pagesë për një kinse shkelje në trafik.”U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm kur përdorin internetin, të mos hapin linqe dhe mesazhe të dyshimta, të mos ndajnë kurrë të dhëna personale, siç janë numrat e kartave…
Muzikanti i njohur si The Weeknd ka rrëfyer historinë që fshihet pas emrit skenik që e ka shoqëruar që nga fillimi i karrierës së tij. Emri i tij i vërtetë është Abel Tesfaye, por pas emrit artistik fshihet një histori që daton që nga adoleshenca e tij.Tesfaye ka treguar se kur ishte 17 vjeç, vendosi të linte shkollën dhe të largohej nga shtëpia së bashku me Lamarin, një prej anëtarëve të ekipit të tij XO.Të dy morën dyshekët nga shtëpitë e prindërve, i ngarkuan në furgonin e një shoku dhe u nisën për një fundjavë, pa e ditur se ajo…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka theksuar se autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit.Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me këtë çështje, i tha Radios Evropa e Lirë se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë prioritete të Shteteve të Bashkuara.“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.Edhe Bashkimi Evropian paralajmëroi se deklaratat e zyrtarëve serbë nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, proces që…
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.Gashi ka thënë se nëse Kurti i ka 62 vota për konstituimin e Kuvendit, siç pretendon, atëherë duhet t’i përdorë ato vota dhe ta funksionalizojë Kuvendin.“Albin Kurti thotë se i ka 62 vota për konstituimin e Kuvendit. Po ashtu thotë se i ka 62 vota edhe për formimin e Qeverisë. Atëherë pyetja është e pashmangshme: Nëse i ke votat, pse nuk e konstituon Kuvendin?”, ka shkruar Gashi.Ai ka argumentuar se,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari