Author: korrektpress

Jensen Huang shpreh idenë se brezat e rinj nuk kanë nevojë të jenë të përkryer në përdorimin e çdo funksioni të inteligjencës artificiale për të pasur sukses në të ardhmen. Sipas tij, ndërsa teknologjia po avancon me ritme të shpejta, është e natyrshme që njerëzit të mos zotërojnë çdo aspekt të saj në mënyrë të plotë. Kjo nuk përbën pengesë, por përkundrazi tregon një realitet të ri ku bashkëpunimi mes njeriut dhe teknologjisë bëhet më i rëndësishëm se zotërimi i plotë i saj.”Këshilla ime për të rinjtë, mësoni të shfrytëzoni inteligjencën artificiale. Ajo është e ardhmja. Ajo nuk do t’iu…

Read More

Kosova është renditur në vendin e 91-të në botë për sigurinë kibernetike, me vetëm 40.00 pikë, sipas të dhënave të publikuara nga National Cyber Security Index (NCSI).Ndërkaq në këtë indeks, Shqipëria pozicionohet në vendin e 9-të globalisht me rreth 92.50 pikë, duke shënuar një diferencë të thellë prej mbi 50 pikësh ndaj Kosovës.Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka performancë dukshëm më të lartë në disa indikatorë strategjikë dhe preventivë. Në fushën e politikave të sigurisë kibernetike, Kosova ka arritur vetëm 6 pikë nga 15 sa janë në total, ndërsa Shqipëria ka arritur rreth 12 pikë. Po ashtu, në kontributin global…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj pesë të akuzuarve për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, duke i dënuar (së bashku) me 75 vjet burgim dhe 108 mijë euro gjobë.Në rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili, akuzohen pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe katër të tjerë: Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni dhe anëtarët Rrahman Beqiri e Lutfi Shala.Të akuzuarit u shpallën fajtorë për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”,…

Read More

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, do të jetë jashtë fushave për gjashtë javë për shkak të një dëmtimi të rëndë muskulor.Belgu pësoi lëndim gjatë fitores 2-1 kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve të martën në mbrëmje dhe u zëvendësua në pushimin mes pjesëve.“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Thibaut Courtois nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në rectus femoris të kuadricepsit të djathtë. Rikuperimi i tij do të monitorohet”, thuhet në deklaratën e klubit mbretëror.Parte médico de Courtois.— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 19, 2026 33-vjeçari tani do të…

Read More

Pranvera ka mbërritur dhe bashkë me të vjen edhe energjia e re që na fton të dalim, të qeshim dhe të ndajmë momente të bukura.Pikërisht në këtë frymë, me 1 Prill, në CineStar në Prishtina Mall,rikthehet eventi i dashur CineLady me filmin “The Drama”, një mbrëmje e veçantë dedikuar argëtimit, emocioneve dhe përjetimeve të paharrueshme në kinema. Këtë herë, vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojë parapremierën ekskluzive të filmit, një histori që premton emocione të forta dhe shumë surpriza. Zendaya dhe Robert Pattinson sjellin një histori të fuqishme dashurie, të vërtets dhe sekrete – diçka me të cilën shumica…

Read More

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai, me rastin e festës së Fitër Bajramit theksoi se kjo ditë përfaqëson një nga gëzimet më të mëdha shpirtërore, pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe forcimi të besimit gjatë Ramazani.Ai nënvizoi se agjërimi nuk ishte vetëm obligim fetar, por dëshmi se besimi jeton përmes veprave, duke nxitur moralin, solidaritetin dhe përgjegjësinë në shoqëri.Në mesazhin e tij, Fetai bëri thirrje për ruajtjen e paqes, shmangien e konflikteve dhe luftimin e dukurive negative si korrupsioni, narkomania dhe dhuna, duke theksuar se vlerat njerëzore duhet të jenë mbi çdo interes tjetër. Ai uroi që besimtarëve t’u…

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të enjten se Ankaraja vazhdon të marrë masa të forta kundër shkeljeve të hapësirës ajrore dhe për të forcuar sigurinë kombëtare.”Me vetëdijen se mbajmë përgjegjësinë e 86 milionë njerëzve, ne nuk e braktisim kurrë kujdesin dhe maturinë. Ndërsa mbajmë një qëndrim shumë të vendosur kundër veprimeve që shkelin hapësirën tonë ajrore, ne gjithashtu vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të forcuar paqen dhe sigurinë e kombit tonë”, tha Erdogan.Presidenti turk i bëri këto komente në një video-mesazh duke përshëndetur qytetarët turq me rastin e Bajramit të Ramazanit, i njohur edhe si Fitër Bajrami, festë…

Read More

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të zbatimit të kompetencave ligjore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe sigurisë së konsumatorëve është realizuar asgjësimi i 4,000 copë preparate të falsifikuara për larje dhe pastrim, të cilat mbanin në mënyrë të paautorizuar markën tregtare “Ariel”.Mallrat në fjalë janë sekuestruar nga zyrtarët doganorë pas identifikimit të dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. “Pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe bartësit e të drejtave, si dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, gjykata kompetente ka nxjerrë vendim për asgjësimin e tyre.Produktet e…

Read More

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.Tërnava në një adresim për media tha se pas një udhëtimi të gjatë shpirtëror, të mbushur me përkushtim e sakrificë gjatë muajit të bekuar Ramazan, të premten qytetarët presin festën e Fitër Bajramit. “Ky muaj i begatë ishte një shkollë e lartë e edukimit shpirtëror dhe moral, ku besimtari u përpoq ta pastrojë zemrën, ta disiplinojë shpirtin dhe të afrohet më shumë me Zotin e Madhërishëm. Në përjetimin e agjërimit, lutjes dhe solidaritetit, ne rikthyem ekuilibrin e brendshëm dhe forcuam lidhjen tonë me Krijuesin…

Read More

Bashkimi Evropian është deklaruar lidhur me hapat e fundit të ndërmarrë nga Kosova në drejtim të sundimit të ligjit, konkretisht fillimit të zbatimit të Ligjit për Huajt dhe atij për Automjete, duke i cilësuar ato si zhvillime pozitive.Në një përgjigje për Telegrafin, zëdhënësi zyrës së BE-së në Prishtinë, Nikola Gaon, ka theksuar se Brukseli e mirëpret përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin gradual të ligjeve që lidhen me standardet evropiane.“Ne e mirëpresim përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, si dhe vendimin e Qeverisë për të zbatuar në mënyrë graduale Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjetet, të…

Read More