- KS i OKB-së: Përplasje diplomatike mes Kosovës, Serbisë dhe fuqive botërore mbi dialogun, sigurinë dhe UNMIK-un
- Jenna Ortega donte të hiqte dorë nga karriera e saj në aktrim: Më pushuan nga puna dhe nuk dija çfarë do të bëja
- Bashkëlojtari i Fisnik Asllanit po konsiderohet nga Liverpooli si zëvendësues i Salah
- Trump reagon ashpër ndaj pretendimeve për veprime të njëanshme të Iranit në Ngushticën e Hormuzit
- Fjalimi i plotë i Konjufcës në KS të OKB-së
- Zendaya dhe Sydney Sweeney shmangin njëra-tjetrën në premierën e “Euphoria” – flitet për tension mes tyre
- Legjenda e madhe italiane nuk e përjashton mundësinë të marrë drejtimin e Shqipërisë
- Çështja e Presidentit, Haziri tregon se çka u fol në takimin Kurti–Abdixhiku
Author: korrektpress
Vitet e fundit kanë sjellë shqetësim të shtuar në qarqet e inteligjencës perëndimore se Kina mund të pushtojë ishullin vetëqeverisës të Tajvanit që në vitin e ardhshëm. Por Shtetet e Bashkuara tani thonë se një sulm i afërt është i pamundur.Një vlerësim vjetor i kërcënimit nga komuniteti i inteligjencës amerikane tha se Pekini preferon të arrijë të ashtuquajturin bashkim pa përdorimin e forcës dhe njeh se një sulm amfib do të ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe do të mbartte një rrezik të lartë dështimi, veçanërisht nëse SHBA-të ndërhyjnë, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.”Pekini pothuajse me siguri do të marrë në konsideratë…
Ligji për mbrojtjen nga duhani do të shqyrtohet në seancë qeveritare të martën e ardhshme, pas së cilës do të procedohet edhe në Kuvend. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, pret që ligji të hyjë në fuqi brenda një periudhe prej rreth një muaji e gjysmë, ku fillimisht, ishte paraparë që ai të zbatohej nga 1 marsi, por hyrja në fuqi u shty për shkak të reagimeve dhe vërejtjeve nga gastronomët.“Mund të ju them se të gjitha çështjet e hapura tani janë mbyllur. Nuk ka mbetur asnjë çështje që lidhet me ligjin që nuk është trajtuar. Shpresoj se brenda dy tre…
Galatasaray synon të kërkojë kompensim nga UEFA pasi Noa Lang pësoi një dëmtim të rëndë pasi goditi një tabelë reklamash në Anfield gjatë humbjes së tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit.Reds siguruan një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve mbrëmë pasi mposhtën Galatasarayn 4-0 (4-1 në total), duke i hapur rrugën një ndeshjeje me Paris Saint-Germain, e cila e eliminoi Liverpoolin nga gara në fazën e 1/8-tës vitin e kaluar.Gjatë duelit në Anfield, Lang pësoi një dëmtim të rëndë për të cilin iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi goditi një tabelë reklamash. Sulmuesi holandez ishte në agoni, duke…
Remitencat në Kosovë gjatë vitit 2025 arritën një vlerë totale prej rreth 1.4 miliardë euro, duke dëshmuar edhe një herë rolin jetik që diaspora ka për ekonominë e vendit.Në një paraqitje grafike të GAP-it, bëhet e ditur se në krahasim me vitin 2024, remitencat shënojnë rritje prej 59 milionë euro. Por, nga cili vend i huaj Kosova ka më së shumti remitencat?Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve vjen nga Gjermania, e cila kryeson me 547.4 milionë euro, që përbën 39% të totalit.Pas saj renditet Zvicra me 250.2 milionë euro (18%), ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontribuojnë me 102.5…
Jensen Huang shpreh idenë se brezat e rinj nuk kanë nevojë të jenë të përkryer në përdorimin e çdo funksioni të inteligjencës artificiale për të pasur sukses në të ardhmen. Sipas tij, ndërsa teknologjia po avancon me ritme të shpejta, është e natyrshme që njerëzit të mos zotërojnë çdo aspekt të saj në mënyrë të plotë. Kjo nuk përbën pengesë, por përkundrazi tregon një realitet të ri ku bashkëpunimi mes njeriut dhe teknologjisë bëhet më i rëndësishëm se zotërimi i plotë i saj.”Këshilla ime për të rinjtë, mësoni të shfrytëzoni inteligjencën artificiale. Ajo është e ardhmja. Ajo nuk do t’iu…
Nëse Gjykata Kushtetuese nuk merr një vendim përfundimtar deri në afatet e përcaktuara dhe masa pezulluese vazhdon, atëherë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të marrë automatikisht detyrën e ushtrueses së detyrës së Presidentes.Kështu ka deklaruar ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, duke sqaruar pasojat kushtetuese të zgjatjes së masës pezulluese. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)Sipas tij, masa pezulluese mund të zgjasë deri në tre muaj nga momenti i pranimit të kërkesës.“Po maksimumi mund të zgjasë tre muaj prej marrjes së kërkesës. Nëse nuk mundet me pru një vendim meritor, atëherë shkon deri në…
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për t’i kërkuar Presidentes autorizimin për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Mbretërinë e Belgjikës.Ministrja e Drejtësisë dhe Zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, tha se marrëveshja është rezultat i negociatave me homologët belgë dhe synon të krijojë bazën ligjore dypalëshe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë. “Kjo marrëveshje harmonizon procedurat dhe mundëson bashkëpunim më të shpejtë dhe të frytshëm ndërmjet dy vendeve”, tha Gërvalla.Ajo shtoi se marrëveshja do të ndihmojë përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë në Kosovë,…
Legjenda e Liverpool, Steven Gerrard, ka vlerësuar maksimalisht Declan Rice, duke e cilësuar mesfushorin anglez si një nga më të mirët në botë në rolin e tij.Rice ishte vendimtar në fitoren 2-0 të Arsenal ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen e kthimit të Liga e Kampionëve, duke ndihmuar londinezët të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale.“Ai po përmirësohet gjithnjë e më shumë. Mendoj se është një nga më të mirët në botë. Është bërë një nga më të mirët në botë… Do të doja që ne (Liverpooli) ta nënshkruanim atë”, deklaroi Gerrard për TNT Sports.Ish-mesfushori anglez vlerësoi gjithashtu rolin që kanë luajtur West…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka folur sot për rastin e keqtrajtimit të 5-vjeçarit në Lipjan nga prindërit e tij.Ai në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë tha se kjo familje ka qenë nën trajtimin e Qendrës për Punë Sociale që nga viti 2013.Sipas tij, që nga ajo kohë, disa herë janë marrë fëmijët nga prindërit, por më pas janë rikthyer sërish pas analizave psikiatrike të prindërve.Ministri Hoti shtoi se është në pritje të raportit përfundimtar për rastin e 5-vjeçarit, që më pastaj të marrë masat e duhura, raporton kp.Ai nënvizoi se nëse…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë sot me një njoftim zyrtar lidhur me incidentin që përfshiu gazetarin dhe moderatorin e njohur të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti.Ngjarja, e ndodhur më 20 shkurt në Prishtinë, kishte shkaktuar reagime të shumta publike, me mbështetje të gjerë për moderatorin.Sipas njoftimit të fundit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë një person me inicialet L.B., i cili dyshohet për veprën penale të kanosjes ndaj gazetarit, pikërisht për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.Autoritetet kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari