- Filipçe: Me rritjen e çmimeve, as 600 euro nuk janë të mjaftueshme për të kapërcyer krizën
- Punëtori lëndohet në vendin e punës në Han të Elezit, rasti nën hetim
- Fushë Kosovë-Podujevë, Prishtinë – Mitrovicë, si i ndoqi Policia të dyshuarit? “Delivery” vë në pranga katër persona për drogë, i pesti për krime kibernetike
- Brendi i njohur Mango Man, hap dyqanin e parë në Kosovë, ekskluzivisht në Albi Mall
- Dita e ndeshjes: Shqipëria në mision historik në Poloni
- Arrestohet një person në Graçanicë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
- Plani Zhvillimor i Prishtinës, Rama thotë se do të dalë në konsultim publik
- Kuzmanovska nga MPJ: Vendimet tona duhet të jenë krah për krah me BE-në
Author: korrektpress
Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM. Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi…
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë janë funksionalizuar tri zyra të reja për policët e sektorëve në komunitet, me qëllim rritjen e sigurisë dhe bashkëpunimit me qytetarët.Sipas njoftimit, zyrat janë siguruar nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe pranimi i tyre është bërë në një ceremoni solemne ku morën pjesë përfaqësues të lartë të policisë dhe institucioneve relevante.Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, së bashku me përfaqësues nga Drejtoria e Kryeqytetit, Drejtoria Rajonale e Prishtinës, Departamenti i Rendit dhe Policia në Bashkësi. Po ashtu, të pranishëm ishin përfaqësues nga Këshilli…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës, Fitore Pacolli ka nënshkruar një vendim në të cilën obligohen të gjithë operatorët e gurëthyesve që në mënyrë të prerë e të menjëhershme t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike e mjedisore.Pacolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për vite me radhë, malet dhe peizazhet janë dëmtuar nga shfrytëzimi shpeshherë i pakontrolluar dhe përtej lejeve nga veprimtaria e gurëthyesve. “Prandaj, sot kam nënshkruar një vendim urgjent dhe të pakompromis për vendosjen e rregullit në këtë sektor. Vendimi OBLIGON të gjithë operatorët e gurëthyesve…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.Në një postim, Abdixhiku bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike dhe qëndrimet e LDK-së.“Gjatë takimit diskutuam gjerësisht për zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit institucional dhe në situatën e krijuar rreth çështjes së Presidentit. Vlerësova se në momente të tilla, respektimi i rendit kushtetues dhe maturia politike mbeten parakushte…
Rreth 40% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar besojnë se vendi do të jetë në luftë brenda pesë vjetësh dhe më shumë se dy të tretat kanë frikë se nuk do të jenë në gjendje të përballojnë një konflikt, sipas një sondazhi të ri.Sondazhi, i cili zbuloi gjithashtu se mbi gjysma e të anketuarve mendonin se Britania është e përgatitur dobët për luftë, u publikua për të përkuar me lansimin e sotëm të një iniciative private për të ndihmuar në forcimin e rezistencës kombëtare.Olga Maitland, themeluese e një organizate të quajtur Resilience Imperative, tha: “Kjo do të jetë një fushatë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka nisur zbatimin e një plani të veçantë operativ të fokusuar te motoçikletat, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve.Sipas njoftimit, plani ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme dhe tashmë janë ndërmarrë masa konkrete ndaj drejtuesve të motoçikletave që kanë kryer kundërvajtje të ndryshme në trafik.“Gjatë dy ditëve të para të zbatimit të këtij plani, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë një sërë masash ndaj drejtuesve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme në trafik”, thuhet në njoftim.Policia ka bërë të ditur se shkeljet përfshijnë mosrespektimin…
Komuna e Junikut ka njoftuar për përmbylljen e një procesi të rëndësishëm të pastrimit të zonave të prekura nga mbetjet e luftës, duke e cilësuar këtë si një hap të madh drejt rritjes së sigurisë për qytetarët.Sipas njoftimit, ky proces është realizuar falë angazhimit të organizatës HALO Trust dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra dhe Japonia.Në ceremoninë e shënimit të përfundimit të këtij procesi morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Pratipati, si dhe ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher.Autoritetet komunale…
Federata Çeke e Futbollit (FACR) është tronditur nga një skandal i madh me manipulime ndeshjesh, i cili ka lënë në hije përgatitjet për ndeshjen vendimtare kualifikuese të ekipit kombëtar kundër Irlandës të enjten për Kupën e Botës.Mediat vendase po bëjnë bujë rreth kësaj çështjeje pasi policia u bastis në të gjithë vendin, me theks të veçantë në rajonin Moravian në lindje të vendit.Veprimet e policisë pasuan një hetim tre-vjeçar mbi manipulimin e gjerë të ndeshjeve, i cili mbuloi katër nivelet e para të garës së ligës çeke, si dhe ndeshjet e të rinjve. Hetimi përfshiu, përveç policisë çeke, Europolin, Interpolin…
Alan Ritchson, i njohur për rolin e tij në serialin Reacher, u përfshi në një incident fizik me komshin e tij në Tennessee.Një video e publikuar nga TMZ tregon Ritchson duke goditur disa herë komshin, Ronnie Taylor, i cili ishte në gjunjë, ndërsa afër ishin edhe fëmijë.Sipas Taylor, konflikti nisi pasi Ritchson po voziste motoçikletën me shpejtësi dhe bërtiste në lagje. Foto: TMZBurime pranë Ritchsonit thonë se komshiu e ka filluar incidentin. Dëshmitarët raportojnë se Taylor ka dalë agresivisht në rrugë për të ndaluar Ritchsonin, i cili u rrëzua nga motoçikleta, duke pësuar prerje dhe një lëndim të lehtë në…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka propozuar që Firuza Kallaba të nderohet me titullin “Emblema e Kamenicës”, si dhe që një rrugë në këtë komunë të marrë emrin e saj.Në një postim në Facebook, Rahimaj bëri të ditur se këto dy kërkesa i ka paraqitur para Kuvendit Komunal në përvjetorin e 27-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe.“Pikërisht sot, në përvjetorin e 27-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, kam paraqitur dy kërkesa para Kuvendit Komunal”, ka shkruar ai.Rahimaj theksoi se 24 Marsi mbetet një ditë me rëndësi të veçantë për Kosovën.“Për…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari