Author: korrektpress

Një ndërtesë shtatëkatëshe është shembur pjesërisht në Stamboll, duke shkaktuar një operacion të madh kërkim-shpëtimi për nxjerrjen e personave që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.Ngjarja ndodhi rreth orës 05:40 sipas kohës lokale, në lagjen Cevizli të distriktit Maltepe. Tre katet e para të ndërtesës u shembën, ndërsa banorët e kateve të sipërme u evakuuan në mënyrë të sigurt. Sipas autoriteteve, ndërtesa ka gjithsej 12 apartamente dhe rreth 33 banorë, ndërsa në katin përdhes ndodheshin edhe disa biznese, përfshirë një punishte tekstilesh.Ekipet e kërkim-shpëtimit, të ndihmuara edhe nga qentë nuhatës, kanë nxjerrë deri tani gjashtë persona, mes tyre…

Read More

Ribalancim i ri i buxhetit është bërë sepse nuk ka para për paga dhe pensione, borxhe të reja për qytetarët po vijnë, akuzojnë sot nga LSDM.”Një ribalancim i ri i buxhetit vetëm dy muaj pas atij të fundit. Kjo konfirmon gjendjen katastrofike të thesarit të shtetit dhe debaklin e politikave ekonomike të Mickoskit.Hendeku buxhetor është i madh, 900 milionë euro. Qeveria nuk ka para të mjaftueshme për paga, pensione dhe detyrime aktuale. Borxhet e reja po vijnë mbi shpinën e popullit.Qeveria ka marrë tashmë hua të reja prej 250 milionë eurosh, për nevojat buxhetore deri në fund të vitit. Jo…

Read More

Tre persona të panjohur nën kanosje dyshohet se kanë dhunuar një grua (shtetase të huaj) e më pas i kanë grabitur gjësende të ndryshme dhe dokumente personale.Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:05, në Prishtinë. Tutje thuhet se lidhur me rastin është informuar e konsultuar prokurori dhe IML, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. “Prishtinë 06.10.2026 – 23:05. Lidhur me rastin dyshohet se janë përfshirë tre persona të dyshuar të panjohur të cilët nën kanosje dyshohet se viktimës-femër shtetase…

Read More

Pak orë para se Kuvendit të nisë seancën ku pritet të votohet reforma territoriale, e kundërshtuar nga opozita, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje sërish qytetarëve të protestojnë para Parlamentit. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij.“Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij! Ora 10:00, të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit! Përtej çdo bindjeje politike, t’i dalim zot interesit qytetar!”, shkruan Berisha.Edhe në mbledhjen e grupit demokrat një ditë më parë Sali Berisha përsëriti thirrjen për qytetarët dhe…

Read More

Rusët po dërgojnë në misione luftarake në vijën e frontit edhe ata pushtues që kanë rezultuar pozitivë me HIV.Kjo bëhet e ditur përmes një regjistrimi audio të një bisede, të publikuar në kanalin YouTube të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (DIU), sipas agjencisë Ukrinform, përcjell Telegrafi.Sipas mediumit në fjalë, vihet re se specialistët e inteligjencës ushtarake përgjuan një bisedë mes një ushtari të Brigadës së 1-rë të Veçantë të Pushkëtarëve të Motorizuar të Ushtrisë Ruse, e cila vepron në drejtimin e Pokrovskut.”Pushtuesi është i infektuar me HIV, gjendje që, pa mjekimin e duhur, çon në…

Read More

Barcelona dhe Real Madridi tashmë e dinë emrin e gjyqtarit që pritet të ndajë drejtësinë në El Clasicon e parë të sezonit, më 25 tetor në “Camp Nou”.Sipas gazetarit Roberto Gomez të Radio MARCA, Komiteti Teknik i Gjyqtarëve ka caktuar Alejandro Jose Hernandez Hernandez për të gjykuar përballjen mes dy rivalëve të mëdhenj të futbollit spanjoll.Lajmi u bë i ditur në emisionin “La Tribu”, ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. Gomez ishte i prerë në deklaratën e tij: “Hernandez Hernandez do ta gjykojë El Clasicon”. Edhe Mundo Deportivo, ka raportuar për të njëjtin zhvillim,…

Read More

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm të enjten, duke rikthyer frikën për një valë të re inflacioni dhe duke ushtruar presion mbi tregjet financiare, ndërsa lufta mes SHBA-së dhe Iranit vazhdon dhe pasiguritë për furnizimet globale me naftë shtohen.Rritja e çmimeve të energjisë ka ardhur në një kohë kur investitorët po përballen edhe me sinjale se inflacioni mund të mbetet i lartë për më gjatë. Tregjet aziatike ranë, ndërsa Wall Street u tërhoq nga nivelet rekord të arritura së fundmi, transmeton Telegrafi.Nafta bruto Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me më shumë se 2%, duke kaluar sërish mbi 102 dollarë për…

Read More

Çdo ndryshim i pazakontë në trup duhet të merret seriozisht dhe të mos lihet pas dore. Kështu ka deklaruar onkologu Dr. Arben Bislimi, duke theksuar se në kohën kur qasja në informacione dhe shërbime mjekësore është më e madhe, neglizhimi i simptomave nuk duhet të ndodhë.Për këtë temë, Bislimi ka folur në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati, ku është diskutuar për kancerin, parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimet e sotme.Duke folur për simptomat që qytetarët nuk duhet t’i neglizhojnë, Bislimi tha se çdo gjë e pazakontë që vërehet…

Read More

Një grua dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një banese të mëkurën rreth orës 12:13, në Prishtinë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.Tutje në raport thuhet se rasti është duke u hetuar. “Prishtinë 07.10.2026 – 12:13. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën femër kosovare e cila dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin…

Read More

Sydney Sweeney është krahasuar prej kohësh me një Marilyn Monroe të ditëve moderne dhe tani duket se këto krahasime janë më të sakta nga sa mendohej fillimisht.Sipas Entertainment Weekly, ylli i Euphoria, 29 vjeçe, rezulton se ka lidhje familjare me legjendën e ndjerë të Hollywood-it.Një studim i ri i kryer nga MyHeritage ka lidhur babain e Sweeney-t, Steven Sweeney, me babain biologjik të Monroe-s, Charles Stanley Gifford.Dy burrat lidhen përmes një paraardhësi të përbashkët, Ezra Perry, i cili jetoi në Massachusetts gjatë viteve 1600. Edhe pse Sweeney nuk ka folur kurrë publikisht për ndonjë lidhje familjare me Monroe-n, ajo shpesh…

Read More