- Izraeli godet ura dhe rrugë në Iran, synon transportin ushtarak
- Kush është e reja e Donald Trump që bashkë me djalin e saj erdhi në Bosnje – modelja Bettina Anderson vjen nga një familje e pasur dhe fisnike
- Aliu për Ditën Botërore të Shëndetësisë: Telemjekësia çon drejt një shëndetësie që kursen kohë, ul kostot, zvogëlon pabarazitë
- Ambasada amerikane në Bahrein u rekomandon amerikanëve të strehohen
- Deliu-Kodra: S’pranojmë takime me Kurtin pa ftesë zyrtare e marrëveshje të qartë
- Turizmi në rritje: Më shumë vizitorë vendorë dhe të huaj në shkurt krahasuar me vitin e kaluar
- Bebe Rexha nis pushimet në pranverë, shfaqet provokuese në pozat nga ishujt Turks and Caicos
- Veprimi që e bëri të famshëm, djali që i’a mori letrën Donnarummas tani është bërë i njohur
Author: korrektpress
Aktori legjendar dhe mjeshtri i arteve marciale Chuck Norris ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi familja e tij në rrjetet sociale, ku i dhanë lamtumirën me një mesazh prekës.Në një postim në profilin e Norris në Instagram, ata deklaruan se Norris ndërroi jetë dje në mëngjes i rrethuar nga të dashurit e tij, duke theksuar se donin t’i mbanin detajet e vdekjes së tij brenda rrethit familjar.”Me hidhërim të thellë, familja jonë ndan lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të të dashurit tonë Chuck Norris dje në mëngjes. Ndërsa dëshirojmë t’i mbajmë…
Përzgjedhësi i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka bërë të ditur se kapiteni i tyre, Milan Skriniar, ka vënë në rrezik karrierën e tij vetëm për të ndihmuar ekipin kombëtar në ndeshjen ndaj Kosovës.Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Sllovakisë më 26 mars, ku do të synojë fitoren për të arritur në finalen e madhe të “play-off”-it, ku do të luhet për sigurimin e një vendi në Botëror.Në dyshim të madh për këtë ndeshje është ylli i Fenerbahçe, Milan Skriniar, i cili ka një dëmtim në ijë, por po bën të pamundurën për ta ndihmuar Sllovakinë. Përzgjedhësi i Sllovakisë…
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar se janë përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me rastin tragjik të ndodhur atje, në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e viktimave dhe autoritetet kompetente austriake.Sipas njoftimit zyrtar, trupat e pajetë të shtetasve të Kosovës, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, janë nisur pasditen e së premtes për në Kosovë.“Në koordinim të ngushtë me familjarët e viktimave dhe autoritetet kompetente austriake, janë përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Austri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.Në të njëjtën kohë, Ambasada ka shprehur ngushëllimet më…
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska thotë se në kushte të pasigurisë globale, korrigjime të caktuara në parashikimet buxhetore janë të mundshme, por përparësia mbetet ruajtja e stabilitetit fiskal dhe mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve.Ajo tregoi se Ministria e Financave është e fokusuar në mbajtjen e deficitit buxhetor brenda kornizës së planifikuar, dhe fondet do të drejtohen drejt prioriteteve kryesore – pagesa e rregullt e pagave, pensioneve dhe ndihmës sociale.”Fakti është se këtë vit duhet të paguajmë detyrimet prej mbi dy miliardë eurosh dhe kjo është diçka që duhet bërë në kohë. Si çdo familje, kur merrni një kredi,…
Aleanca ushtarake NATO ka njoftuar se ka tërhequr të gjithë trupat e saj nga misioni këshillues në Irak, një vendim që pasqyron ndryshimet e fundit në prezencën ushtarake ndërkombëtare në rajon.Një zyrtar i NATO-s, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se tërheqja përfshinte “disa qindra” trupa, shkruan skynews. Ky vendim vjen pasi disa vende anëtare, përfshirë Poloninë, Spanjën dhe Kroacinë, kanë njoftuar së fundmi se kanë tërhequr trupat e tyre nga Lindja e Mesme, duke treguar një trend të reduktimit të prezencës ushtarake të huaj në rajon.Megjithatë, NATO nënvizon se misioni i saj nuk është ndërprerë plotësisht. Aktivitetet këshillimore…
Traileri i filmit “Spider-Man: Brand New Day” është shënuar tashmë në histori si traileri më i shikuar i të gjitha kohërave.Videoja e publikuar nga kompania Sony Pictures të mërkurën në mëngjes arriti deri në 718.6 milionë shikime në 24 orët e para (gjithsej në të gjitha platformat).Kjo tejkaloi rekordin e mëparshëm të mbajtur nga trailer-i i “Deadpool & Wolverine” me 365 milionë shikime.Është interesante që filmi i ri “Spider-Man” ka mbledhur tashmë 373 milionë shikime në tetë orët e para, duke tejkaluar kështu rezultatin e filmit “Deadpool 3”, traileri i të cilit u prezantua gjatë Super Bowl në vitin 2024.Përpara…
Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe origjinë shqiptare, pretendon se ka qenë viktimë e racizmit dhe diskriminimit për shkak të prejardhjes dhe fesë së tij. Lajmi është raportuar nga Blick.Sipas tij, ai është përballur me komente fyese dhe sjellje diskriminuese nga kolegët dhe eprorët, përfshirë edhe drejtues të shërbimit. Punonjësi, i cili ndodhet në pushim mjekësor që nga dhjetori, ka paralajmëruar se do të paraqesë kallëzim penal.“I izoluar dhe i poshtëruar”Në një nga incidentet e përshkruara, gjatë një darke mes kolegësh në nëntor 2024, ai refuzoi të konsumonte mish derri…
Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi qendror të ri dhe në këtë fazë objektivi kryesor është Alessandro Bastoni i Interit.Megjithatë, ekzistojnë dyshime serioze nëse reprezentuesi italian mund të transferohet në ‘Camp Nou’, pasi çmimi i tij pritet të jetë shumë më i lartë sesa mundësitë financiare të klubit katalanas.Edhe pse është raportuar se Interi mund të pranojë oferta mbi 50 milionë euro, sipas Estadio Deportivo, klubi italian kërkon një paketë totale rreth 100 milionë euro, një shumë që Barcelona nuk mund ta përballojë, sidomos duke pasur parasysh se planifikon edhe transferimin e një sulmuesi qendror.Për këtë arsye, Barcelona ka…
Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga Martin Vulaj, kanë qëndruar sot për një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit ku kanë biseduar për rreth dy orë për Kosovën, Serbinë e Shqipërinë.Në këtë takim ka marrë pjesë zyrtari i DASH, Andrew Caruso, i cili ka marrë portofolin e Kosovës pas largimit të Anne Morrison.AARC ka njoftuar se në këtë takim është përfaqësuar nga Presidenti Martin Vulaj dhe Vehbi Bajrami, ish-shefi i Shërbimit në Zërin e Amerikës dhe anëtari më i ri i Bordit të AARC-së.“Ndër temat kryesore të diskutuara ishin shqetësimet e përbashkëta të sigurisë, rruga e mundshme…
Brenda 12 orëve, mbi 20.000 qytetarë të Maqedonisë vendosën të kalojnë festën jashtë vendit. Nga MPB thonë se 3040 shtetas të Maqedonisë dhe 4430 shtetas të huaj kanë lëshuar vendin nga kufiri i Bllcës.“Në vendkalimin kufitar Bllacë nga ora 12:00 dje deri sot deri në orën 12:00, në vend kanë hyrë 1979 shtetas të Maqedonisë dhe janë larguar 3040 shtetas të Maqedonisë. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë 6339 kanë hyrë në vendin tonë dhe 4430 janë larguar nga vendi ynë,” deklaroi Goce Andreevski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme.Përmes vendkalimit Bogorodicë, 7945 shtetas tanë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari