Author: korrektpress

Vitin e kaluar, 1.855 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë fituar titujt magjistër ose specialist, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Kjo është një shifër e ngjashme me atë të vitit 2024 më e lartë për gjysmë për qind.Rritja është përqindërisht më e theksuar te doktorët e shkencave, vitin e kaluar doktoruan 245 qytetarë, që është madje 14 për qind më shumë se në vitin 2024, kur u regjistruan 215 doktorë të rinj të shkencave. Mbi 60 për qind e magjistrave, specialistëve dhe doktorëve të rinj që kanë fituar këto tituj në vitin 2025 janë gra, tregojnë të dhënat e Entit…

Read More

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mashtrim kompjuterik”.Sipas njoftimit, i dyshuari është mashkull shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili është ndaluar nga autoritetet më 25 mars rreth orës 18:00.Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar pesë laptopë, katër telefona mobilë dhe disa pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprës penale.Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Read More

Çmimi i naftës është rikthyer përsëri mbi nivelin psikologjik prej 100 dollarësh për fuçi, duke reflektuar pasiguritë e vazhdueshme në tregjet globale të energjisë. Këtë mëngjes, çmimet kanë shënuar një rritje të re, ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta në vazhdim vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në furnizimin dhe pritshmëritë e tregut.Nafta Brent, e cila shërben si standard global për çmimet e naftës, është rritur me 1.61 për qind, duke arritur në 103.87 dollarë për fuçi. Kjo rritje vjen pas një rënieje të përkohshme të regjistruar një ditë më parë, kur çmimi kishte zbritur nën kufirin prej 100 dollarësh, shkruan skynews. Rënia…

Read More

Një cisternë nafte bruto në pronësi të një kompanie turke me seli në Stamboll u sulmua herët të enjten, rreth 14 milje larg Bosforit, sipas raportimeve të medias turke.Cisterna e naftës bruto Altura, në pronësi të Pergamon Shipping, ishte nisur nga Rusia dhe thuhet se u sulmua nga një dron dhe një mjet sipërfaqësor pa pilot, transmeton Telegrafi.Cisterna Altura, që i përkiste kompanisë turke Pergamon Denizcilik Isletmeleri A.S., u nis nga qyteti portual rus i Novorossiysk në bregdetin verilindor të Detit të Zi. Cisterna, për të cilën raportohet se mbante 140,000 ton naftë, dyshohet se u sulmua rreth orës 12:30…

Read More

Gjatë gërmimeve të realizuara nga njësitë kompetente policore dhe institucionet përkatëse në Rahovec, janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.Sipas njoftimit të policisë mbetjet dyshohet të jenë të një individi që figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë periudhës 1998–1999.Mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa procedurat tjera lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Read More

Përballë Kombëtares së Sllovakisë, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet të hedhë në fushë një formacion të balancuar 3-5-2, që në fazën mbrojtëse shndërrohet në 5-3-2, duke synuar siguri prapa dhe rrezik konstant përpara.Trajneri gjerman nuk do të bëjë ndryshime të mëdha për ndeshjen e sotme (e enjte) që Kosova do ta luajë në stadiumin “Tehelne pole”, me fillim nga ora 21:00.Foda do të vazhdojë edhe në këtë ndeshje t’i besojë rreshtimit që e solli deri në play-off, po ashtu edhe lojtarëve që mbajtën barrën kryesore të ekipit kombëtar në kualifikuese. Në portë, besimi i Fodas mbetet te…

Read More

Pas rritjes së çmimit të derivateve të naftës në vend disa kompani private të autobusëve nëpër komunat e Kosovës kanë rritur çmimin e biletave për udhëtarët. Kryetari i Unionit të Shoqatave të Transportit të Udhëtarëve, Jakup Berisha ka folur për arsyet e rritjes së çmimeve të biletave në transportin rrugor në Kosovë, duke theksuar se ky sektor funksionon në një treg plotësisht të lirë.Sipas tij, të gjitha kompanitë e transportit të udhëtarëve në vend janë private dhe vendimet për çmimet merren nga vetë pronarët apo drejtuesit e tyre, pa koordinim me institucione apo organizime të tjera.“Së pari tregu është i…

Read More

Janë bërë pesë vjet që nga vdekja e humoristit të njohur shqiptar, Rasim Thaçi – Cima.Aktori ndërroi jetë më 26 mars të vitit 2021 në kohën e pandemisë nga COVID-19.Në këtë ditë u përkujtua edhe nga djali i tij, Artan Thaçi, me një dedikim në rrjete sociale.”5 vite pa ty, babë. Por çdo ditë me ty në zemër. Humori yt jeton, emri yt jeton, ti jeton. Krenar gjithmonë për ty”, ka shkruar ai.Gjatë karrierës së tij, Cima u shqua si një prej figurave më të dashura të humorit shqiptar, duke arritur të tërheqë publikun me rolet e tij në teatër,…

Read More

Drejtoria e Inspektoratit në Fushë Kosovë ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve të rregullta në terren, ka realizuar inspektime në disa punishte në territorin e komunës.Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në dy prej tyre janë evidentuar shkelje që lidhen me mungesën e mirëmbajtjes si dhe mungesë të theksuar të kushteve të sigurisë në punë.“Si rezultat i këtyre parregullsive, inspektorët kanë shqiptuar gjoba konform legjislacionit në fuqi dhe kanë urdhëruar ndërmarrjen e masave të menjëhershme për përmirësimin e kushteve të punës”, thuhet në njoftim.Nga kjo drejtori është theksuar se mbeten të përkushtuar në garantimin e sigurisë në vendin e punës dhe…

Read More

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se ka marrë një vendim për racionalizimin e hapësirave administrative, me qëllim uljen e kostove dhe rritjen e efikasitetit institucional.Sipas njoftimit, ky vendim parasheh zhvendosjen e Ministrisë dhe institucioneve vartëse në objekte publike, duke shmangur shpenzimet për qira dhe duke shfrytëzuar më mirë pronën shtetërore.“Sot kam nënshkruar një vendim për racionalizimin e hapësirave administrative në Ministrinë e Bujqësisë. Ky vendim hap rrugën për zhvendosjen e Ministrisë dhe institucioneve vartëse në objekte publike, duke shfrytëzuar pronën e shtetit dhe duke i dhënë fund kostove të panevojshme të qirasë”, ka njoftuar ministri Armend…

Read More