Author: korrektpress

SHBA-të po planifikojnë të dërgojnë aeroplanmbajtësen USS George Washington në Lindjen e Mesme për të zëvendësuar USS Abraham Lincoln në një rotacion të planifikuar më parë, raportoi The Wall Street Journal.Anija “Lincoln” ka qenë në det për më shumë se 250 ditë pa asnjë ndalesë në port prej 200 ditësh, duke ngritur shqetësime midis ligjvënësve në lidhje me kushtet e jetesës së marinarëve.Aeroplanmbajtësja Lincoln filloi vendosjen në nëntor dhe u ridrejtua në Lindjen e Mesme në janar përpara luftës së SHBA-së me Iranin. Aeroplanmbajtësja dhe avionët e saj luajtën një rol kyç në Operacionin Epic Fury dhe që atëherë kanë…

Read More

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka zgjedhur të mos japë përgjigje konkrete kur është pyetur për raportin e saj me ish-partnerin, Robert Berishën, duke lënë hapësirë për interpretime të shumta.Nora ishte e ftuar në një intervistë për emisionin “Artistët Shqiptarë”, me gazetarin Butrint Pasjaqa, ku foli për karrierën, jetën personale dhe disa detaje nga jeta e saj jashtë skenës.Gjatë intervistës, vëmendje të veçantë morën pyetjet rreth raportit me Robertin. Edhe pse dyshja janë ndarë prej vitesh, ata kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë, veçanërisht për shkak të vajzës së tyre, Renee.Nora ka treguar se të dy vazhdojnë të kuptohen mirë…

Read More

Aymeric Laporte, mbrojtësi 32-vjeçar, është rikthyer në radarët e Real Madridit gjatë këtij afati kalimtar, ndonëse aktualisht nuk ka negociata konkrete mes palëve.Athletic Bilbao e ka nën kontratë mbrojtësin deri në vitin 2028 dhe e vlerëson atë rreth 80 milionë euro, ndërsa Real Madridi fillimisht duhet të krijojë hapësirë në skuadër përpara se të shqyrtojë një tjetër transferim.Interesi i Real Madridit për Laporten nuk është i ri. Klubi madrilen e kishte monitoruar situatën e tij që në vitin 2015, kur mbrojtësi i Athletic ishte vetëm 20 vjeç. Në atë kohë, “Los Blancos” madje kishin shqyrtuar mundësinë e një transferimi duke…

Read More

Komuna e Prishtinës ka ftuar operatorët e parkingjeve private në kryeqytet që të aplikojnë për pajisje me leje.Sipas njoftimit të Komunës, aplikimi bëhet përmes platformës online të aplikimeve, ndërsa afati i fundit është 31 gusht 2026.Komuna ka paralajmëruar se aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.Operatorët e interesuar mund të aplikojnë përmes platformës së aplikimeve të Komunës së Prishtinës dhe të konsultojnë thirrjen përkatëse për kushtet dhe procedurat e aplikimit.

Read More

Ky kombinim sjell një frymë mesdhetare në veshjet tuaja për fundin e verës 2026. Një dyshe plot gjallëri, por në të njëjtën kohë eleganteNgjyrat e ndezura po zëvendësojnë gradualisht paletën e përmbajtur dhe diskrete të “luksit të heshtur”.Nga nuancat neon që bien menjëherë në sy deri te bluja e qetë, por efektive, aquamarine, pothuajse çdo ngjyrë e spektrit ka pasur momentin e saj këtë vit dhe ka gjetur vend në gardërobat tona. Për këtë arsye, vera është mbushur me kombinime të guximshme dhe interesante.Qoftë kombinimi i rozës me kafen e thellë të vitit të kaluar, apo jeshilja në nuancën e…

Read More

Legjenda e Spartak Moskës, Valeriy Kechinov, ka dhënë një vlerësim pozitiv për transferimin e sulmuesit shqiptar Mirlind Daku, duke shprehur bindjen se reprezentuesi i Kosovës mund të ketë ndikim të madh te skuadra ruse.Në një intervistë për Match TV, ish-futbollisti i Spartakut e ka cilësuar transferimin e Dakut si një përforcim që zgjidhte një prej nevojave kryesore të ekipit në repartin ofensiv.“E kam thënë tashmë se na duhej të forconim pozicionin e qendërsulmuesit. Blerja e Dakut e zgjidhi këtë problem. Jam i sigurt se Mirlindi do të jetë një ndihmë e madhe për Spartakun”, deklaroi Kechinov.Daku iu bashkua Spartak Moskës…

Read More

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot e cilësoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun si mik.Osmani në Kanal 10 ka thënë se i vjen mirë që Kurti e quan Abdixhikun mik, por ka rikujtuar deklaratat e tij të mëhershme, kur e kishte krahasuar kreun e LDK-së me “lider fisesh”.“Mua po më vjen mirë që po e quan kryetarin Abdixhiku mik kur para dy javësh e krahasonte me lider fisesh, dhe ky cilësim nga ana e tij nuk ishte i mirë, sepse këto cilësime ndaj krerëve, në këtë rast ndaj Abdixhikut,…

Read More

Sabri Novosella, në emisionin “Dosje” të RTV Dukagjinit, të udhëhequr nga Ermal Panduri, ka folur për takimin e tetorit të vitit 1981 në Stamboll dhe raportet mes Kadri Zekës dhe Jusuf Gërvallës.I pyetur nga Panduri nëse situata ishte tensionuar gjatë takimit me Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën, Novosella ka thënë se nuk mund të flitet për tensionim, por se palët kishin mbetur në qëndrimet e tyre.“Nuk mundem të them se është tensionuar, por mbetëm para qëndrimeve tona”, ka deklaruar Novosella.Panduri ka përmendur deklarimet e Saime Isufit, gruas së Kadri Zekës, sipas së cilës situata në takim kishte qenë aq e…

Read More

Nga “ma ke borxh” te “prindërit e mirë këtë e bëjnë” – psikologët tregojnë si t’i dalloni presionet emocionale dhe të vendosni kufij pa e prishur marrëdhënien me fëmijënNdonjëherë dashuria prindërore, ndjenja e fajit dhe dëshira për të qenë gjithmonë mbështetje për fëmijët e bëjnë të vështirë vendosjen e kufijve të shëndetshëm. Psikologu dhe këshilltari për prindër Jeffrey Bernstein paralajmëron se fëmijët e rritur ndonjëherë përdorin “truke” emocionale për të marrë atë që duan. Ja disa fjali që ia vlen t’i dalloni – dhe mënyra se si mund t’u përgjigjeni.1. “Nuk të kërkova të më lindje.”Kjo fjali mund t’i shkaktojë…

Read More

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se së shpejti do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së.“Pasi të përfundojmë mposhtjen e Iranit, i cili po mposhtet shumë keq, së shpejti do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump në Akademinë e re të Policisë së Qarkut Nassau në Garden City, New York.Trump tha gjithashtu se bllokada amerikane e rrugës ujore strategjike mbetet në fuqi, duke deklaruar se “asnjë anije nuk kalon nëse ne nuk duam që të kalojë”.SHBA-ja dhe Irani ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Pakistani në prill dhe më vonë…

Read More