Author: korrektpress

Toyota publikoi një imazh paraprak për një automjet të ri.Duket të jetë një SUV më i madh që mund të jetë një nga modelet e ardhshme elektrike me tre rreshta ulëse, por është ende e paqartë.Toyota nuk dha asnjë informacion në lidhje me njoftimin paraprak, përveçse tha, “Diçka e re është në horizont.” Marka ka konfirmuar tashmë se ka “plane për të prodhuar dy SUV elektrikë krejtësisht të rinj me tre rreshta në SHBA”. Prodhuesi i veturave do t’i ndërtojë të dy në fabrikën e saj në Kentucky. Ky mund të jetë një nga këto modele. /Telegrafi/

Read More

Prezantimet e iPhone nga Apple janë gjithmonë një çështje e rëndësishme dhe viti 2026 nuk do të jetë ndryshe. Por këtë vit, gjërat mund të duken paksa të pazakonta. Po, thashethemet sugjerojnë se iPhone 18 bazë mund të mos vijë me pjesën tjetër të linjës në shtator të këtij viti.Në vend të kësaj, mund ta shohim të lansohet në pranverën e vitit 2027, duke ia lënë lansimin në vjeshtë iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max dhe iPhone-it të palosshëm të shumëpritur. Dhe kjo na jep muaj të tërë spekulimesh dhe rrjedhjesh informacioni për të diskutuar, por prapëseprapë, ja çfarë…

Read More

Jude Owens, 2-vjeçari nga Anglia, ka thyer dy rekorde Guinness duke luajtur bilardo.Babai i djalit, Luke, tha se e dinte që Jude do të shkëlqente në këtë sport që herën e parë që mori një shkop në dorë.”Jude ka arritur shumë në një kohë kaq të shkurtër, por të kesh dy rekorde botërore, është ndoshta një moment kulmor”, tha Luke për Guinness World Records. “A mendoj se ai do të bëhet kampion bote një ditë? Si baba, gjithmonë shpreson që fëmijët e tu të bëjnë mirë në jetë, kështu që kjo do të ishte aspirata më e madhe nëse ai…

Read More

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi.com, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tregon çfarë do të thotë për Kosovën përfshirja në Bordin e Paqes të themeluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe cilat janë obligimet, përgjegjësitë dhe përfitimet që mund t’i ketë.Në këtë podcast, Osmani ka folur për takimin e saj me Presidentin Donald Trump, raportet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe mundësitë për një diplomaci të re, përfshirë edhe angazhimin me shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes si…

Read More

Paris Saint-Germain nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Newcastle United dhe mbeti jashtë top 8 në Ligën e Kampionëve.Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, tha se skuadra e tij e meritonte fitoren me një diferencë të vogël më shumë. “Ishte një pjesë e parë shumë e mirë. E nisëm pozitivisht. Humbëm një penallti, por krijuam raste. Goli i barazimit pak para pjesës së parë dhembte”, deklaroi ai.Enrique shtoi se Newcastle është fizikisht një ekip i fortë dhe e dinin këtë para ndeshjes. PSG planifikon t’i ofrojë ‘kontratë të përjetshme’ Enriques telegrafi.com “E meritonim fitoren, jo me një diferencë…

Read More

Këngëtari i famshëm Marc Anthony (57) dhe gruaja e tij 31 vjet më e re, Nadia Ferreira, kanë zbuluar se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.Çifti e ndau lajmin e lumtur në një postim të përbashkët në Instagram sot, duke shënuar përvjetorin e tretë të martesës. Me këtë rast, ata zbuluan se djali i tyre Marco së shpejti do të bëhet një vëlla i madh.”Gëzuar përvjetorin e tretë të martesës! Çfarë dhurate të mrekullueshme na ka dhënë jeta. Zoti është i madh. Marquito do të jetë një vëlla i madh”, shkruan ata në mbishkrimin e fotos. View…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se do të asgjësojë produktin ushqimor APTAMIL AR 2 – 400 gram, në përputhje me legjislacionin në fuqi, pas njoftimit të pranuar nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).Sipas AUV-së, situata është nën kontroll të plotë dhe institucionet përkatëse janë duke vepruar me përgjegjësi maksimale, ndërsa veprimet janë ndërmarrë menjëherë pas pranimit të informacionit nga RASFF.“Nga momenti i njoftimit e deri më sot, nga tregu janë tërhequr 212 pako të produktit APTAMIL AR 2 – 400 g, me datë skadimi 02.01.2027, të cilat, sipas AUV-së, “do…

Read More

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, seanca e së enjtes në rastin ku Bedri Shabani bashkë me Muharrem Qerimin akuzohen për spiunazh, pritet të vazhdojë e mbyllur.Në këtë rast, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi akuzohen për spiunazh. Qerimi akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.Nga zyra e kryetarit të trupit gjykues, Rrahman Beqiri konfirmuan se seanca pritet të vazhdojë me dëgjimin e ekspertëve, dhe se derisa të përfundojë dëgjimi i tyre, do të jetë e mbyllur për publikun.Të mërkurën, me propozim të mbrojtësit të të akuzuarit Bedri Shabani, avokatit Besnik Berisha, seanca është mbyllur për publikun për arsye…

Read More

Një stuhi e fuqishme dimërore, e ndjekur nga një valë intensive e ajrit arktik ka marrë dhjetëra jetë në të gjithë SHBA-në.Numri i të vdekurve në nivel kombëtar arriti në të paktën 62 deri mbrëmë ndërsa zyrtarët theksuan se disa vdekje mbeten nën hetim.Meteorologët paralajmëruan se një sistem tjetër dimëror mund të ndikojë në pjesë të vendit në ditët e ardhshme, duke rritur shqetësimet për ndërprerje të mëtejshme dhe rreziqe për sigurinë publike.Alarmet për mot të ftohtë janë lëshuar për pjesën më të madhe të SHBA-së qendrore dhe lindore, me një vorbull polare që pritet të vendosë rekorde në disa…

Read More

Një sasi e madhe e produkteve të duhanit pa pulla akcize është sekuestruar gjatë një aksioni të ekipeve mobile doganore dhe zyrtarëve të Doganës së Manastirit, në një objekt tregtar me pakicë në Strugë.Sipas njoftimit zyrtar, vlera e mallrave të sekuestruara tejkalon 1.8 milionë denarë, ndërsa me këtë aktivitet është parandaluar shmangia e pagesës së akcizës në vlerë prej 509 mijë denarësh.Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur 1.027 kuti cigare, 1.387 cigare elektronike, 530 cigarilo, 503 paketime duhani për nargjile, 77 puro dhe 19 paketime duhani për tymosje, të gjitha pa pulla akcize.Kundër personave përgjegjës është iniciuar procedura përkatëse ligjore, ndërsa…

Read More