Author: korrektpress

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për datën 15 gusht.Sipas vendimit të MINTI-it, çmimi i naftës sot është 1.75 euro për litër, dy centë më shtrenjtë se të premten. Çmimi i benzinës është i njëjtë me të premten, 1.50 euro për litër.Po njëjtë mbetet edhe çmimi i gazit, 0.61 euro për litër.Këto çmime të derivateve vlejnë 24 orë. /Telegrafi/

Read More

Ushtarët hungarezë të caktuar në Batalionin e Rezervës Taktike të KFOR-it zhvilluan një ushtrim taktik pranë Obiliqit.Në njoftim bëhet e ditur se ushtrimi, i cili u përqendrua në luftimin në hapësira të afërta (CQB) në një mjedis kompleks urban, shënoi përmbylljen e një cikli intensiv tre-mujor të trajnimit, me synim forcimin e aftësive taktike, gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë.Të mbështetur nga automjete të blinduara dhe një helikopter H145M i KFOR-it, ushtrimi përfshiu gjithashtu kapacitete zvicerane kundër dronëve dhe ekspertizë rumune për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese (EOD).“Kjo mundësoi testimin e aftësisë së kompanisë së integruar për të planifikuar dhe zhvilluar operacione komplekse në…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive.Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 533 forca operacionale dhe 39 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 186 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 120 efektivë të FA-së, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.Në Dajt, Tiranë, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Forcat operacionale mbështeten nga 50 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë, ndërsa nuk raportohet rrezik…

Read More

Jason Arday, ish-profesor i sociologjisë së arsimit në Universitetin e Kembrixhit, është gjetur i vdekur në një adresë në Battersea, në jug të Londrës. Shërbimet emergjente thanë se një burrë u gjet “pa shenja reagimi” të premten pasdite. Policia e ka cilësuar vdekjen si të papritur, por nuk beson se ajo është e dyshimtë.Arday, 41 vjeç, kishte dhënë dorëheqjen javën e kaluar nga posti në Kembrixh, pas akuzave për plagjiaturë dhe pikëpyetjeve mbi disa prej arritjeve të tij akademike. Ai i kishte mohuar akuzat, ndërsa kishte pranuar se në disa prej punimeve të tij të hershme kishte gabime.Familja e tij…

Read More

Ylli i “American Pie”, Shannon Elizabeth, 52 vjeçe, ka zbuluar se po siguron të ardhura më të mëdha se më parë, jo përmes aktrimit, por nga platforma OnlyFans.Aktorja iu bashkua platformës në prill dhe, sipas deklaratave të saj për Variety, fitoi më shumë se 1 milion dollarë (afërsisht 865 mijë euro) vetëm në nëntë ditët e para. Elizabeth ka treguar gjithashtu se të ardhurat nga OnlyFans tashmë kanë tejkaluar paratë që ka fituar nga disa prej filmave të saj më të njohur, përfshirë “American Pie”, “Love Actually”, “Scary Movie” dhe “Jay and Silent Bob Strike Back”. Para se të rikthehej…

Read More

Një tërmet me magnitudë 5.0 ka goditur në orët e para të së shtunës provincën e Granadës në Spanjë, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik te banorët.Tërmeti u regjistrua në orën 01:04, me epiqendër pranë Alhendín, në zonën metropolitane të Granadës.Lëkundjet u ndjenë në pjesë të mëdha të Andaluzisë, përfshirë provincat e Granadës, Málaga, Almería, Jaen, Cordoba dhe Sevilla. Shërbimet e emergjencës morën më shumë se 200 telefonata lidhur me tërmetin dhe dëmet e shkaktuara.Në disa zona u raportuan çarje në fasada, rënie të pjesëve të ballkoneve dhe kornizave të çative, si dhe dëmtime të automjeteve. Një ndërtesë banimi në…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po kryhen gërmime me dyshimin për varrezë masive janë gjetur mbetje eshtërore të tre individëve.Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Haxhiu: Gjetja e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut, hap i rëndësishëm për zbardhjen e fatit të të zhdukurve “Krime lufte kundër popullatës civile… fshati Kalludër, Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Më datën 14.08.2026 njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetjet eshtërore të tre individëve, të cilat sipas ekspertit mjeko-ligjor janë me prejardhje njerëzore dhe janë me interes…

Read More

Po atë ditë që OBRM-PDUKM njoftoi se uji në Gostivar më në fund është i pijshëm, Ndërmarrja Publike e Shërbimeve “Boshava” nga Demir Kapija njoftoi se uji në ujësjellësin e tyre nuk është i sigurt për t’u pirë ose për t’u gatuar, deklaruan nga partia opozitare LSDM. “Dje në Gostivar ata organizuan një dolli dhe një foto në grup me gota me ujë. Turp. Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë nuk ishin aty.Ata po “lëshonin” ujë nga një ekskursion.Ata nuk donin të shfaqeshin para qytetarëve.Nëse lind përsëri ndonjë problem, ata do t’ia kalojnë përgjegjësinë dikujt tjetër. Ata do të thonë: “Isha…

Read More

Dhjetë muaj pas atentatit me bombë ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci, një arrestim spektakular ka tronditur Italinë. Urdhëruesi i dyshuar është një mik i vjetër i viktimës dhe një i njohur i kahershëm i drejtësisë, shkruan gazeta zvicerane “Tages-Anzeiger”.Sigfrido Ranucci është një nga reporterët më të njohur të Italisë – i patrembur, me përvojë dhe i pakompromis. Dikur raportonte për luftërat ballkanike dhe për sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Ndërkohë, gazetari që së shpejti mbush 65 vjet drejton në transmetuesin publik RAI emisionin investigativ “Report”. Temat që trajtohen aty janë tejet shpërthyese: korrupsioni, shpërdorimi i pushtetit dhe lidhjet…

Read More