Author: korrektpress

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka ndarë një rrëfim tejet emocional për fëmijërinë e tij, duke zbuluar sakrificat e mëdha të prindërve dhe vështirësitë që ka kaluar në moshë shumë të hershme.Në një intervistë të publikuar nga Premier League, Xhaka theksoi se një nga momentet më të vështira të jetës së tij ishte fakti që ai dhe vëllai i tij kalonin deri në 18 orë vetëm në shtëpi, për shkak të angazhimeve të shumta të prindërve.“Kam qenë lider që në moshën katërvjeçare. Prindërit e mi punonin gjatë gjithë ditës dhe bënin edhe punë shtesë që ne të kishim kushte më të…

Read More

Pas shumë kritikash dhe sugjerimesh nga akademia, Ministria e Arsimit po finalizon draftin e dytë të Ligjit për Arsimin e Lartë. Brenda një periudhe dhjetëditore, dokumenti do të rishfaqet në sistemin ENER. Zëvendësministri Driton Sulejmani në intervistë për Alsat tha se janë munduar t’i përfshijnë të gjitha vërejtjet konstruktive për ta bërë ligjin më funksional se versioni i parë. Gjithashtu, zv ministri Sulejmani garantoi se nuk do të ketë asnjë cenim të autonomisë universitare, e cila mbetet shtylla kryesore e reformës.“Jemi në fazën ku të gjitha ato sugjerime edhe kritika po mundohemi ti përfshijmë në draft versionin e ri. Mendoj…

Read More

Pas një paraqitjeje të vështirë ndaj Manchester Cityt, ku arritën të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, një tjetër sfidë e vështirë e pret Real Madridin në vikend.‘Los Blancos’ do të përballen me rivalët e përjetshëm, Atletico Madrid, në derbin që do të zhvillohet të dielën në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’.Sipas raportimeve të gazetës spanjolle AS, një lajm i madh për Real Madridin është rikthimi i Kylian Mbappe në formacionin titullar. Hera e tij e fundit si titullar me ‘Los Blancos’ ishte pikërisht një muaj më parë, më 21 shkurt kundër Osasunas, në një ndeshje ku nuk ishte në…

Read More

Një mace e zezë ka bërë namin në internet për mënyrën e pazakontë me të cilën “hakmarr” ndaj vëllait të saj të bardhë, i cili nuk pushonte së bëri shaka. Pronaret e tyre, Jayde McDonald, tregojnë se Jett, macja e zezë 4-vjeçare, shpesh tregon dominimin ndaj vëllait më të ri, Yeti, 2 vjeç.Në një video të bërë viral në TikTok, Yeti futet në një qese letre për t’i bërë një surprizë Jettit, por Jett e kap qesen dhe nuk e lë të dalë. McDonald shpjegon se macja e zezë është pak xheloze dhe ndonjëherë pak e autoritar, ndërsa Yeti është…

Read More

Pas dakordimit me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan HanrahanDepartamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se sot në Washington, zyrtari i Lartë Brendan Hanrahan është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.Ky takim është mbajtur në orën 11:15 të mëngjesit sipas kohës lokale amerikane.“Zyrtari i Lartë i Byrosë Hanrahan takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sørensen, në Departamentin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky takim ka qenë i mbyllur për shtyp.Ky udhëtim në SHBA i Sorensen vjen pas arritjes së marrëveshjes…

Read More

Rusia ka bërë një propozim të paprecedent për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sugjeruar një marrëveshje që mund të kishte pasoja të rëndësishme për balancën gjeopolitike në rajon. Sipas këtij propozimi, Moska do të ndalonte ndarjen e informacionit të inteligjencës me Iranin, nëse SHBA-ja ndërpriste ofrimin e inteligjencës ushtarake dhe të sigurisë për Ukrainën.Marrëveshja, nëse do të pranohej, do të shënonte një lëvizje të rrallë diplomatike, duke lidhur politikat e inteligjencës mes tre vendeve dhe potencialisht duke ulur tensionet në disa rajone të nxehta, shkruan politico. MINUTË PAS MINUTE – Lufta në Iran dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme…

Read More

Mjeshtri i famshëm i arteve marciale dhe aktori Chuck Norris ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeç. Ai do të mbahet mend për arritjet e tij të jashtëzakonshme në aktrim.Si aktor aksioni, Norris kishte një autenticitet që pakkush e posedon. Ai ishte një artist i shkëlqyer i arteve marciale me tituj të shumtë dhe rripa të zinj në disa disiplina. Ai u shfaq në ekran me legjendarin Bruce Lee në filmin “Rruga e Dragoit”, gjë që e forcoi më tej statusin e tij në botën e aksionit.”Është e vërtetë, Lee ishte një kundërshtar i frikshëm, me një trup dhe teknikë…

Read More

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për të larguar nga mbështetja financiare projektin e Autostradës së Dukagjinit, duke e cilësuar këtë si një hap të gabuar me pasoja për zhvillimin ekonomik të vendit.Sipas Haradinajt, gjatë kohës sa ai drejtonte qeverinë, projektimi i kësaj autostrade ishte një hap konkret drejt realizimit të një prej projekteve më të rëndësishme zhvillimore për Kosovë. Ai theksoi se vendimi i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, për ta larguar këtë projekt nga financimi, paraqet një pengesë serioze për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe zhvillimin rajonal.Haradinaj theksoi se kjo nuk është vetëm…

Read More

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se Maqedonia me vëmendje po e ndjek gjendjen për shkak të luftës në Iran. Ai e përsëriti qëndrimin që ishte theksuar edhe në seancën e Këshillit të Sigurisë se gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, por theksoi se duhet pasur kujdes për pasojat ekonomike, veçanërisht për atë që po ndodh në Ngushticën e Hormuzit, nga ku kalon një e pesta e naftës.“Gjendja e sigurisë në Maqedoni është stabile, por duhet të kemi kujdes ndaj indikatorëve potencialë ekonomikë. Kjo është pjesa ku edhe ne do të ndiejmë reflektim absolutisht.…

Read More

Gwyneth Paltrow ka tërhequr vëmendje të madhe në ceremoninë e këtij viti të Academy Awards, jo vetëm për paraqitjen e saj elegante, por edhe për një situatë të pazakontë që lidhej me fustanin që kishte veshur.Aktorja zbuloi se, për shkak të dizajnit të veçantë dhe shumë të ngushtë të fustanit, ajo nuk ka mundur të shkojë fare në tualet gjatë gjithë mbrëmjes, pasi ishte “qepur” praktikisht brenda tij për t’iu përshtatur në mënyrë perfekte trupit.Në këtë paraqitje, e cila shënonte rikthimin e saj në Oscar pas më shumë se një dekade, Gwyneth Paltrow u shfaq me një fustan të bardhë…

Read More