Author: korrektpress

Dy raste të përdorimit të armëve të zjarrit janë raportuar mbrëmjen e 15 gushtit në Podujevë, në kuadër të ahengjeve familjare.Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Bajram Metolli”, ku policia ka arrestuar një person nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.Në cilësi të provës është konfiskuar një armë TT me shtatë fishekë, e cila, sipas policisë, ishte me leje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.Ndërkaq, rreth orës 19:59, në fshatin Obranqë, një tjetër person është arrestuar nën dyshimin se kishte…

Read More

Ellie Goulding ka tërhequr vëmendjen teksa ka ndarë një pamje nga pushimet e saj, duke u fotografuar me bikini në bordin e një jahti luksoz, vetëm pesë muaj pasi u bë nënë për herë të dytë.Këngëtarja 39-vjeçare shfaqet e qetë teksa merr rreze dielli së bashku me një shoqe, ndërsa pozon me bikini të zeza me lidhëse, shkruan DailyMail.Në një nga fotografitë, ajo shihet e shtrirë me sytë mbyllur, duke ekspozuar edhe tatuazhin në pjesën anësore të trupit. Ellie mirëpriti vajzën e saj të dytë, Iris Edaline, më 6 mars 2026, me aktorin Beau Minniear. Ajo është gjithashtu nënë e…

Read More

Shefi i reanimacionit të Vlorës, Edmond Breshanaj, ka folur për momentin e mbërritjes së gjashtë të plagosurve në spital, pas zjarrit që përfshiu një hotel në Lungomare.Sipas tij, pacientët ndodheshin në katin e dytë. Tre prej tyre kishin pësuar djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin hedhur nga kati i dytë dhe kishin pësuar fraktura të kolonës.“Ishte një situatë shumë emergjente. Bëhej fjalë për 6 pacientë të lënduarr nga zjarri, të cilët ndodheshin në katin e dytë. Tre prej tyre kishin djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin hedhur nga kati i dytë dhe kishin pësuar fraktura të…

Read More

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë.Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Sheshi i Arbrit”, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur viktimën, një mashkull kosovar, të plagosur me armë zjarri. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).Sipas Policisë, të dyshuar për rastin janë dy meshkuj kosovarë, të cilët pas incidentit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdojnë të jenë në arrati.Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore. /Telegrafi/

Read More

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të shtunën në fshatin Mleqan të Malishevës.Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:05, kur një veturë ka goditur një këmbësor.Si pasojë e goditjes, këmbësori ka ndërruar jetë.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

Read More

Barcelona vazhdon të punojë për rikthimin e Joao Cancelos në Camp Nou, por Al-Hilal ka rritur kërkesat financiare dhe e ka bërë më të komplikuar marrëveshjen.Klubi katalanas kishte avancuar negociatat me Al-Hilal, por skuadra saudite tani kërkon 15 milionë euro për të lejuar largimin e mbrojtësit portugez.Fillimisht, palët kishin diskutuar për një shumë prej rreth 8 deri në 10 milionë euro, madje negociatat kishin arritur në një fazë ku ekzistonte edhe një mirëkuptim verbal. Megjithatë, Al-Hilal ka ndryshuar qëndrim dhe ka rritur çmimin me rreth 5 milionë euro.Barcelona nuk dëshiron të paguajë pa negociuar dhe Deco pritet të tentojë të…

Read More

Një zgjedhje e unifikuar e pllakave mund ta bëjë hapësirën të duket më e pastër, më e gjerë dhe dukshëm më eleganteBanjoja prej kohësh nuk është vetëm një hapësirë funksionale. Gjithnjë e më shpesh ajo projektohet si një spa e vogël në shtëpi, me materiale dhe ngjyra që krijojnë ndjesinë e qetësisë dhe luksit.Një nga trendet që po tërheq vëmendjen në mobilim është “tile drenching” – përdorimi i së njëjtës pllakë, ose i modeleve shumë të ngjashme, në dysheme, mure dhe pjesë të tjera të banjës.Rezultati është një ambient i unifikuar, modern dhe vizualisht më i gjerë.Çfarë është “tile drenching”?Ideja…

Read More

Një hotel në Lungomare të Vlorës është përfshirë nga flakët, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda.Një prej pushuesve, me origjinë nga Kosova, ka rrëfyer momentet e frikshme gjatë rënies së zjarrit.“U hodha nga kati i dytë, kishte edhe familje të tjera që u hodhën”, ka treguar pushuesi, duke përshkruar situatën e krijuar brenda hotelit. Përfshihet nga flakët një hotel në Vlorë, 7 persona dërgohen në spital Pas përhapjes së flakëve, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit.Si pasojë e ngjarjes, 7 persona janë dërguar në spital, ndërsa 3 prej tyre…

Read More

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, të përditësuara më 16 gusht 2026 në orën 07:51.Sipas të dhënave, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku në dalje të automjeteve koha e pritjes është rreth 35 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 200 metra.Gjendje më e ngarkuar paraqitet edhe në Merdar. Në këtë pikë, pritjet në dalje variojnë nga 20 deri në 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 300 metra.Në pikat tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurtra. Në…

Read More

Matthew McConaughey ka zbuluar se cili prej filmave të tij vazhdon t’i sjellë më shumë të ardhura, edhe më shumë se roli që i dha çmimin Oscar.Aktori 56-vjeçar tha se komedia romantike “How to Lose a Guy in 10 Days”, e vitit 2003, me Kate Hudson, mbetet filmi që i sjell më shumë të ardhura nga pagesat e mbetura, shkruan DailyMail. “Ende paguan më shumë para se çdo film tjetër që kam bërë ndonjëherë”, u shpreh McConaughey, duke e cilësuar filmin si një “dhuratë që vazhdon të japë”.Pavarësisht se “Dallas Buyers Club” i vitit 2013 i siguroi atij Oscar-in për…

Read More