- Ish-komandanti i UÇK-së godet qeverisjen aktuale, kërkon largimin e Kurtit
- Vdes një 59-vjeçar në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti në ndërtim
- Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohen dy persona
- “Avantazhi nuk mjafton”, Thomas Muller frikëson Bayernin para ndeshjes me Realin
- Holanda hap rrugën për sistemin “Full Self-Driving” të Tesla
- Fillon sanimi i rrugës në Carralevë, investim mbi 240 mijë euro
- Platformat e mediave sociale “duhet të zhdukin mekanizmat që krijojnë varësi”, thotë Starmer i Mbretërisë së Bashkuar
- Akoma nuk janë identifikuar personat që ditë më parë tentuan t’i vënë zjarrin sinagogës hebraike në Shkup
Author: korrektpress
Ndërsa faturat e energjisë rriten dhe nevoja për stabilitet bëhet gjithnjë e më urgjente, panelet solare po dalin si zgjidhja më e mençur për familjet dhe bizneset. Muqa Solar, kompania pionere që instaloi panelet e para solare në Kosovë që në vitin 2008, sot mbetet një nga emrat më të besueshëm në këtë industri. Me mbi 17 vite përvojë, Muqa Solar ofron projekte të personalizuara, duke analizuar çdo objekt për të garantuar prodhim maksimal të energjisë dhe kursim real. Instalimi i paneleve solare sjell ulje të faturave, pavarësi energjetike, rritje të vlerës së pronës dhe një ndikim pozitiv në mjedis.…
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të shqyrtojë zgjerimin e fushatës së tij ushtarake kundër objektivave të drogës në vende si Meksika dhe Kolumbia.Trump ka autorizuar disa sulme në Detin e Karaibeve dhe në Oqeanin Paqësor lindor ndaj anijeve të vogla venezuelase të akuzuara për transportimin e drogës, si dhe një grumbullim të madh të forcave detare amerikane në rajon që nga shtatori.Presidenti i ka justifikuar këto sulme si një përshkallëzim të nevojshëm për të ndaluar rrjedhën e drogës në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se SHBA-të janë të angazhuara në një “konflikt të armatosur” me kartelet e…
Arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar është shpallur zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, duke u përfshirë në listën e elementeve që kërkojnë mbrojtje të menjëhershme.Ky art unik, i kultivuar ndër shekuj në hapësirat rurale shqiptare, përfaqëson një dimension thelbësor të kujtesës kulturore kombëtare. Lahuta, së bashku me Eposin e Kreshnikëve dhe baladat e traditës veriore, ka shërbyer si mjet i transmetimit të virtyteve të trimërisë, qëndresës, besës, nderit dhe mikpritjes. Kjo traditë është ruajtur brez pas brezi në krahinat e Malësisë së Madhe,…
Redaksia e sportit në mediumin më të madh online në Kosovë, Telegrafi.com do të vazhdojë traditën për të zgjedhur më të mirët e vitit në futbollin kosovar.Si gjithmonë do të ndahen çmimet për secilën pozitë: portieri, mbrojtësi, mesfushori, sulmuesi e talenti i vitit duke mos harruar edhe trajnerin e vitit dhe futbollisti i vitit.Gjithashtu në çmimet që ndahen nga Telegrafi janë edhe ‘Futbollistja e vitit’ dhe klubi më i mirë për vitin 2025. Duke marrë parasysh që lexuesit janë të shenjtë për ne, Telegrafi tanimë për vitin e tretë do të ndajë edhe çmimin e lexuesve. Telegrafi Sport zgjedh më…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash.Këtë e bëri të ditur Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka shkruar se nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro.Kurti tha se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje.“Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë”, ka shkruar Kurti.…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit, dhe me partnerët evropianë ka ngritur aktakuzë ndaj J.V., D.V., dhe I.D për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Spiunazh”.Sipas aktakuzës, më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc” , të pandehurit J.V dhe D.V, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast presidentja Osmani theksoi se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë plotësisht të lirë, të qetë dhe demokratike dhe se transferimi i pushtetit u bë në mënyrë paqësore.Tutje në njoftim thuhet se presidentja Osmani deklaroi se pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv, vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm.Në këtë kontekst, presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave,…
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup, thonë se të shtunën përmes një tubimi paqësor do të kërkojnë lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sipas tyre, padrejtësisht po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë.Xhavit Jashari nga OVL-UÇK tha se kjo gjykatë përmes bashkëpunimit me Prokurorinë serbe, me këtë gjykimi po tenton të njollosë luftën e drejtë të UÇK-së.“Qëllimi i jonë i vetëm është që të kërkojmë drejtësi dhe të solidarizohemi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë të tjerët që padrejtësisht po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë. Ne do…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme, është arrestuar një 28-vjeçar nga fshati Kopanicë, pasi i njëjti, ishte kapur duke transportuar pesë emigrantë nga Egjipti.“Më 08.12.2025 në orën 20:30, në vendin e quajtur “Nova petla” në Gjevgjeli, punonjës policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë, e arrestuan R.R. (28) nga fshati Kopanicë, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit në automjetin “Peugeot” me targa nga Gostivari, që e drejtonte ai, u gjetën pesë emigrantë nga Egjipti”.”Emigrantët u dërguan në Qendrën e Pranimit – Transit “Vinojug” në Gjevgjeli, dhe pas dokumentimit të plotë të…
Trajneri gjerman i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur qartë dëshirën për të sjellë mesfushorin e ri gjerman Angelo Stiller nga Stuttgart.Futbollisti ka shfaqur një rritje të qëndrueshme gjatë disa sezonesh dhe konsiderohet një nga mesfushorët më të talentuar të rinj në Bundesligë. Pjekuria e tij taktike dhe aftësia për të organizuar lojën e bëjnë atë një element të përshtatshëm për stilin e Barcelonës. Flick e njeh mirë Stiller nga koha e tij në Gjermani dhe e sheh si profil ideal për të forcuar mesfushën e klubit katalanas. Trajneri ka kërkuar drejtpërdrejt nga drejtuesit që të bëjnë përpjekje për transferimin, duke…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari