KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së godet qeverisjen aktuale, kërkon largimin e Kurtit

Ish-komandanti i UÇK-së godet qeverisjen aktuale, kërkon largimin e Kurtit

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi, ka reaguar ashpër ndaj qeverisjes aktuale në Kosovë, duke theksuar se vendi ka nevojë urgjente për ndryshim në mënyrën e udhëheqjes.

Ai ka kritikuar mungesën e efikasitetit dhe vizionit në qeverisje, duke theksuar se kjo situatë po pengon zhvillimin e vendit.

“Kosova nuk ka më hapësirë për një qeverisje që vuan nga plogështia dhe mungesa e vizionit kreativ. Interesi shoqëror kërkon largimin e individëve pa kompetencë që mbajnë peng zhvillimin”, ka deklaruar Mustafa.

Sipas tij, një qeveri me numër të madh zyrtarësh, por me pak rezultate konkrete, përbën barrë të rëndë për buxhetin e shtetit.

“Një qeveri e madhe në numra, por e vogël në punë, është barrë e rëndë për buxhetin e shtetit; është koha për një ekzekutiv kompakt, llogaridhënës dhe të dobishëm”, ka shtuar ai.

Në fund, Mustafa ka bërë thirrje për reformim të thellë të ekzekutivit, duke kërkuar një qeveri më funksionale dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.