Author: korrektpress

Ajax mbetet optimist për përfundimin e transferimit përfundimtar të Oleksandr Zinchenko nga Arsenali për shumën prej 1.5 milionë eurosh, por marrëveshja varet nga arritja e një dakordësie mes klubit londinez dhe ukrainasit për pagën e mbetur.Sipas “De Telegraaf”, Ajax dëshiron qartësi “sot”, teksa afati kalimtar po i afrohet mbylljes.Edhe pse agjenti i Zinchenkos, Jorge Mendes, ka rënë dakord me Ajaxin për kushtet personale të lojtarit, duke përfshirë një kontratë deri në verën e vitit 2026, Arsenali dhe futbollisti ende nuk kanë finalizuar marrëveshjen për pagën. Kontrata aktuale e Zinchenkos me Topçinjtë është e vlefshme deri në vitin 2026 dhe raportet…

Read More

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) është sektori me rritjen më të shpejtë në ekonominë e vendit.Sipas Kurtit, eksporti i shërbimeve të TIK-ut është rritur për 386% gjatë katër viteve të fundit, duke u rritur pothuajse pesëfish, çka dëshmon potencialin e këtij sektori për t’u shndërruar në motor kyç të rritjes së mëtejshme ekonomike.Ai theksoi se sektori i TIK-ut, së bashku me shërbimet profesionale dhe mbështetëse, kontribuon me rreth 6% në Bruto Produktin Vendor (BPV) të Kosovës. Po ashtu, Kurti nënvizoi se punësimi në teknologji ka…

Read More

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të Big Brother VIP Albania, Rogert, pas një pyetjeje publike që ky i fundit ngriti lidhur me ndarjen tragjike nga jeta të vëllait të mitur të artistit Gjesti.Situata nisi gjatë një bisede, ku Rogerti ngriti pikëpyetje mbi rrethanat e ngjarjes, duke kërkuar sqarime për fatkeqësinë. Pyetja u konsiderua nga shumë si e papërshtatshme dhe shkaktoi reagime të menjëhershme në rrjetet sociale.Reagimi më i ashpër erdhi nga DJ Gimbo, i cili reagoi publikisht me tone të forta, duke e cilësuar pyetjen si të pashpirt dhe të papranueshme, veçanërisht duke pasur…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë me përpikëri kushtet e vizave amerikane dhe afatet e lejuara të qëndrimit në SHBA, duke paralajmëruar për pasoja serioze në rast të tejkalimit të tyre.Në një njoftim zyrtar, autoritetet amerikane theksojnë se qëndrimi përtej “datës së pranimit” të përcaktuar në formularin I-94 mund të ketë pasoja të rënda ligjore, përfshirë heqjen e vizës, deportimin e mundshëm, si dhe vështirësi apo pamundësi për të aplikuar për viza në të ardhmen.Sipas Ambasadës, tejkalimi i afateve të qëndrimit mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj draft-ligjit të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të ashtuquajturit “Ligji i Karakamishevës”, të hartuar nga OBRM-PDUKM dhe të mbështetur nga koalicioni VLEN.Sipas Ademit, bëhet fjalë për një akt të pastër regresi politik dhe etnik, që përbën rrezik serioz për barazinë dhe për themelet e Marrëveshjes së Ohrit.“Skandal mbi skandal. Kur mendon se kanë arritur fundin, ata gjejnë mënyrë të bien edhe më poshtë. Ky është një ligj për ta vajtuar, jo për ta votuar”, thekson Ademi.Ai vlerëson se ligji në fjalë nuk garanton aspak përfaqësim të drejtë…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.Gjatë takimit u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend.Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se linjëzimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë dhe mbetet një vendim i drejtë dhe strategjik. Ajo nënvizoi se Kosova beson në lidershipin e Presidentit Donald Trump dhe shprehu gatishmërinë e vendit për të dhënë kontribut konkret dhe të përgjegjshëm në përpjekjet ndërkombëtare për…

Read More

Afati kalimtar veror 2026 ka nisur tashmë të marrë formë në zyrat katalanase, me një emër konkret mbi tryezë. Drejtoria sportive e Barcelonës ka identifikuar nevojën për të përforcuar krahun e djathtë me një profil fizik dhe depërtues gjatë afatit kalimtar të ardhshëm veror.Sipas burimeve të ndryshme pranë ambientit blaugrana, zgjedhja për këtë rol që kërkon forcë dhe shpejtësi është Denzel Dumfries. Reprezentuesi holandez përshtatet në mënyrë ideale me skemën e presionit të lartë dhe tranzicionit të shpejtë që po propozohet aktualisht nga trajneri gjerman Hansi Flick.Qëllimi kryesor është sigurimi i një lojtari që ofron një alternativë të besueshme dhe…

Read More

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nën dyshimin për shitje të narkotikëve, gjatë një aksioni të zhvilluar nga Njësia Antidrogë në komunën e Suharekës.Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prizren. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, bëri të ditur se arrestimet janë realizuar pas aplikimit të masave të veçanta hetimore.Sipas tij, gjatë aksionit janë sekuestruar sasi të narkotikëve të llojit kokainë dhe marihuanë, armë zjarri, para të gatshme, si dhe dy vetura, të cilat dyshohet se janë përdorur si mjete për kryerjen e veprës penale.“Janë arrestuar tre persona, të kapur në flagrancë me aplikimin e masave të veçanta hetimore, për shitje të…

Read More

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ka zgjeruar hetimet lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përkatësisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren.Sipas njoftimit, hetimet janë zgjeruar pas pranimit të informatave publike dhe kanë përfshirë një grup të dytë të të dyshuarve. Me autorizim të Prokurorisë, në kuadër të këtij zgjerimi janë intervistuar gjithsej 28 të dyshuar dhe 6 dëshmitarë.Pas intervistimit, me…

Read More

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov mori pjesë sot në një aktivitet kushtuar Paketës së re të Migracionit dhe Azilit, të organizuar nga Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Në fjalimin e tij, Ministri theksoi se kontrabanda e imigrantëve është një nga format e krimit të organizuar me rritjen më të shpejtë në botë – një sfidë serioze sigurie dhe humanitare që asnjë vend nuk mund ta adresojë i vetëm.Republika e Maqedonisë ka ratifikuar të gjitha instrumentet ndërkombëtare përkatëse, përfshirë Protokollin e Kombeve të Bashkuara kundër Kontrabandës së Migrantëve. Megjithatë, sfida kryesore mbetet zbatimi konsistent i standardeve…

Read More