- Gjykatësi rrëzon shumicën e pretendimeve të Blake Lively, një fitore e madhe ligjore për Justin Baldoni
- Efektet e luftës në Iran – përgjysmohen parashikimet e rritjes ekonomike në Gjermani
- Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yje midis atyre që do të largohen
- Filipçe: Nëse nuk anëtarësohemi në BE gjysma e maqedonasve do të marrin pasaporta bullgare
- “Investime zero në energji, veç dy-tri themele me kacia” – Azemi: Qeveria ka dështuar
- Moment i rrallë në Kremlin – kryeministri armen i mbajti një leksion Putinit
- Trump: Radhën e kanë urat, pastaj centralet elektrike të Iranit
- Skandali me njehsorë – parregullsitë e gjetura nga Agjencia e Metrologjisë, deklarata e Kusarit dhe reagimi i KEDS-it e KESCO-s
Author: korrektpress
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka treguar ndeshjen për të cilën Alexander Isak duhet të jetë i disponueshëm pas tre muajsh mungesë për shkak të thyerjes së këmbës, e cila e la jashtë fushave për shumë muaj.Slot ka thënë se sulmuesi suedez do të kthehet në kohë për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Liverpoolit me Paris Saint-Germain muajin e ardhshëm.Por, trajneri i Reds ka kërkuar kujdes në lidhje me kohën kur tifozët mund të presin të shohin formën më të mirë të sulmuesit të blerë për 140 milionë euro, i cili është i lënduar që nga fundi i…
Bella Hadid ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë një daljeje për darkë me miqtë në West Hollywood.Supermodelja 29-vjeçare u shfaq me një dukje të thjeshtë, por shumë stil, duke theksuar linjat e saj trupore me një bluzë portokalli pa mëngë dhe xhinse blu, të kombinuara me taka klasike. Ajo e kompletoi pamjen me aksesorë minimalistë dhe një stil flokësh të mbledhur, duke ruajtur elegancën e saj karakteristike, shkruan DailyMail. Bella u pa duke mbërritur në klubin ekskluziv Bird Streets Club, ku kaloi një mbrëmje të qetë me shoqet e saj.Kjo dalje vjen vetëm pak ditë pasi modelja…
Prishtina dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.Prishtinasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen derbi të javës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin e Kampit Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 13:00.Vendasit vijnë nga një seri prej pesë ndeshjesh pa fitore, e cila i ka dërguar në pozitën e katërt me shtatë pikë prapa Ballkanit dhe Dritës, por me emërimin e trajnerit të ri, Alban Dragusha, synojnë t’i kthehen fitoreve për të shkrirë diferencën e pikëve dhe për tu kthyer në garë. Në anën…
Brenda 12 orësh, mbi 20,000 shtetas të Maqedonisë, vendosën të kalojnë pushimet jashtë vendit. 7,945 shtetas hynë në vend përmes pikës kufitare të Bogorodicës, ndërsa 2,708 të huaj u larguan nga vendi.“Në pikën kufitare të Bogorodicës sot nga ora 12:00 deri në orën 12:00, 1,224 shtetas hynë në vend, dhe 7,954 shtetas u larguan. Sa i përket shtetasve të huaj, gjatë së njëjtës periudhë, 3,098 hynë në vendin tonë, dhe 2,708 u larguan”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.Ministria e Brendshme thotë se 3,040 shtetas të RMV-së dhe 4,430 shtetas të huaj u larguan nga vendi përmes pikës…
Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, po kthehet në një pikë kyçe jo vetëm për energjinë, por edhe për furnizimin me ushqim të mbi 100 milionë njerëzve. Rreth 20 për qind e tregtisë globale me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm kalon përmes saj, shkruan cnn. Për vendet e Gjirit Persik, kjo ngushticë është një “arterie jetike” për importin e ushqimeve, për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe mungesës së tokës së punueshme.Situata është përkeqësuar nga tensionet ushtarake mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, që kanë shkaktuar sulme ndaj anijeve tregtare dhe një bllokim…
Ambasada Amerikane në Tiranë, në një njoftim zyrtar në faqen e saj në Facebook, ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar, duke iu referuar rritjes së tensioneve nga lufta SHBA-Iran në ditët e fundit.Në njoftim, ambasada thekson se të gjithë amerikanët duhet të ndjekin udhëzimet e konsullatave dhe se do të përballen me pezullime të fluturimeve.“Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar. Pas nisjes së operacioneve luftarake të Shteteve të Bashkuara në Iran, amerikanët në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet në…
Ferizaj dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.Ferizajasit janë nikoqir të drenicasve në ndeshjen derbi të “mbijetesës”, e cila pritet të zhvillohet në “Stadiumin e qytetit” të Ferizajt, me fillim nga ora 13:00.Ekipi i Nevil Dedes vjen nga dy fitore të mëdha në kampionat dhe synon të tretën ndaj një rivali direkt për t’u larguar nga zona e rrezikshme dhe pozita e barazhit.Në të njëjtën situatë është edhe ekipi i Thomas Brdaric, i cili ka gjithashtu dy fitore radhazi dhe synon fitore apo rezultat pozitiv ndaj…
BMW ka konfirmuar se motorët e saj tradicionalë me gjashtë cilindra në rresht dhe motorët V8 do të mbeten pjesë e gamës së modeleve. Megjithatë kompania ka nevojë t’i modifikojë ato për të përmbushur standardet e reja të emisioneve Euro 7.Këta motorë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të identitetit të markës, veçanërisht në modelet me performancë të lartë si M5, X5 M, X6 M, X7 M60i dhe M8 (për V8‑in) dhe modele si M240i dhe M3 CS (për motorin me gjashtë cilindra).Megjithatë, për shkak të kërkesave më të rrepta të Euro 7, BMW ka bërë disa kompromisa teknike: fuqia maksimale…
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka goditur një bazë të shpërndarjes së lëndëve narkotike, objekt që është kamufluar si lavazh e automjeteve.Policia njofton se në këtë rast janë konfiskuar edhe rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende të tjera të kundërligjshme.“Në vijim të operacioneve të pandërprera për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas një pune intensive operative dhe hetimore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Kamuflimi’.Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve…
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka dënuar një 33-vjeçar në Vlorë për hedhje të inerteve në trotuar, duke ndotur kështu ambientin dhe penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve.I njëjti është proceduar edhe penalisht, ndërkaq dënimi për të është 20.000 lekë, diku rreth 200 euro. “Strukturat e Policisë në Vlorë, gjatë monitorimit të territorit me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndotjes së mjedisit dhe bllokimit të lëvizjes së lirë të këmbësorëve.Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe verifikimeve në terren, u procedua…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari