Author: korrektpress

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 17 gusht, do të nisë punimet për zëvendësimin e gypit të vjetër të rrjetit kryesor të ujësjellësit në rrugën “Sharrit”.Për shkak të punimeve, gjatë ditës në këtë zonë mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.Sipas KRU “Bifurkacioni”, zëvendësimi i rrjetit ekzistues me gyp të ri synon përmirësimin e cilësisë, sigurisë dhe vazhdimësisë së furnizimit me ujë për konsumatorët.Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/

Read More

Mos i jepni Pekinit kontrollin e vetëm mbi trajtimet e reja dhe terapitë që shpëtojnë jetë.Nga: Jeffrey Mazella, president i Qendrës për Liri Individuale [Center for Individual Freedom] / The Washington Times Përkthimi: Telegrafi.comLidershipi amerikan në bioteknologji ishte rezultat i investimeve prej dekadash. Përbëhet nga një sistem i drejtuar nga tregu, i cili shpërblen inovacionin tejet të nevojshëm, dhe nga një kuadër rregullator i ndërtuar për ta çuar shkencën nga laboratori te pacienti më shpejt se kudo tjetër në botë.Dhe, gjatë pjesës më të madhe të gjysmëshekullit të kaluar, udhëheqja jonë mbeti e pasfiduar. Megjithatë, vitet e fundit kjo ka…

Read More

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë për situatën në të cilën sipas tij ndodhen komunat e Kosovës.Në një postim në rrjetet sociale, Ramadani ka thënë se komunat po përballen me pengesa të mëdha, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe për shkak të presionit nga niveli qendror.“Niveli qendror praktikisht po i falimenton komunat. Komunat e Kosovës po përballen me pengesa të pashembullta. Jo vetëm në aspektin financiar, komunat janë nën një presion të paparë nga Qeveria qendrore”, ka shkruar Ramadani.Ai ka akuzuar Qeverinë në detyrë se po vepron në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.“Në kundërshtim të plotë…

Read More

Kur rutina juaj e mbrëmjes nuk funksionon, koha e gjumit mund të bëhet lehtësisht pjesa më stresuese e ditës suaj. Në vend të një fundi të qetë të mbrëmjes, prindërit shpesh e gjejnë veten duke u përballur me fëmijë të lodhur dhe koha e caktuar për pushim kalon shpejt. Rutinat janë veçanërisht të lehta për t’u prishur gjatë festave, udhëtimeve ose pas ndryshimeve të mëdha familjare, siç është ardhja në jetë e një foshnje të re. Megjithatë, me disa rregulla të thjeshta, është e mundur t’i rivendosni ato, shkruan Parents.com.Pediatrit theksojnë se gjumi cilësor mund të ndikojë pozitivisht në përqendrimin,…

Read More

Ariana Grande u ribashkua me bashkë-yllin e saj nga “Wicked”, Cynthia Erivo, gjatë koncertit në O2 Arena në Londër të dielën, duke surprizuar publikun me dy performanca të përbashkëta.Dy artistet hapën momentin special me këngën “For Good”, një prej hiteve më të njohura të “Wicked”. Më pas, Grande dhe Erivo interpretuan së bashku edhe “Get Happy” dhe “Happy Days Are Here Again”, këngët e famshme të interpretuara nga Judy Garland dhe Barbra Streisand, shkruan DailyMail. Ribashkimi i tyre shënoi performancën e parë publike së bashku që nga speciali televiziv “Wicked: One Wonderful Night”. Grande dhe Erivo kaluan disa vite duke…

Read More

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare “Tabanoc” për hyrje në vend, pritet rreth 30 minuta.Në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe…

Read More

Fermeri nga Malësia e Vogël e Rahovecit, Murat Morina, u ka bërë thirrje institucioneve lokale dhe qendrore që të ndërhyjnë urgjentisht për të adresuar vështirësitë me të cilat po përballen fermerët për shkak të çmimeve të ulëta dhe mungesës së tregut për prodhimet bujqësore.Morina, përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Qeverisë në detyrë, ka thënë se fermerët po përballen me një prej situatave më të vështira të viteve të fundit.Sipas tij, prodhimi bujqësor ka arritur në fazën e vjeljes, por çmimet aktuale nuk po i mbulojnë kostot e prodhimit, duke bërë…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë dhe ministrat e tij për uzurpim të pozitave dhe institucioneve.Hoxha këto deklarata i bëri në një konferencë për media para objektit të Qeverisë, ku po qëndrojnë deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së.Ajo tha se PDK-ja ndodhet aty për të kërkuar zhbllokimin e institucioneve dhe rikthimin e funksionalitetit kushtetues.“Kurti duhet ta kuptojë, që në vend se ta sabotojë Kuvendin, ai duhet të vijë aty dhe të krijojë mundësi për ta konstituuar Kuvendin. Ajo është puna e tij parësore që duhet ta bëjë…

Read More

Juventusi duket se i ka dhënë fund dilemave për portën. Guglielmo Vicario është zgjedhja e re e “Zonjës së Vjetër”, me italianin që pritet të mbrojë katërkëndëshin e bardhezinjve sezonin e ardhshëm.Pas tentativës së bërë gjatë pasdites së së dielës për Emiliano Martinez, drejtuesit e Juventusit kanë ndryshuar strategji, duke u fokusuar te Guglielmo Vicario i Tottenhamit. Sipas raportimeve të fundit, klubi torinez ka arritur marrëveshje me portierin italian për kushtet personale, ndërsa tashmë kanë avancuar ndjeshëm edhe negociatat me Tottenhamin për të finalizuar transferimin.Juventusi kishte provuar më herët të siguronte shërbimet e Emiliano Martinez, sidomos pasi Aston Villa arriti…

Read More

Ditën e hënë Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës e pasdite.Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në jug.Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina pritet tëfitojë shpejtësi deri në 14 m/s.Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. /Tch/

Read More