Author: korrektpress

Chuck Norris do të shfaqet për herë të fundit në ekran në filmin aksion-komedi “Zombie Plane”, i cili u xhirua rreth një vit e gjysmë para vdekjes së tij.Aktori legjendar, i cili ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pas një emergjence mjekësore në Hawaii, kishte realizuar skenat për këtë projekt në fermën e tij në Teksas. Filmi është aktualisht në fazën e montazhit dhe pritet të dalë vitin e ardhshëm, shkruan DailyMail. Në këtë rol të fundit, Norris luan kreun e një agjencie spiunazhi të përbërë nga personazhe të famshëm. Producenti Shaked Berenson tregoi se aktori ishte një profesionist i vërtetë…

Read More

Me rastin e 21 Marsit, Ditës Botërore të Pyjeve, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, bëri të ditur se gjatë muajit të ardhshëm do të hapet diskutimi publik për një ligj të ri që ka për qëllim mbrojtjen e natyrës. Ky ligj pritet të sjellë përmirësime të rëndësishme në ruajtjen e ekosistemeve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së pyjeve.Nga Ministria u bë thirrje që institucionet, ekspertët dhe organizatat e shoqërisë civile të angazhohen në këtë proces konsultimi.Përfshirja e gjerë shihet si thelbësore për krijimin e një ligji funksional dhe gjithëpërfshirës, i cili do të adresojë…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav në një intervistë për gazetarë disa ditë para përfundimit të mandatit të tij në Kosovë ka folur për shumë çështje.Orav ka folur lidhur me integrimin evropian të Kosovës, zbatimin e Ligjit për të huajt, dialogun Kosovë-Serbi, çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, etj. Ambasadori i BE-së në Kosovë ka folur edhe për atë se si u arrit ujdia për zbatimin e Ligjit për të huajt. Duke folur lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, Orav ka thënë se marrëveshja për mënyrën e zbatimit të Ligjit për të huajt…

Read More

Mesfushori italian, Sandro Tonali, është bërë objektiv i tre prej klubeve më të mëdha të Ligës Premier, por Newcasle United vazhdon ta vlerësojë shumë lartë dhe çmimi i kërkuar mund të bëjë që një transferim të mos materializohet.Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, Arsenali, Manchester City dhe Manchester United janë të gjithë në garë për të nënshkruar Sandro Tonali këtë verë.Schira shton se Newcastle kërkon rreth 100 milionë funte (115 milionë euro) për mesfushorin, i cili më parë ishte kontaktuar nga Arsenali në shkurt. Muajin e kaluar, gazetari kishte raportuar se Arsenali po përpiqet fort të nënshkruajë me Tonalin dhe i…

Read More

Zyrtarët e Pentagonit kanë bërë përgatitje të detajuara për dislokimin e forcave tokësore amerikane në Iran.Komandantët e lartë ushtarakë kanë paraqitur kërkesa konkrete me qëllim përgatitjen për një opsion të tillë, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton hapat në konfliktin me Iranin që udhëhiqet nga SHBA-ja dhe Izraeli.CBS raporton se Trump po mendon të pozicionojë forca tokësore në rajon. Nuk është e qartë në çfarë rrethanash ai do të miratonte përdorimin e trupave në terren.Ushtria gjithashtu ka mbajtur takime për t’u përgatitur për mundësinë e ndalimit të ushtarëve iranianë dhe operativëve paraushtarakë, nëse Trump vendos që forcat amerikane…

Read More

Policia kufitare në Jazhincë ka vënë në pranga një person gjatë pasdites së djeshme, pasi u konstatua se automjeti me të cilin po udhëtonte ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Ngjarja ka ndodhur më datë 20.03.2026, rreth orës 18:40. Gjatë kryerjes së kontrolleve rutinë në hyrje/dalje të pikës kufitare, zyrtarët policorë kanë ndaluar shtetasin me iniciale S.A. (48 vjeç) nga fshati Radushë.Pas verifikimeve në sistemin e të dhënave, policia konstatoi se automjeti i tipit “Volkswagen Tiguan”, të cilin po e drejtonte 48-vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Gjermania.Automjeti është sekuestruar menjëherë nga autoritetet. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë…

Read More

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, njoftoi për takimin me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, në Uashington.Ai në një postim në X shkruan se kanë diskutuar për dialogun dhe harmonizuan qëndrimet për hapat e ardhshëm. “Takim i shkëlqyer me zyrtarin e lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan, në Departamentin e Shtetit. Diskutuam Dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe harmonizuam qëndrimet për hapat e ardhshëm”, shkroi Sorensen. /Telegrafi/Great meeting with Senior Bureau Official Brendan Hanrahan @StateEUR at the State Department. We discussed the Dialogue, reviewed recent achievements, and ensured alignment on the steps forward.…

Read More

Prishtina ka triumfuar ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.Alban Dragusha ka debutuar me një fitore të madhe si trajneri i Prishtinës, duke mposhtur liderët e Ballkanit dhe duke i dhënë fund një serie të dobët të prishtinasve prej pesë ndeshjeve pa fitore. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe shumë raste nga të dyja skuadrat, të cilat tentonin me çdo kusht golin e epërsisë. Rastet më të mira në këtë pjesë i patën Leotrim Kryeziu dhe Giovanni Ribero, por të dy…

Read More

Ferizaj ka marrë një fitore të madhe 1-0 ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.Ekipi i Nevil Dedes ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, kësaj radhe duke mposhtur një rival direkt si Drenica dhe duke u larguar nga zona e rrezikshme dhe ajo e barazhit. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste të pakta nga të dyja skuadrat dhe portat mbeten të paprekura duke shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0.Në pjesën e dytë, të dy skuadrat ishin më kërkuese dhe më krijuese, duke rrezikuar…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot në Asamblenë e Partisë Socialiste se çmimi i naftës parashikohet të rritet.Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë (2 euro) do të ketë ulje me 20% të akcizës së karburantit.“Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje. Ndaj kemi vënë në lëvizje bordin e transparencës, e kemi përdorur edhe më parë. Po ashtu kemi marrë një vendim për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës…

Read More