- PLD: Qeveria të mbajë përgjegjësi për glorifikimin e Ratko Mlladiqit
- Pse pacientët nuk duhet ta ndërpresin fizioterapinë kur ndalon dhimbja? Flet ortopedi Muharrem Hajdari
- Pas vdekjes së saj, Dolly Parton theu rekorde në transmetimet televizive dhe u bë artistja më e dëgjuar në botë
- Pacolli: 7 gurthyesve u janë ndaluar punimet, ndërsa 3 të tjerë gjobiten me 7 mijë euro
- Erdogan u bën thirrje muslimanëve për unitet: Duhet të jemi bashkë si tullat në mur
- Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
- Gjuha e urrejtjes dhe polarizimi fetar, PREVENT: Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë t’i kushtojnë vëmendje të veçantë
- Breshër sa topat e golfit! Një stuhi e fuqishme godet Zvicrën
Author: korrektpress
Që nga edicioni i parë në Prishtinë në vitin 2017, Meeting of Styles Kosovo ka krijuar një komunitet të madh të rinjsh që janë bërë pjesë e festivalit si vullnetarë. Me kalimin e viteve këta persona janë bërë ata që e mbajnë në këmbë festivalin e graffiti-it.Në çdo edicion janë përfshirë deri në 100 vullnetarë, dhe për shumë prej tyre Meeting of Styles ka qenë kontakti i parë me artin urban, me artistë ndërkombëtarë dhe me një komunitet që punon për ta ndryshuar hapësirën publike.Por për MOS Kosovo, vullnetarizmi është shumë më tepër se angazhimi gjatë tri ditëve të festivalit.Në…
Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për tentim të sulmit seksual.Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 00:02, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka tentuar ta sulmojë seksualisht një viktimë femër kosovare.Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Rasti po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/
Barcelona pritet të nisë së shpejti lëvizjet për transferimin e Viktor Gyokeres, teksa klubi katalanas po kërkon një numër 9 të ri për të përforcuar repartin ofensiv.Barcelona vazhdon të punojë për ndërtimin e një skuadre të aftë për të luftuar në të gjitha frontet. Pas mbylljes së marrëveshjeve për transferimin e Rodrit dhe rikthimin e Joao Cancelos, drejtuesit katalanas tashmë kanë kthyer vëmendjen te përforcimi i sulmit. Sipas gazetarit Jose Alvarez, nga El Chiringuito, Barcelona planifikon të nisë menjëherë kontaktet për sulmuesin suedez të Arsenalit, Viktor Gyokeres.28-vjeçari konsiderohet një nga alternativat kryesore për repartin ofensiv, veçanërisht pas largimit të Ferran…
Mercedes-AMG po përgatit gjeneratën e re të GT Black Series, dhe CEO i Mercedes-Benz, Ola Källenius, e ka konfirmuar publikisht projektin.Källenius e ka përshkruar modelin e ri si “të çmendur” dhe ka zbuluar se ai do të lidhet ngushtë me makinën e ardhshme të garave AMG GT3. Modeli pritet të prezantohet gjatë vitit të ardhshëm dhe të dalë në shitje në 2028, duke u pozicionuar mbi GT 63 Pro.Në qendër të projektit do të jetë një motor i ri V8 me bosht të sheshtë (flat-plane crank), i cili po zhvillohet si për makinën e garave, ashtu edhe për versionin rrugor.…
Aktorja amerikane, Hayden Panettiere, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, duke tronditur fansat dhe kolegët në Hollywood. Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, u nda nga jeta të dielën, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj ende nuk janë bërë të qarta.Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesja e aktores, e cila në një deklaratë e përshkroi Panettiere si “një dritë të jashtëzakonshme dhe një forcë të natyrës”, duke theksuar se ajo u kishte sjellë dashuri dhe gëzim të madh njerëzve që e njihnin, por edhe miliona fansave që e ndoqën në ekran, shkruan DailyMail. Autoritetet kanë…
Ministria e Brendshme ka bërë të ditur këtë të hënë se është arrestuar në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë prej viti 2025 dhe konsiderohej me rrezikshmëri të lartë shoqërore.Sipas njoftimit, kapja e tij u realizua gjatë operacionit të koduar “Fundi i Arratisë”, i zhvilluar nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat e DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.Lidhur me aksionin ka reaguar edhe vetë Ministri i Brendshëm, i cili ka përgëzuar strukturat e Policisë së Shtetit për profesionalizmin e treguar në terren. Ai ka theksuar se finalizimi me sukses i…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmë në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.Sipas Policisë, rreth orës 20:20, një vozitës kosovar, duke drejtuar veturën me shpejtësi të madhe, ka goditur katër automjete, ndërsa më pas edhe një zyrtar policor që ishte duke rregulluar komunikacionin. Aksident me katër automjete në Malishevë, lëndohet një zyrtar policor dhe katër persona të tjerë Si pasojë e aksidentit, zyrtari policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor. Për aksidentin dhe lëndimet e raportuara ka dhënë detaje edhe Policia…
Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në fshatin Surkish të Podujevës.Sipas Policisë së Kosovës, një vozitës mashkull kosovar, duke drejtuar një veturë me targa të huaja dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër të drejtuar nga një mashkull kosovar.Si pasojë e aksidentit, vozitësi dhe pasagjeri që ndodheshin në veturën me targa të huaja kanë humbur jetën.Vozitësi i veturës tjetër, pas marrjes së tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti po hetohet nga…
Përhapja aktuale e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka vrarë 2.325 njerëz që nga maji, sipas të dhënave zyrtare të së dielës, duke tejkaluar numrin në shpërthimin e viteve 2018-2020 për t’u bërë më vdekjeprurësja në historinë e vendit.Përditësimi i fundit i situatës nga Ministria e Shëndetësisë tregoi se rastet e konfirmuara kanë arritur në 4.945, duke përfshirë 2.325 vdekje që nga shpallja e shpërthimit në mes të majit.Përhapja 2018-2020 në Kongo vrau 2.299 njerëz kryesisht në provincat lindore Kivu Veriore dhe Ituri përpara se të shpallej e përfunduar më 25 qershor 2020.Epidemia e fundit ka prekur gjashtë provinca:…
Në Livadic të Podujevës është vendosur gurthemeli i Parkut Industrial, një projekt që synon të krijojë hapësirë të re për zhvillimin e bizneseve, rritjen e prodhimit vendor dhe tërheqjen e investimeve.Në ceremoninë e gurthemelit morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, si dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.Kurti tha se përmes parqeve industriale synohet forcimi i prodhimit vendor dhe krijimi i sa më shumë produkteve “Made in Kosova”.“Ta forcojmë prodhimin vendor dhe të krijojmë sa më shumë produkte ‘Made in Kosova’, kështu që jo vetëm t’i zëvendësojmë importet, por edhe të rrisim…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari