- Filipçe: Me rritjen e çmimeve, as 600 euro nuk janë të mjaftueshme për të kapërcyer krizën
- Punëtori lëndohet në vendin e punës në Han të Elezit, rasti nën hetim
- Fushë Kosovë-Podujevë, Prishtinë – Mitrovicë, si i ndoqi Policia të dyshuarit? “Delivery” vë në pranga katër persona për drogë, i pesti për krime kibernetike
- Brendi i njohur Mango Man, hap dyqanin e parë në Kosovë, ekskluzivisht në Albi Mall
- Dita e ndeshjes: Shqipëria në mision historik në Poloni
- Arrestohet një person në Graçanicë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
- Plani Zhvillimor i Prishtinës, Rama thotë se do të dalë në konsultim publik
- Kuzmanovska nga MPJ: Vendimet tona duhet të jenë krah për krah me BE-në
Author: korrektpress
Mercedes-AMG ka emëruar Stefan Weckbach si CEO të ri, i cili do të marrë detyrën më 1 korrik 2026, duke drejtuar gjithashtu edhe divizionin Top End Vehicle që përfshin modelet G-Class dhe Maybach. Weckbach më parë ka udhëhequr programin Porsche Taycan dhe në vitin 2023 u bë drejtues i strategjisë në VW Group. Emërimi i tij vjen pas një periudhe të vështirë për AMG, e shënuar nga kritikat për C63 me motor katërcilindërsh dhe një “tërheqje masive” të 219 hipermakinave AMG One. Ndërkohë, AMG po përgatitet të prezantojë një motor të ri V8 dhe modele elektrike “emocionale”, përfshirë një super…
Sulmuesi anësor, Jeremie Boga thuhet se ka kërkuar të largohet nga Nice, pas një incidenti të ndodhur javën e kaluar, ku ai dhe disa lojtarë u rrahën nga tifozët pas një humbje nga Lorient.Sipas gazetarit, Nicolo Schira, sulmuesi i krahut të majtë, Jeremie Boga, dëshiron të largohet nga klubi në afatin kalimtar dimëror. 28-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka kontaktuar klubin dhe ka kërkuar të shitet në janar të vitit 2026. Nice tashmë ua ka ofruar Jeremyn tre klubeve të Serie A. U rrahën nga tifozët, dy lojtarët më të mirë të klubit të Ligue 1 marrin pushim mjekësor Boga…
Në episodin e parë të serisë së podcasteve të FAO-s për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, eksperti i pylltarisë Fatos Mulla tregoi për problemin më të madh që po e dëmton pylltarinë në Kosovë e që janë prerjet ilegale dhe mungesa e kontrollit në terren.Ky podcat u realizua në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga FAO me financim nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, është publikuar episodi i parë i serisë së podcasteve kushtuar sektorit…
Komuna e Deçanit është shpallur përfituese e projektit të Banimit Social Adekuat, një program me rëndësi të madhe sociale që financohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me vlerë totale prej 2,640,000 eurosh.Ky investim do të mundësojë realizimin e tre nën-projekteve që synojnë mbështetjen direkte të familjeve dhe individëve në nevojë: Ndërtimin e njësive të reja të banimit social, Renovimin e shtëpive private për familjet dhe individët e cenueshëm, Rindërtimin e shtëpive të dëmtuara për kategoritë e ndjeshme të banorëve. Sipas Komunës së Deçanit, projekti pritet të përmirësojë dukshëm kushtet e jetesës për qytetarët që përballen me vështirësi…
Këngëtari nga Shqipëria, Erik Lloshi, është shprehur i indinjuar nga disa komente që i kanë ardhur së fundmi në emisionet që ka folur në nderim dhe në kujtim të Shpat Kasapit.Ai ka treguar në një intervistë se teksa ka qenë i ftuar në një emision menjëherë pas ndarjes nga jeta të artistit, Lloshi nuk ka mundur t’i mbajë lotët.Prapa emisionit, këngëtarit i janë bërë komente të tilla si ‘Sa bukur qaje’ dhe madje i kanë ardhur ftesa të tjera që ‘të qaj’ sërish për mikun e ndjerë. Foto: YouTubeKëto fraza i kanë krijuar artistit një irritim dhe është ndjerë tepër…
Në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë është shfaqur premiera e dokumentarit me rëndësi të veçantë historike “Plavjanët nuk u dorëzuan”, në një aktivitet të organizuar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.Dokumentari sjell për herë të parë rrëfime autentike të dëshmitarëve të gjallë dhe pamje arkivore nga ngjarjet tragjike të shtatorit të vitit 1998, kur mijëra shqiptarë të Dukagjinit dhe Kosovës u përballën me dhunën e forcave ushtarake e policore serbe. Përmes dëshmive dhe materialeve filmike, paraqitet “lufta titanike” për mbijetesë dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’i shpëtuar një masakre që shumë historianë e kanë krahasuar me rrezikun e…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e saj të mëngjesit për gjendjen e rrugëve.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë,…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit në Prishtinë, ku një person është arrestuar që dyshohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dyshohet ta ketë goditë me mjet të mprehtë – thikë viktimën.Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 12:30. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dyshohet ta ketë goditë me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili si pasojë e kësaj ka marr tretman mjekësor”, thuhet në raport.Policia njofton se është konfiskuar thika e cila dyshohet të jetë përdorë në rast, kurse i dyshuari pas…
Ekonomisti Muhamet Mustafa nga Instituti Riinvest ka ngritur shqetësimin se struktura e investimeve të huaja direkte në Kosovë është e gabuar dhe nuk po kontribuon në zhvillimin real të ekonomisë.Sipas tij, shumica e kapitalit të jashtëm po derdhet në patundshmëri, në vend se të investohet në sektorë që krijojnë vlerë të shtuar, punësim dhe eksport.Mustafa tha në “Përballje Podcast” se kjo prirje është një nga arsyet pse ekonomia e Kosovës vazhdon të mbetet e brishtë dhe e varur nga importet transmeton Telegrafi. Ai shtoi se mungesa e stabilitetit politik dhe perceptimi për konflikt të vazhdueshëm ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrjen e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari