KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Premiera e dokumentarit “Plavjanët nuk u dorëzuan” u shfaq në Pejë

Premiera e dokumentarit “Plavjanët nuk u dorëzuan” u shfaq në Pejë

Në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë është shfaqur premiera e dokumentarit me rëndësi të veçantë historike “Plavjanët nuk u dorëzuan”, në një aktivitet të organizuar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Dokumentari sjell për herë të parë rrëfime autentike të dëshmitarëve të gjallë dhe pamje arkivore nga ngjarjet tragjike të shtatorit të vitit 1998, kur mijëra shqiptarë të Dukagjinit dhe Kosovës u përballën me dhunën e forcave ushtarake e policore serbe.

Përmes dëshmive dhe materialeve filmike, paraqitet “lufta titanike” për mbijetesë dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’i shpëtuar një masakre që shumë historianë e kanë krahasuar me rrezikun e një “Srebrenice të dytë”.

Pjesë qendrore e dokumentarit është fshati Meteh i Plavës, vend ku mijëra civilë shqiptarë u ndaluan me synimin për t’i ndarë meshkujt nga gratë dhe për t’i ekzekutuar më pas. Sipas dokumentarit, ishte pikërisht guximi dhe solidariteti i plavjanëve, si edhe angazhimi i forcave të Malit të Zi, që parandaluan krimin dhe shpëtuan qindra jetë.

Në premierë u vlerësua puna e autorëve të dokumentarit, Zekë Sinanaj dhe Islam Haxhiu, të cilët përmes këtij projekti kanë sjellë një dëshmi të rëndësishme historike për publikun e gjerë.

Komuna e Pejës ka falënderuar të gjithë kontribuuesit në realizimin e dokumentarit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive dhe dokumentimit të së vërtetës historike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.