- Filipçe: Me rritjen e çmimeve, as 600 euro nuk janë të mjaftueshme për të kapërcyer krizën
- Punëtori lëndohet në vendin e punës në Han të Elezit, rasti nën hetim
- Fushë Kosovë-Podujevë, Prishtinë – Mitrovicë, si i ndoqi Policia të dyshuarit? “Delivery” vë në pranga katër persona për drogë, i pesti për krime kibernetike
- Brendi i njohur Mango Man, hap dyqanin e parë në Kosovë, ekskluzivisht në Albi Mall
- Dita e ndeshjes: Shqipëria në mision historik në Poloni
- Arrestohet një person në Graçanicë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
- Plani Zhvillimor i Prishtinës, Rama thotë se do të dalë në konsultim publik
- Kuzmanovska nga MPJ: Vendimet tona duhet të jenë krah për krah me BE-në
Author: korrektpress
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (9 dhjetor) në Gllarevë të Klinës.Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërsa tre persona janë dërguar në QKMF të Klinës për tretman mjekësor.“Sot rreth orës 09:06, ka ndodhur një aksident në fshatin Gllarevë, në magjistralen Pejë-Prishtinë”, tha Gashi. “Në aksident janë të përfshira katër vetura, tre persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman”. “Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente”, përfundoi Gashi. /Telegrafi/
Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim zëvendësdrejtorin për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Lyn Debevoise.Gjatë takimit, Ahmeti është njoftuar me prioritetet e SCE për Kosovën dhe rajonin, teksa ka prezantuar progresin e Qeverisë së Kosovës në fusha të ndryshme.“Kosova ka avancuar ndjeshëm në diplomaci, ekonomi dhe mbrojtje. Qeveria është e përkushtuar ndaj thellimit të partneritetit strategjik me SHBA-në”, u shpreh zëvendësministri Ahmeti.Ai gjithashtu ka informuar përfaqësuesin amerikan lidhur me shqetësimet për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe për situatën e rëndë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe…
Këtë të martë është paraqitur në SPAK ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.Sipas burimeve të Euronews Albania, paraqitja e tij është në kuadër të hetimeve për ngjarjen e “21 Janarit”. Topi është paraqitur në SPAK si person në dijeni lidhur me çështjen.
Linda Rei, e cila ishte banore e Big Brother VIP Kosova 4, u largua aty pak ditë pas nisjes së spektaklit.Kjo pasi kishte probleme me shëndetin e saj, duke bërë kështu që të mos ndihet rehat për qëndrimin brenda.E pas daljes hodhi akuza të shumta në drejtim të produksionit, gjegjësisht producentes Olsa Muhameti. Foto: YouTubeAjo ndër tjerash theksoi se ka dalë për një natë nga shtëpia dhe u rikthye sërish në format.Megjithëse kjo përbën shkelje të rregullave, një gjë që nuk duhet ndodhur në formate të tilla.”Përpara se të hënën që unë të dilja nga aty, unë të mërkurën më…
Erling Haaland ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme gjatë sezonëve të fundit, e nxitur edhe nga paraqitjet e shkëlqyera të Manchester Cityt.Sulmuesi norvegjez vazhdon të shkruajë historinë me golat dhe aftësinë e tij për të vendosur ndeshjet, por së shpejti do të përballet me një sfidë tepër interesante. Përballja e radhës premton spektakël, pasi këtë të mërkurë në “Santiago Bernabeu” do të rikthehet dueli i madh i futbollit modern: Kylian Mbappe kundër Erling Haaland. Real Madridi dhe Man City do të matin forcat në një kontekst të ri, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.Ajo që nuk ka ndryshuar…
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të lejojë gjigantin e çipave të Inteligjencës Artificiale Nvidia të shesë çipat e saj të përparuar H200 te “klientët e miratuar” në Kinë.”Ne do të mbrojmë Sigurinë Kombëtare, do të krijojmë vende pune për amerikanët dhe do të mbajmë epërsinë e Amerikës në inteligjencën artificiale”, tha Trump në mediat sociale të hënën.Vendimi do të zbatohet për kompani të tjera amerikane të çipave si AMD dhe vjen pas lobimit të gjerë nga shefi i Nvidia-s, Jensen Huang, i cili vizitoi Uashingtonin javën e kaluar për të marrë mbështetje.Nvidia – si firma kryesore e…
KRU Mitrovica njofton qytetarët se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë.Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në: Rr. Sami Gashi; Rr. Melihate Rama; Rr. Salih Çeku; Fshati Broboniq; Fshati Lipë; Fshati Zhazhë; Lagjja Kodra e Minatorëve. Punimet në rrjetin e kanalizimit do të zhvillohen në: Rr. Shpëtimi; Rr. Isko Zajmi; Rr. Bashkimi Kombëtar. KRU Mitrovica informon se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në…
Tensionet u ndezën të hënën jashtë Aeroportit Ndërkombëtar Nikos Kazantzakis në Iraklio, Kretë, ndërsa fermerët dhe blegtorët protestues u përpoqën të bllokonin hyrjen kryesore.Demonstruesit ishin nisur nga stadiumi Pankritio i qytetit në një konvoj traktorësh, duke synuar të arrinin në aeroport si pjesë e përshkallëzimit të protestave mbarëkombëtare për shkak të vonesave të subvencioneve dhe rritjes së kostove të prodhimit. Policia kishte rrethuar rrugët e hyrjes në terminal, duke penguar konvojin të arrinte në ambientet e aeroportit.Dhe përleshjet shpërthyen kur protestuesit shtynë përpara, duke bërë që policia të përdorte gaz lotsjellës dhe “granata zhurmuese”. – YouTube www.youtube.com Demonstruesit hodhën gurë…
Një njëzet e shtatë vjeçar nga fshati Romanovce në rajonin e Kumanovës u ndalua dje, i njëjti kërkohej me urdhër arrest për të për të vuajtur dënimin me burg.”Më 08.12.2025 në orën 05.30, zyrtarët policorë në SPB Kumanovë e privuan nga liria S.Sh (27) nga fshati Romanovce, rajoni i Kumanovës”.”Ai kërkohej me urdhër arresti pas vendimit gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e shtatë muajsh për një krim të kryer sipas nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”.”S.Sh. u dërgua në institucionin ndëshkues dhe korrektues Kshanje për të vuajtur dënimin e tij”, tha policia…
Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2025 e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile, i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”, IKD të martën publikoi promon “Kosova pa marrëveshje, pa qeveri, pa buxhet”, në të cilën theksohet se vendi ka mbetur i bllokuar si pasojë e mosformimit të Qeverisë dhe moskonstituimit të Kuvendit. Ndërkohë që tashmë jemi në prag të vitit të ri dhe vendi është pa buxhet e pa miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare.Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 votuan 966,283 qytetarë të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari