KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Dola nga shtëpia për një natë dhe u ktheva sërish”, Linda me akuza për BBVK: Shkelje e rregullave

“Dola nga shtëpia për një natë dhe u ktheva sërish”, Linda me akuza për BBVK: Shkelje e rregullave

Linda Rei, e cila ishte banore e Big Brother VIP Kosova 4, u largua aty pak ditë pas nisjes së spektaklit.

Kjo pasi kishte probleme me shëndetin e saj, duke bërë kështu që të mos ndihet rehat për qëndrimin brenda.

E pas daljes hodhi akuza të shumta në drejtim të produksionit, gjegjësisht producentes Olsa Muhameti.

Foto: YouTube

Ajo ndër tjerash theksoi se ka dalë për një natë nga shtëpia dhe u rikthye sërish në format.

Megjithëse kjo përbën shkelje të rregullave, një gjë që nuk duhet ndodhur në formate të tilla.

“Përpara se të hënën që unë të dilja nga aty, unë të mërkurën më duket kam dalë nga shtëpia e Big Brotherit, jam futur në zyrë, kam fjetur në zyrë kam parë njerëz kam folur me njerëz dhe sërish kanë bërë çmos që të më mbushnin mendjen dhe jam rikthyer brenda në shtëpi”, u shpreh ajo.

Mes tjerash shtoi: “E para, shkelje e rregullave kam parë njerëz, zyra, kam dalë nga shtëpia. Doja të ikja, më kanë mbajtur peng dhe prapë se prapë më mashtruan. Dëshira që kisha për të qëndruar aty, i kam besuar. Por në momentin kur më ikte goja shtrembër, sytë e kuq, më merrnin këmbët dhe asnjë njeri nuk u përkujdes se aty nuk ka mjek. Me të vërtetë kanë qenë shumë neglizhentë ndaj kësaj gjëje”. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.