- Si të përdorni maskën për flokë që yndyrosen shpejt
- Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë
- Reagon Shkëlzen Gashi: Ekspozita u bazua në listën e Kandiqit, mungon lista zyrtare e viktimave
- Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore
- Çfarë dimë dhe nuk dimë për negociatat e luftës me Iranin?
- Salah mund të rikthehet te Roma pas largimit nga Liverpooli
- Kuvendi i Kosovës për ekspozitën me pasaktësi: Përgjegjësia u takon autorëve
- Bebe Rexha publikon fotografi provokuese me bikini, duke vënë në pah linjat e kolme të trupit
Author: korrektpress
Një vështrim në të dhënat e shitjeve të publikuara nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave tregon se Ford shiti 1.2 milion vetura në kontinent në vitin 2005, duke mbajtur një pjesë të tregut prej 8.3%. 20 vjet më vonë, dërgesat ranë ndjeshëm në vetëm 256,750 në dhjetë muajt e parë të vitit 2025, duke e ulur pjesën e tregut të Ford në 2.9%, sipas të njëjtës ACEA. Dy muajt e mbetur nuk ka gjasa të ndryshojnë diçka.Tani Ford po krijon një aleancë me një prodhues veturash “për të shpëtuar veten”. Pas bashkëpunimit me Volkswagen, veturat e tij të ardhshme…
Ministri i Administratës Publike dhe anëtari i OBRM-PDUKME-së, Stefan Andonovski, njoftoi mbrëmë se lideri i opozitës, Venko Filipçe, në vitin 2018 votoi për një vendim që parashikon ndërtimin e një kampi, qendre pritjeje për emigrantët në lagjen Bardovci të Shkupit.Është absurde dhe manipulim klasik që “Filipçe dhe LSDM akuzojnë sot për marrëveshje të supozuara për emigrantët, ndërsa ekziston një vendim i Qeverisë i datës 23.01.2018, i botuar në “Gazetën Zyrtare”, i cili planifikon një qendër pritjeje për të huajt për nevojat e Sektorit për Çështje Kufitare dhe Migracion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Bardovci”, tha Andonovski në emisionin…
Mbrëmja në Big Brother VIP Kosova ka sjellë sërish momente të ngrohta dhe tensione emocionale, sidomos mes Toneyt dhe Benitës, të cilët së fundmi përjetuan një krisje në marrëdhënien e tyre.Pavarësisht mospajtimeve të ditëve të fundit, dyshja u shfaq shumë pranë njëri-tjetrit. Toney e mori Benitën në krahë dhe e rrotulloi në dhomën e ndenjës, ndërsa ajo nuk e fshihte dot buzëqeshjen dhe emocionet.Por një moment edhe më i afërt ndodhi pak më vonë: gjatë përqafimit të tyre, Toney vendosi ta puthte Benitën në faqe, gjë që krijoi një situatë të sikletshme brenda shtëpisë. View this post on Instagram A…
Ukraina ka sulmuar një cisternë nga flota famëkeqe në hije e Vladimir Putinit, e cila po shmangte sanksionet.Pamjet tregojnë shpërthimin në pjesën e pasme të anijes gjigante Dashan në Detin e Zi, transmeton Telegrafi.Shpërthimi në anijen 164,608 tonëshe ndodhi pas sulmeve nga dronë detarë Sea Baby.Shkalla e dëmit është e paqartë, por të dhënat satelitore tregojnë se cisterna 902 metra e gjatë ndaloi së lëvizuri.Burimet ruse kërkuan menjëherë të implikonin Britaninë në sulmin ndaj një cisterne, që mund të transportonte naftë me vlerë 45 milionë funte. – YouTube www.youtube.com Kanali i luftës Rybar deklaroi: “Ekziston një detaj shumë karakteristik -…
Presidenti Donald Trump i përshkallëzoi kërcënimet e tij kundër Kolumbisë, duke u thënë gazetarëve se presidenti kolumbian Gustavo Petro është “i radhës” në fushatën rajonale të Shtëpisë së Bardhë kundër trafikimit të drogës.Ndërsa fillimisht, Trump u tha gazetarëve se “nuk kam menduar shumë për” Petron, komentet e tij shpejt u shndërruan në paralajmërime ndaj udhëheqësit kolumbian.“Kolumbia po prodhon shumë drogë”, tha Trump, shkruan Politico.“Kështu që më mirë të bëjë sikur nuk do të jetë i radhës. Ai do të jetë i radhës së shpejti. Shpresoj se po dëgjon, ai do të jetë i radhës”, tha presidenti amerikan.Komentet e tij shënojnë…
Pas shpalljes së gjysmëfinalistëve të parë të Kupës së NBA-së, Orlando Magic dhe New York Knicks, sot u kompletua edhe dysheja e dytë gjysmëfinaliste. San Antonio Spurs siguroi kualifikimin me një fitore 132:119 ndaj Los Angeles Lakers. Stephon Castle dhe De’Aaron Fox udhëhoqën Spurs drejt triumfit, duke kombinuar 50 pikë, Castle me 30 pikë, ndërsa Fox me 20.Edhe pse Lakers patën paraqitje të forta individuale nga yjet e tyre, ato nuk mjaftuan për të shmangur humbjen. – YouTube www.youtube.com Luka Doncic regjistroi 35 pikë dhe 8 asistime, ndërsa LeBron James kontribuoi me 19 pikë, 15 ribaunde dhe 8 asistime, por…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë një thirrje për përdorim të përgjegjshëm të ujit, duke theksuar se edhe pse çmimi i ujit në Kosovë është i ulët, burimet ujore mbeten të kufizuara.Në një postim në Facebook, kompania ka rikujtuar se “çmimi i ujit për litër është dukshëm më i ulët se shumica e ushqimeve të zakonshme”, megjithatë kjo nuk duhet të nxisë përdorim të pakontrolluar.“Burimet ujore nuk janë të pakufizuara, prandaj kursimi dhe përdorimi i përgjegjshëm mbetet shumë i rëndësishëm”, thuhet në njoftim.KRU Prishtina ka bërë thirrje që qytetarët të kujdesen për këtë resurs të çmuar, veçanërisht në periudhat…
Policia e Kosovës raporton për dy raste të vdekjes në Fushë Kosovë e në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se një grua është gjetur në shtëpinë e saj pa shenja jete, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. “Rr. Kadri Minushi, Fushë Kosovë 10.12.2025, 16:11. Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.Ndërsa në rastin e dyta një grua është sjellë pa shenja…
Ekspertët kanë zbuluar një mënyrë të zgjuar për ta pastruar furrën më lehtë duke përdorur edhe detergjent enësh. Pastrimi i furrës është një detyrë që shumë njerëz e shmangin, dhe zakonisht blejnë produkte të posaçme pastrimi që shpesh janë të shtrenjta. Por, me shumë mundësi, ju keni gjithçka që ju duhet në kuzhinë.Sipas ekspertëve të “The Spruce”, mënyra më e mirë për të pastruar furrën është të përdorni një përzierje shtëpiake. Fillimisht, ata rekomandojnë përzierjen e uthullës së bardhë me ujë për ta spërkatur dhe pastruar furrën. Por nëse ka yndyrë shumë të fortë, sidomos kur nuk e keni pastruar…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar.Rasti ka ndodhur në auto-udhë në Suharekë, të mërkurën, në ora 19:00. “Auto udhë, Suharekë. Viktima mashkull kosovar, zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ishte duke lëvizur në auto udhë, ka hasur në dy mjete të ndaluara në shirit rrugor në auto udhë. Viktima është ndaluar dhe ka biseduar me vozitësit për arsyen e ndaljes ku i njëjti ka kërkuar që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike-mjegullës pasi mund të shkaktohet ndonjë aksident, pas bisedës me ta, i dyshuar e ka…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari