Author: korrektpress

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola , e vlerësoi lart Rodrygon e Real Madridit pas fitores 2-1 në Ligën e Kampionëve në Bernabeu.Ylli brazilian kishte hapur rezultatin në minutën e 27-të me një kundërsulm të shkëlqyer duke kaluar Real Madridin në epërsi 1-0.City u kundërpërgjigj në fund të pjesës së parë nëpërmjet Nico O’Reilly për 1-1 dhe Erling Haaland për 1-2 për të siguruar pikët dhe për t’u ngjitur në tetë vendet e para.Guardiola pranoi se Real Madridi dominoi në fillim, me Rodrygon që po rezulton një kërcënim i vazhdueshëm së bashku me Vinicius Jr. “I thashë Rodrygos sa i…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në lagjen Bregu i Diellit është instaluar një ashensor i ri, si pjesë e projekteve të infrastrukturës urbane të kryeqytetit.Në postimin e tij në Facebook, Rama theksoi se ky është vetëm një nga instalimet që po realizohen, ndërsa projektet do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera.“Në Breg të Diellit instaluam ashensorin e ri. Sipas planit do të vazhdojmë edhe me lagjet tjera të kryeqytetit”, ka shkruar kryetari Rama.Komuna paralajmëron se investimet në infrastrukturë do të vijojnë me qëllim të rritjes së qasjes dhe lehtësimit të lëvizjes për qytetarët. /Telegrafi/

Read More

Në tetor të vitit 2025 janë dhënë 446 leje për ndërtim, që është për 22,9 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 10 596 843 mijë denarë, që është për 25,1 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e rritur është për shkak se gjatë periudhës referencë është dhënë leja për ndërtimin e Rrugës Shtetërore A2, aksin Bukojçan–Kërçovë, faza e parë, nën aksin Cërvicë–Kërçovë me gjatësi 6,527 km,…

Read More

Los Angeles Lakers humbën ndaj San Antonio Spurs në çerekfinalet e Kupës së NBA-së, por i gjithë publiku sportiv amerikan pas ndeshjes po flet vetëm për lëvizjen e bërë nga LeBron James në fund të çerekut të dytë. James, i cili tashmë ka hyrë në dekadën e pestë të jetës së tij dhe do të festojë ditëlindjen e 41-të pas 18 ditësh, kujtoi pse është një nga lojtarët më të mirë të ngulitjeve në historinë e basketbollit.Me San Antonion që kryesonte 66:56 një minutë para përfundimit të çerekut të dytë, James e çoi topin mbi qendër dhe filloi të shkonte…

Read More

Një i moshuar ka humbur jetën aksidentalisht në Vlorë pasi është rrëzuar nga lartësia.Policia tha se ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori”, ku shtetasi P. J., 74 vjeç, dyshohet se gjatë ngjitjes për në tarracën e pallatit është rrëzuar nga kati i gjashtë dhe si pasojë, ka ndërruar jetë, raporton euronews.al.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Kategoritë e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një video mesazhi iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e organizuar më 13 dhjetor në orën 15:00 në Shkup të Maqedonisë Veriore. Ndërkaq, një ditë më parë ata njoftuan se protesta e paralajmëruar do të jetë e qetë, paqësore dhe gjithëpërfshirëse, duke u organizuar në mbrojtje të dinjitetit të tyre dhe kundër padrejtësive në Hagë.Në një deklaratë për opinionin publik, organizatorët shprehen shqetësim lidhur me komentet e Kryeministrit maqedonas, Dimitar Mickoski, për formimin e një “shtabi krize”, të cilat sipas tyre vetëm krijojnë tension të…

Read More

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar sot Suharekën për të parë nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e ri të qytetit, një investim prej 11 milionë eurosh që pritet t’i sigurojë klubit KF Ballkani kushte të standardeve bashkëkohore dhe mbi 6,500 ulëse për tifozët.Gjatë vizitës, ministri Çeku inspektoi edhe fushën ndihmëse në Studençan, e cila tashmë ka përfunduar dhe ofron hapësira moderne për klubet lokale dhe sportistët e rinj.Sipas MKRS-së, punimet në stadiumin e ri po vazhdojnë me dinamikë, ndërsa investimet në infrastrukturën sportive mbeten prioritet i ministrisë, “me synim mbështetjen e sportit, rinisë dhe…

Read More

Poezi nga: Johann Wolfgang von Goethe Përktheu: Fan NoliMos u nxito! Mos u vono! Duro! Një kryefjalë shkruaj posi kjo; Vare mbi gjoksin posi hajmali, Ruaje në diell dhe në shi; Me lulet rrotull teje mos u merr, Dhe i patrembur gjer në varr e shpjer.Mos u nxito! Pa mend mos u vono! Kur shpirti sulet, ti mos e ndalo! Mejtohu mirë, udhën drejt e nis Dhe sulu tutje me mish e me shpirt; Ngadalë! Kurrë s’ndreqet një lajthim I bërë pa hesap e pa peshim.Mos u vono! Se tutje turret jeta, Kalo si trim, guxo pa ardhur vdekja; Një…

Read More

Një ekspert i shkencave biomjekësore ka paralajmëruar se një send i përditshëm, që e prekim vazhdimisht pa e kuptuar, është një vend i përsosur për rritjen e baktereve. Dr. Gareth Nye, ligjërues në Universitetin e Salford, shpjegoi se rreziku rritet sidomos kur ky pajisje merret në tualet, sepse mund të vijë në kontakt me grimca feçesh.Ai tha:“Ekranet e telefonave janë një burim i madh përhapjeje sëmundjesh, sidomos nëse i përdorni në tualet. Shembulli më i qartë është vendosja e telefonit mbi tualet kur tërhiqni ujin.Tërheqja e ujit shpërndan grimca feçesh në ajër, të cilat mund të bien mbi telefon. Edhe…

Read More

iPhone 18 është ende shumë larg lansimit, por rrjedhjet e informacionit dhe thashethemet tashmë po qarkullojnë.Ndërsa seria e ardhshme pritet në shtator 2026, disa raportime lënë të kuptohet se iPhone 18 standard mund të mbërrijë më vonë , ndoshta në pranverën e vitit 2027 së bashku me një iPhone 18e të përfolur.Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse Apple do t’i përmbahet planit të saj të zakonshëm, duke lansuar iPhone 18 Pro dhe Pro Max së bashku me modelin bazë, apo nëse linja do të ndahet. Por çfarë mund të ofrojë iPhone 18 bazë kur të dalë më në fund?Thashethemet…

Read More