Author: korrektpress

Dymijë dronë të paidentifikuar janë regjistruar mbi Gjermani që nga fillimi i vitit, sipas raporteve të sigurisë të cilat kanë pasur mundësinë të shihnin Die Welt, Bild dhe Axel Springer Academy. Në një hetim të përbashkët, këto media kanë identifikuar një model që lidh një numër të madh dronësh me lëvizjen e tre anijeve të lidhura me Rusinë, të cilat veprojnë në Detin Baltik dhe Detin e Veriut.Autoritetet gjermane kanë dokumentuar 1072 incidente ku kanë qenë të përfshirë 1955 dronë të panjohur. Ata zakonisht fluturonin mbi baza ushtarake të Bundeswehrit, zona stërvitore të NATO-s dhe objekte të infrastrukturës kritike. Analiza…

Read More

Pas humbjes 0-3 nga AZ Alkmaar në Ligën e Konferencës, mbrojtësi i Dritës, Besnik Krasniqi, ka dhënë një mesazh optimizmi për skuadrën. Ai theksoi se kjo humbje nuk duhet të vlerësohet si dëshpëruese dhe se Drita duhet të përqendrohet në ndeshjen e fundit ndaj Rayo Vallecanos për të përfunduar me një rezultat pozitiv.“E kemi ditur se kemi kundërshtar mjaft të fortë. Jemi përgatitur shumë, por goli i parë na penalizoi. U munduam të shënojnë. Kjo humbje nuk duhet të na dëshpërojë, është e para në Ligë ne Konferencës dhe duhet të vazhdojmë tutje”. “Duhet të shohim analizë ne ndeshjes të…

Read More

Një pjesë e madhe e lagjes Qendër të Shkupit do të jetë pa ngrohje sot dhe nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 për shkak të lidhjes së ndërtesave të reja në sistem, njoftoi EMV.“Për shkak të lidhjes së planifikuar të objekteve në rrugën Kole Nedelkovski nr. 15A dhe rrugën Vasil Gjorgov nr. 21B dhe 23B, të enjten ose të premten, midis orës 11:00 dhe 16:00, një pjesë e rrjetit të shpërndarjes do të zbrazet, duke rezultuar në një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji termike për objektet e mëposhtme:Risto Shishkov Nr.20,22,27A,28,34A,35,39Miroslav Krleža nr 51, 52, 54A, 61,…

Read More

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i propozoi Azerbajxhanit hartimin e një udhërrëfyesi të përbashkët për përfundimin e “çështjes së Karabakut”.”Po i bëj një propozim të drejtpërdrejtë (Azerbajxhanit): të ulemi dhe të zhvillojmë një udhërrëfyes për mënyrën se si ta eliminojmë këtë çështje”, tha Pashinyan në një konferencë për media në Gjermani, sipas agjencisë shtetërore “Armenpress”.Deklarata e Pashinyanit erdhi si përgjigje ndaj një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit të martën në lidhje me miratimin e një agjende strategjike mes Armenisë dhe BE-së më herët këtë muaj. Baku kritikoi frazën “armenët e Karabakut të zhvendosur pas operacioneve ushtarake të Azerbajxhanit” në…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar të mitur në Gjilan, të implikuar në një skemë mashtrimi dhe keqpërdorimi të kartelave bankare të qytetarëve. Rasti u hetua nga Njësia e Hetimeve Rajonale, konkretisht Ekipi i Krimeve Kibernetike, me autorizim të Prokurorit të Shtetit.Hetimet kishin nisur më 8 dhjetor 2025, pas dyshimeve se personat e mitur kishin përfituar kundërligjshëm përmes shfrytëzimit të të dhënave bankare të disa qytetarëve. Gjatë procedurave hetimore, policia ka siguruar prova të besueshme që lidhen me veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”.Më 11 dhjetor, me…

Read More

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka ndarë një nga rrëfimet më personale gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku ka folur për lidhjen e gjatë që ka pasur dhe sfidat që ka përjetuar brenda saj.Ajo zbuloi se ka qenë në një marrëdhënie 10-vjeçare, të cilën e kishte nisur kur ishte ende shumë e re.“Kam qenë dhjetë vite me të dashurin tim edhe unë kam menduar se kam qenë 21 vjeçare. Kam qenë tepër e re plus e kam pasur një kompleks gjithë kohën se vetëm ai më do dhe askush tjetër dhe ai e ka shfrytëzuar…

Read More

Bayern Munich po përgatit një ofertë rreth 120 milionë euro për Enzo Fernandez, duke e rikthyer fuqishëm praninë e tij në tregun evropian.Klubi gjerman e sheh mesfushorin argjentinas si përforcimin më të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, ndërsa Vincent Kompany beson se ai do të transformojë mesfushën bavareze.Enzo Fernandez po kalon një periudhë të shkëlqyer te Chelsea, me minutazh, ndikim dhe rritje të vazhdueshme në Ligën Premier. Ai shihet si lojtari ideal për t’i dhënë ritëm, qarkullim topi dhe prezencë ofensive ekipit të Kompanyt. Bayerni ka analizuar detajisht profilin e tij dhe e konsideron të gatshëm për një hap të…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me aktakuzën ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke theksuar se i beson plotësisht ministres dhe se çdo deklaratë e saj është e saktë.Në një intervistë për “Politiko”, Kurti ka thënë se Prokuroria Speciale është ajo që ka bërë shkelje në këtë rast, dhe jo ministrja Hajdari. Ai gjithashtu ka deklaruar se, si kryeministër, merr përgjegjësinë e plotë për çdo çështje që lidhet me ministrat e tij.“Gjithçka që ka thënë ministrja ime Rozeta Hajdari në konferencën për media, pas ngritjes së aktakuzës, është e vërtetë dhe e…

Read More

Disney ka rënë dakord të investojë 1 miliard dollarë në OpenAI si pjesë e një marrëveshjeje që do t’u lejojë njerëzve të përdorin shumë nga personazhet e saj ikonikë në chatbotin ChatGPT dhe mjetin e gjenerimit të videove Sora.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është studioja e parë e madhe që licencon pjesë të katalogut të saj për gjigantin e teknologjisë, në një veprim që mund të ketë implikime të mëdha për planet e ardhshme të studios.Kjo do të thotë që fansat do të jenë në gjendje të gjenerojnë dhe ndajnë fotografi dhe video të më shumë se 200…

Read More

Prizreni po rritet dhe zhvillohet çdo vit e më shumë, dhe sot qyteti kulturor i Kosovës u kurorëzua zyrtarisht si “Qyteti Evropian i Sportit 2026”, një titull që sipas autoriteteve qytetare e meriton plotësisht.Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se viti 2026 do të jetë jashtëzakonisht dinamik dhe atraktiv, veçanërisht për mijëra turistë dhe sportdashës që vizitojnë qytetin. Në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian, Totaj theksoi se Prizreni është një qytet shumëdimensional, i gjallë dhe mikpritës.Ky titull vjen si rezultat i përkushtimit të qytetit për zhvillim sportiv, promovim të turizmit dhe organizim të ngjarjeve që fuqizojnë imazhin e Prizrenit…

Read More