Author: korrektpress

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka dhënë sot betimin zyrtar për të nisur mandatin e tij të dytë në krye të komunës. Ceremonia solemne u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal, në prani të përfaqësuesve institucionalë, të ftuarve dhe qytetarëve.Shehu rifitoi drejtimin e komunës në raundin e balotazhit, duke siguruar besimin e shumicës së votuesve. Bashkë me të, edhe anëtarët e rinj të Asamblesë Komunale dhanë betimin, duke zyrtarizuar fillimin e mandatit të tyre si përfaqësues të Kuvendit.Në fjalën e tij, kryetari Shehu u zotua për vazhdimësi në punë, transparencë dhe llogaridhënie. Ai theksoi se mandatin e dytë…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që do të mbahet më 13 dhjetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ahmeti tha se UÇK mbetet pjesë e identitetit kombëtar.“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë.Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë.Ju ftoj të gjithëve që nesër të jemi bashkë”, thuhet në njoftimin e…

Read More

Forcat Ajrore Izraelite kanë nisur sulme të reja në shtetin e Libanit. Izraelitët po synojnë struktura dhe baza të grupit militant Hezbollah, i cili ka qenë aktiv në rajon për shumë vite.Një nga goditjet më të fundit ka prekur një kompleks stërvitor të njësisë elitare Radwan të Hezbollahit, e cila njihet për trajnimet e avancuara dhe rolin kyç në operacionet ushtarake të organizatës. Sulmi tregon përpjekjen e Izraelit për të dobësuar kapacitetet luftarake të Hezbollahit dhe për të parandaluar kërcënime të mundshme ndaj territorit izraelit.Situata nënvizon tensionet e vazhdueshme në rajon dhe sfidat për të ruajtur paqen në Lindjen e…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh.Presidentja Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik. Po ashtu, Presidentja do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.Në njoftim tutje thuhet se në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, Presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues…

Read More

Ariana Grande u pa e veshur me një pallto të gjatë dhe të kuqe festive teksa shkonte në shfaqjen e filmit Wicked: For Good në New York të mërkurën. Poshtë palltos, ajo mbante bluzë të zezë dhe pantallona që i rrinin mirë, të kompletuara me çizme të zeza me taka të larta. Flokët i kishte kapur prapa dhe grimi delikat nxirrte në pah tiparet e saj, ndërsa përshëndeste fansat jashtë teatrit, shkruan DailyMail. Dalja e saj erdhi një ditë pasi Megyn Kelly kritikoi Granden në podkast, duke e përshkruar si “anoreksike” dhe duke komentuar marrëdhënien e saj me bashkë-yllin Cynthia…

Read More

Rreth 80.000 kompani janë aktive në vend, ndërsa për 40 për qind është rritur numri i atyre që në mënyrë elektronike parashtrojnë fatura, informoi sot drejtoresha e Regjistrit Qendror, Anita Stamnova.Siç theksoi Stamnova, gjithnjë e më e vogël është tendenca e biznesit për punë me dokumente në formë letre.“Kemi rritje të numrit të kompanive të hapura, përkundër kompanive të mbyllura. Është evident interesimi te biznesi për punë të digjitalizuar, elektronike”, potencon drejtoresha.Në konferencë për media u bë e ditur se Drejtoria e Doganave dhe Regjistri Qendror lidhen në mënyrë elektronike që do të nënkuptojë lehtësim të madh për qytetarët të…

Read More

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka nënshkruar një marrëveshje financiare me GIZ Gjermani për zbatimin e projektit “Circular Urban Development – Kosovo4Green”, i cili synon të përmirësojë zhvillimin urban të qëndrueshëm në komunat e Republikës së Kosovës. Projekti ka një rëndësi të veçantë për avancimin e reformave urbane dhe forcimin e kapaciteteve komunale në planifikimin hapësinor.Ky projekt synon të mbështesë komunat në disa fusha kyçe, përfshirë reformat ligjore në planifikimin hapësinor dhe ndërtim, integrimin e parimeve të zhvillimit të gjelbër dhe rezilient ndaj ndryshimeve klimatike, përmirësimin e koordinimit ndërmjet nivelit lokal dhe qendror, si dhe rritjen e cilësisë së…

Read More

Një konflikt mes disa nxënësve të shkollës së mesme ka përfunduar me tre të lënduar në Shkodër.Incidenti ndodhi pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja në afërsi të tregut të Zadrales.Të dëmtuarit, u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin kujdes mjekësor.Burime spitalore bëjnë me dije se të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e konfliktit janë ende nën hetim.Njoftimi i policisë:Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).Të tre këta…

Read More

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka njoftuar se sot (e premte), 12 dhjetor, kanë filluar punimet për ndërtimin e Qendrës Nacionale të xhudos.Pritjes si duket po i vjen fundi. Peja pritet të bëhet me ndërtimin e Qendrën Nacionale të xhudos, projekt i shumëpritur. Është vet trajneri i madh i xhudos, Driton Kuka, i cili ka njoftuar se investimi i përbashkët i MKRS-së dhe federatës së xhudos po jetësohet. Në postimin e tij në rrjetin social, Facebook, Kuka uroi që kjo qendër të gëzohet me shumë medalje e suksese të reja. Kosova mbyll vitin 2025 me një tjetër sezon të suksesshëm…

Read More

Edhe gruaja e cila mori lëndime nga aksidenti i rëndë i cili ndodhi sot rreth orës 07:40 në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndërruar jetë rrugës për në QKUK.Drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot një grua ka ardhur pa shenja jete nga Spitali i Prizrenit. “Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendrën Emergjente pa shenja jete”, ka thënë Syla. Ndërkaq, në këtë aksident në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një grua, i cili aksident ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni. “Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim…

Read More