Author: korrektpress

Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë dhe një koalicion prej 20 shtetesh amerikane kanë ngritur një padie federale kundër administratës së presidentit Donald Trump për tarifën e re prej 100 mijë dollarësh që kërkohet për vizat H‑1B – një vizë pune për punonjësit e huaj me aftësi të larta. Ata argumentojnë se kjo tarifë shkon përtej juridiksionit të liderit aktual amerikan dhe shkel ligjet federale, sepse tarifa e vizës sipas ligjit duhet të korrespondojë vetëm me kostot administrative dhe jo të përdoret si masa të ardhurash nga ekzekutivi. Sipas padisë, tarifa e re do të ngadalësojë aftësinë e punëdhënësve për të…

Read More

Ali Ahmeti sot nga Shkupi bëri thirrje që të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, si dhe ushtarë tjerë që akuzohen nga Gjykata e Hagës. Ahmeti në fjalimin e tij nga sheshi “Skënderbeu”, tha se ish-krerët e UÇK-së akuzohet për vepra që asnjëherë nuk i kanë bërë, duke thënë se kanë luftuar për lirinë e popullit.Ahmeti gjithashtu tha se Gjykata e Hagës duhet t’u jep mirënjohje e lëvdatë ish-krerëve të UÇK-së, e jo t’i dënojë.”UÇK dënonte çdo veprim fashist dhe veprim kundër popullatës civile. UÇK e shpalli veten ushtri e popullit që…

Read More

Donald Trump sërish ka ngatërruar publikun me deklaratat rreth teknologjisë 6G.Kur udhëheqësit biznesi përmendin terma si “inteligjenca artificiale”, “8K” dhe “5G”, shpesh herë pyesim veten nëse ata në të vërtetë e kuptojnë çfarë do të thonë këto. Në rastin e presidentit amerikan Donald Trump, nuk ka nevojë të pyesim: duket qartë se ai nuk ka asnjë ide.“Pra, tani kemi hyrë në 6G, oj. Për 5G – unë isha lider për 5G, e përfundova atë punë, dhe tani po shkojmë në 6. Çfarë bën kjo? Të jep një pamje më të thellë në lëkurën e dikujt? Më pëlqenin kamerat e vjetra.…

Read More

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Ilir Krasniqi ka shënuar gol gjatë ditës së sotme (e shtunë) për skuadrën e tij, Kolos Kovalivka.Kolos Kovalivka ma marrë një pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Kryvbas pas barazimit 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligën e Ukrainës. Më meritoni për këtë barazim të mysafirëve ishte reprezentuesi i Kosovës, Ilir Krasniqi, i cili shënoi golin për 1-1.Goli i Krasniqit erdhi në minutën e 56-të të ndeshjes, ku në stilin e një sulmuesi shënoi pas harkimit të Oleksandr Demchenko. View this post on Instagram A post shared by FC Kolos…

Read More

Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother VIP Kosova nuk kaloi pa polemika të forta, të cilat këtë herë u shtrinë edhe jashtë mureve të shtëpisë më të famshme. Përtej debateve në studio, vëmendja e publikut u zhvendos shpejt në rrjetet sociale.Në qendër të diskutimeve u gjend një reagim i ashpër nga Gresa Gashi, ish-banore e sezonit të kaluar të BBVK-së. Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo publikoi një deklaratë thumbuese, që duket se ishte e drejtuar ndaj opinionistes së këtij edicioni, Olta Gixhari.Gresa shkroi: “O.G, me pas fuqi ta kisha ndalu me hi në Kosovë”.…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij po përgatit sulme tokësore që, sipas tij, do të shtrihen në të gjithë territorin e Venezuelës, si pjesë e strategjisë amerikane për luftimin e trafikut ndërkombëtar të drogës.“Ne kemi neutralizuar 96 për qind të drogës që vinte nga deti. Tani po fillojmë nga toka; nga toka është shumë më e lehtë dhe kjo do të fillojë të ndodhë”, u shpreh Trump gjatë një deklarate publike, duke theksuar se faza e re e operacioneve do të përqendrohet në rrugët tokësore të trafikut.Sipas presidentit amerikan, këto veprime nuk kanë…

Read More

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Hysni Gucati, ka mbajtur fjalim në protestën në Shkup, që po mbahet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër gjykimit të tyre në Hagë.Gucati tha se gjykata e Hagës me gjykimin e tyre që po e bënë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, u ngjan gjykatave të ish-Jugosllavisë. Ai tha se me ata gjykatës, “Evropia ia nxjerr vetes faqen e zezë”.”Sot jemi mbledhur t’u tregojmë ambasadave të huaja që gjenden në Maqedoni se UÇK nuk ka qenë ushtri kriminale, por ka qenë ushtri që mbrojti qytetarët e vet. Kjo gjykatë e formuar…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka arrestuar katër persona si dhe ka konfiskuar mbi 4.6 kilogramë kokainë, pas realizimit të planit taktik “Kulla”, në koordinim me Prokurorinë dhe zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.Të arrestuarit janë shtetas të Kosovës dhe të Shqipërisë. “Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Ferizaj, në koordinim me prokurorinë dhe bashkëpunim me zyrtarë nga AKI, pas një hetimi disa mujorë, dje më 12.12.2025, kanë zbatuar një plan taktik të emërtuar ‘Kulla’ me qëllim arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.Gjatë realizimit të operacionit…

Read More

Arsenali po rifillon planifikimin sportiv me një objektiv parësor: të gjejë një sulmues të krahut të majtë të klasit të lartë për të përforcuar kreativitetin sulmues të ekipit. Mes një agjende të vështirë dhe me Ligën e Kampionëve si një tjetër front të rëndësishëm, drejtuesit e Topçinjve i kanë vënë syrin dy figurave me famë ndërkombëtare: Rodrygo Goes dhe Rafael Leao, dy lojtarë që mund ta ndryshojnë plotësisht strukturën e sulmit të klubit londinez.Klubi anglez e kupton që Viktor Gyokeres ka nevojë për një partner krahu që mund t’ia zvogëlojë ngarkesën e punës dhe të krijojë më shumë mundësi sulmuese.…

Read More

Qindra protestues kanë arritur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, para fillimit të protestës gjithëkombëtare në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Protesta e thirrur nga OVL-UÇK pritet të nisë nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Shkup.Ajo është përkrahur nga shumë figura politike, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.Protesta ka karakter paqësor, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se edhe pse nuk e përkrah protestën do të mundësojë siguri dhe mbarëvajtje të qetë të tubimit. Nis protesta në Shkup në…

Read More