KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë dhe arrestohen katër të dyshuar, Policia realizoi planin në bashkëpunim me zyrtarë të AKI-së dhe Prokurorinë

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë dhe arrestohen katër të dyshuar, Policia realizoi planin në bashkëpunim me zyrtarë të AKI-së dhe Prokurorinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka arrestuar katër persona si dhe ka konfiskuar mbi 4.6 kilogramë kokainë, pas realizimit të planit taktik “Kulla”, në koordinim me Prokurorinë dhe zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Të arrestuarit janë shtetas të Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Ferizaj, në koordinim me prokurorinë dhe bashkëpunim me zyrtarë nga AKI, pas një hetimi disa mujorë, dje më 12.12.2025, kanë zbatuar një plan taktik të emërtuar ‘Kulla’ me qëllim arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.

Gjatë realizimit të operacionit policor, hetuesve të DHTN-Ferizaj i kanë ofruar mbështetje njësit tjera policore nga DHTN Prishtinë, NjSI e njësi tjera mbështetëse”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Policia ka arrestuar katër të dyshuar: A.L (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B (mashkull kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B (mashkull kosovar, viti i lindjes 1993).

Po ashtu dy të dyshuar nuk janë hasur nga policia dhe ndodhen në arrati.

Policia, si prova materiale gjatë realizimit të operacionit, ka gjetur dhe konfiskuar:

  • substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë totale 4620.4 gr., e mbështjellë në katër paketime, me vlerë tregu rreth 140 mijë euro,
  • një pistoletë me 14 fishekë,
  • dy telefona celular,
  • para (euro, lekë dhe dollar kanadez),
  • dy vetura dhe një motor katër-rrotësh.

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.