- Ngjyrat që i shqetësojnë qentë dhe ato që i qetësojnë
- Aksident në aksin Korçë-Pogradec, lëndohen 2 të mitur
- Arbër Hajdari: Qëllimi i Brikenës është që Mateo të dalë keq
- Irani ka një kërkesë të re për t’i dhënë fund luftës – dhe kjo mund t’i sjellë miliarda dollarë
- Paul McCartney njofton albumin e ri nostalgjik “The Boys of Dungeon Lane”
- Barcelona mund ta përfshijë njërin nga këta dy yje në marrëveshjen për Bastonin
- Ilaçi për diabet që përdoret prej dekadash ka një efekt të papritur edhe në tru
- “Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi prej Kupës së Botës 2018
Author: korrektpress
Chelsea pas dy ndeshjeve është kthyer të fitorja në Ligën Premier, duke mposhtur në shtëpi Evertonin.“Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat komod 2-0.Cole Palmer që mungoi për një periudhë të gjatë kaloi vendasit në epërsi pas asistimit të Malo Gustos (21’).Vetëm tre minuta më vonë, Alejandro Garnacho kishte një rast të artë për të dyfishuar epërsinë por dështoi në portën e zbrazur.Ndërsa, ishte Gusto që shënoi nga afërsia për ta vulosur fitoren pas asistimit të Pedro Netos (45+1’).Chelsea ishte shumë më e rrezikshme edhe në pjesën e dytë, ku Garnacho sërish rrezikoi por nuk arriti t’i finalizonte.Chelsea pas kësaj fitore…
Forcat amerikane kanë ndaluar një anije në Oqeanin Indian muajin e kaluar dhe kanë sekuestruar ngarkesë ushtarake që besohet se ishte e destinuar për Iranin nga Kina, raportoi The Wall Street Journal , duke cituar zyrtarë amerikanë.Sipas WSJ, një ekip operacionesh speciale amerikane hipi në anije disa qindra kilometra e larg brigjeve të Sri Lankës dhe konfiskoi ngarkesën përpara se të lejonte anijen të vazhdonte udhëtimin e saj.Zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni e kishte ndjekur dërgesën përpara operacionit.Bastisja e pazbuluar më parë ishte pjesë e një përpjekjeje të Pentagonit për të ndërprerë prokurimin klandestin ushtarak të Iranit pas një konflikti…
Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe ka vendosur për certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë të subjektit politik Lista Serbe.Vendimi erdhi pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe në PZAP, pasi KQZ nuk kishte certifikuar listën e saj të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.Sipas vendimit të PZAP-së, ankesa e Listës Serbe është aprovuar, ndërsa vendimi i KQZ-së me Nr. Protokolli 01/3771-2025, i datës 10 dhjetor 2025, është ndryshuar. Paneli ka pranuar rekomandimin e Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, të datës…
Hoffenheim ka shënuar fitore të thellë ndaj Hamburgut (4-1), në kuadër të Bundesligas.Tre yjet e Kosovës Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani ishin sërish protagonist, ku secili kishte vlerësim të lartë në paraqitje.Hajdari përndryshe këtë herë u provua në një pozitë tjetër, pra si mbrojtës i krahut të majtë.Asllani hyri vetëm si zëvendësues, megjithatë pesë minuta pas inkuadrimit shënoi një gol të bukur për ta vulosur fitoren.Ndërkohë, Avdullahu si zakonisht zhvilloi tjetër paraqitje solide, ku nga “SofaScore” u vlerësua me notën 7.3.Të tre yjet kësisoj po e ndihmojnë Hoffenheim të luftojë për një vend që të dërgon në Ligën…
Partia Demokratike Shqiptare mbajti sot Kuvendin Qendror, ku me votë unanime për kryetar të Degës së PDSH-së në Tetovë u zgjodh z. Visar Palloshi.Gjatë kuvendit u zgjodh edhe Kryesia e Degës së Tetovës, e përbërë nga 19 anëtarë, si dhe strukturat udhëheqëse të degës, përfshirë nënkryetarët dhe sekretarin.Për sekretar të Degës së PDSH-së Tetovë u zgjodh, Zija Farizi.Ndërsa për nënkryetarë u zgjodhën:Fatmir TresiFatime IsaiEjup ShabaniAgron MustafiNga PDSH theksuan se zgjedhjet u zhvilluan në frymë demokratike dhe me unitet të plotë, duke paralajmëruar angazhim të shtuar për forcimin e strukturave partiake dhe veprimin politik në Tetovë.
Kushtet e këqija të motit gjatë 72 orëve të fundit në Gaza kanë lënë 14 persona të vdekur, përfshirë tre fëmijë, ka njoftuar drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë me seli në Gaza, Munir Al-Boursh.Gjatë dy viteve të fundit, shumë palestinezë nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të zhvendoseshin në tenda dhe strehimore të përkohshme mes luftës shkatërruese që e la pjesën më të madhe të enklavës në rrënoja.Tendat u përmbytën me ujë dhe palestinezët mbetën “duke ecur nëpër ujëra të zeza, baltë dhe mbeturina pa strehë të duhur”, sipas grupit të ndihmës Oxfam, i cili tha se kushtet e…
Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 29 nëntori.Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur për albinfo.at, familjarët e tij. 56 vjeçari shqiptar nga fshati Rainc nga komuna e Preshevës por me banim prej shumë vitesh në Austri, u gjet i vdekur sot (12 dhjetor 2025) rreth orës 12:40 nga një këmbësor në një pellg të vogël në Hundsdorf, në rrethinën e Passaut të Gjermanisë.Kalimtari i rastit me të parë trupin e pajetë menjëherë thirri shërbimet e emergjencës. Zjarrfikësit arritën të…
Mesfushori Muharrem Jashari sërish ka qenë protagonist në fitoren e LNZ Cherkasy, këtë herë ndaj Zorya Luhansk.Jashari shënoi gjatë fitores 2-0 të Cherkasyt, ku edhe u bënë lider në kampionatin ukrainas.Pas një asistimi të mrekullueshëm nga Tankovskiy, Jashari u gjend përballë portierit mysafir dhe me një finalizim të bukur e la të shtangur për të kaluar Cherkasyn në epërsi (18’).Për golin e dytë pastaj u përkujdes Muravskyi, gol që rezultoi të jetë i fitores (56’).Jashari tani është golashënuesi i dytë më i mirë i klubit në ligë me tre gola, ndërsa ka të regjistruar edhe tre asistime në proces.Cherkasy këtë…
Luftëtari i famshëm irlandez i UFC-së, Conor McGregor, dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Dee Devlin, i kanë thënë njëri-tjetrit “po” përgjithmonë. Çifti u martua dje, më 12 dhjetor, në një ceremoni fetare të mbajtur në kishën Santo Stefano degli Abissini në Vatikan.Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, McGregor (37) shihet i veshur me një smoking elegant të zi, pranë nuses së tij, Dee Devlin (38), e cila shkëlqeu me një fustan nusërie me jakë të lartë dhe vello të gjatë e luksoze. Pas ceremonisë, çifti u largua nga kisha me një automjet të bardhë të dekoruar me…
Gjatë një diskutimi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Fjolla ka kërkuar nga Bia që të shprehet në gjuhën shqipe. Ajo theksoi se Bia di të flasë shqip, por shpesh nuk e përdor atë në biseda.“Oj shoqe, fol shqip, fol shqip moj, se di shqip ti veç po ‘fullirat’”, u shpreh Fjolla, duke i bërë thirrje Bias. BBVK/FaceBook Më pas, ajo shtoi për vete: “Nuk e di anglishten veç ia futi ‘paushall’ ashtu”.Nga ana tjetër, Bia e shfrytëzoi momentin për të ndarë një detaj nga zakonet e saj gjuhësore, duke treguar se fjala “rëndësishme” është fjala e saj e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari