KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Oj shoqe, fol shqip se di”, Fjolla i kërkon Bias të mos flasë anglisht teksa diskutojnë

“Oj shoqe, fol shqip se di”, Fjolla i kërkon Bias të mos flasë anglisht teksa diskutojnë

Gjatë një diskutimi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Fjolla ka kërkuar nga Bia që të shprehet në gjuhën shqipe.

Ajo theksoi se Bia di të flasë shqip, por shpesh nuk e përdor atë në biseda.

“Oj shoqe, fol shqip, fol shqip moj, se di shqip ti veç po ‘fullirat’”, u shpreh Fjolla, duke i bërë thirrje Bias.

BBVK/FaceBook

Më pas, ajo shtoi për vete: “Nuk e di anglishten veç ia futi ‘paushall’ ashtu”.

Nga ana tjetër, Bia e shfrytëzoi momentin për të ndarë një detaj nga zakonet e saj gjuhësore, duke treguar se fjala “rëndësishme” është fjala e saj e preferuar dhe shpesh e përdor gjatë bisedave.

Ky moment nxiti reagime të ndryshme nga banorët, duke treguar se përdorimi i gjuhës dhe mënyra e shprehjes mund të jenë pjesë e tensionit, humorit dhe strategjisë brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.