- Sydney Sweeney shkëlqen në një reklamë luksoze në “Versajën Portugeze”
- Paralajmërimi për shtrenjtim të rrymës, ekspertët: Rritja prej 20% do të ishte dështim institucional
- Rama: Ekonomia shqiptare vijon të rritet, 1.5 miliard euro investime të huaja në vit
- Maqedoni, nuk dihet kur do të lirohen 128 milionë euro nga IPARD 3
- Palmer nuk është i kënaqur te Chelsea, tre top klube po e përcjellin situatën e tij
- Burri blen 20 bileta lotarie, secila rezulton fituese
- Çifti nga Shqipëria dyshohen se nuk e kthyen veturën që morën me qira në Aeroportin e Prishtinës
- Acura feston 40-vjetorin duke rindërtuar veturën me të cilën nisi gjithçka
Author: korrektpress
Në orën 13:43 është raportuar një rast i dyshuar i dëmtimit të varrezave nga persona ende të panjohur.Sipas informatave fillestare, janë dëmtuar pllaka e një varri si dhe vazot e dy varreve të tjera. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nga njësitë relevante policore. /Telegrafi/
Rreth orës 18:20, në Rrugën e Muhaxherëve, policia ka realizuar një bastisje në një lokal ku dyshohej se zhvillohej shitje e substancave narkotike.Gjatë aksionit policor janë arrestuar tre persona të dyshuar, meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 1 gram, dy cigare me peshë 1.5 gram, para të gatshme në vlerë prej 32.60 euro si dhe dy telefona mobilë.Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/
Kim Kardashian tërhoqi vëmendjen me një paraqitje të pazakontë gjatë një mbrëmjeje vajzash në Nobu Malibu, ku doli për darkë me vajzën e saj North West dhe shoqet e saj. Nënë e bijë zgjodhën veshje me ngjyra të forta dhe stil të guximshëm, duke krijuar një pamje që nuk kaloi pa u vënë re.Kim, 45 vjeçe, u shfaq me pantallona të kuq prej lateksi dhe çizme mbi gju, të kombinuara me një xhaketë të shkurtër me shkëlqim dhe dekolte të theksuar, shkruan DailyMail. North, 12 vjeçe, tregoi sërish stilin e saj unik me flokë blu të gjatë, veshje të zeza…
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”, të cilën dyshohet ta ketë kryer gjatë intervalit kohor 20:00–07:14.Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ka vjedhur në një lokal një telefon mobil, një laptop, 18 palë këpucë, 5 çanta si dhe 15 shishe me pije alkoolike. Pas arrestimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/
Real Madridi dhe PSG-ja janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat financiare të Dayot Upamecanos, teksa gara për mbrojtësin francez pritet të ndizet gjatë verës.Sipas gazetarit Santi Aouna, dy gjigantët evropianë – Real Madridi dhe Paris Saint-Germain – e kanë informuar qendërmbrojtësin se janë të gatshëm t’i ofrojnë pagën që ai kërkon, nëse vendos të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit.Aktualisht, ende nuk ka një marrëveshje mes Bayernit dhe Upamecanos për rinovimin e kontratës. Kjo situatë ka hapur derën për interesimin konkret të klubeve të mëdha, që po ndjekin nga afër zhvillimet rreth të ardhmes së tij. Real Madridi…
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), së fundmi ka mbajtur Mbledhjen e Këshillit Drejtues, organit më të lartë vendimmarrës ndërmjet dy kongreseve, me qëllim të forcimit të funksionimit të brendshëm sindikal dhe të rritjes së koherencës organizative të Konfederatës.Mbledhja është udhëhequr nga Kryetari i BSPK-së, Prof. dr. Atdhe Hykolli, i cili theksoi rëndësinë e vendimmarrjes së qëndrueshme institucionale dhe të ndërtimit të kapaciteteve sindikale si parakusht për një përfaqësim të besueshëm, funksional dhe afatgjatë të punëtorëve.”Në këtë mbledhje janë trajtuar çështje të rëndësisë së veçantë për veprimtarinë sindikale, me theks në nevojën për koordinim më të avancuar ndërmjet…
Vetëm dy rekomandime janë zbatuar tërësisht, nga 11 sosh, sa Zyra Kombëtare e Auditimit ua kishte përcjellë Ministrisë së Pushtetit Lokal, dhe tri komunave në mars të vitit 2024 në raportin e auditimit të performancës. Raporti i ri i ZKA-së nxjerr në pah se komunat kanë përdorur të dhëna të ndryshme nga njëra-tjetra për raporti, veprim i vlerësuar se sjell pasoja negative.Në mars të vitit 2024, Zyra Kombëtare e Auditimit, e kishte publikuar raportin e auditimit të performancës “Mekanizmat e sigurimit të cilësisë së të dhënave të raportuara për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Grantin e Performancës Komunale…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në juglindje.Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në bregdet e kryesisht në atë jugperëndimorë dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. /TCH/
Një situatë e papritur ka krijuar konfuzion dhe diskutime mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pasi për disa orë u përfol se Labinoti kishte lënë përfundimisht shtëpinë e famshme.Largimi i tij u justifikua me arsyen se gjyshja e tij ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore. Ky informacion iu përcoll banorëve nga Benita, e cila i mblodhi të gjithë dhe ua bëri të ditur se Labi kishte dalë nga shtëpia, duke shkaktuar reagime të menjëhershme dhe shqetësim. BBVK/YouTubeMegjithatë, pas disa orësh pasigurie, situata mori një kthesë të papritur. Labinoti u rikthye sërish në shtëpi, duke zbuluar se largimi i…
Procesi i votimit me postë për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit po hyn në fazën e zbatimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nga ora 10:45 do të fillojë dërgimi i pakove me fletëvotime për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se dërgimi i pakove do të realizohet përmes një operatori ekonomik, nga depoja e DHL-së në Prishtinë.Elezi ka theksuar se pakot me fletëvotime do t’u dërgohen votuesve të regjistruar jashtë Kosovës, të cilët kanë zgjedhur të votojnë përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari